Home

Lajme

Luke Luka – KJO ISHTE SHKODRA

No Comments Argëtim Histori

Kur thu Shkoder, i ke thane te tana: mikepritjen, muziken, sportin, artin, kulturen, tregtine, natyren, bukurine e hijeshine!…Keto jane nji e te pandame dhe nuk bajne pa njena – tjetren!..Kjo ishte Shkodra!..
Po une , qe kam linde e jetu gjate atje ( largu tesh 25 vjet), çka mundem me thane?!..
Gjeta nji zgjidhje te thjeshte! Ne nji fletore une, kishe te mbledhuna prej librave te ndryshem e te ndigjume andej -ketej shenime te vjetra per objekte, njerez, fraza, proverba e episode prej qytetit tem.
*
Shpite, ne pergjithesi, kudo ne bote, kane te veçantat e tyne.
Ne Shkoder çdo shpi ka pase nji dere me reze e tavolinen, shtru per miq,me meze. Ne oborr nji pus me çikrrik e bri tij nji fik. Ne oda shkelqenin oxhaku, tavani e tangari ne ngjyre ari.Nuk mungonte as çardaku e gjella karakteristike jepraku!
Nji poet ka thur kete poezi:
Ndigjoni Ju udhetarë,
zemren çka po ju thotë!
Si mikepritja shkodrane,
nuk gjeni kund ne botë !…
*
E kalumja nuk duhet harru!
Po kujtoj disa fjale, fjali e togfjalesha te asaj kohe, te cilat sot na bajne me qeshe, por qe sejcila ne vetvete, ka nji histori!..
Dushi me vajguri (ma moderni per kohen qe zevendesoj kanaqen), sapuni markes Ylli, grosha qorre (me tallon), kumbullat bardalike (per pistil ne kohe krize)!
Rrallat ne dyqane, mbeshtet perbri murit me marre qumshtin,buken e vojin e gurit. Aksionet ne katunde per zhveshjen e karabushave e ne qytet pune vullnetare me grumullu fekale! Urbani 150 vendesh, festa e Reçit, shpija e mushkajave, rruga e çenefeve, rrasa e trete (ne Shiroke), plazh modern per rinine e asaj kohe. Paketa e cingareve “Partizani”(me qe kushtonte pak – 20 partizane 15 lek – shitesh nen banak),ndersa cingarja e shtrejte DS (dashnori i s’atame, i thonin me humor)!,Gypa kanili, kapertona biçikletash (me autorizim), shami e sheqeri Filip (shpikja e shekullit,prej nji pastiçeri Shkodran me em in Filip). A ju kujtohen edhe byreket e Satberit ne karrocen ambulante ( U pat nderu me flamurin e pastertise)!😅


  • Ne Shkoder thonin “po s’e pate ta vene, po e pate ta heqin”!😅
    Si ne asnji qytet tjeter, ketu gjene nofka, qe i viheshin personave te veçante lidhe me profesionin, paraqitjen fizike, ndonji ves apo cen. Keto askend nuk trazonin,veçse ne qytet humor krijonin!:
    Ragip Pinuci, Piklishi, Zija Pionjeri, Gjon Pompelli, Loro Kamesharaveli, Lazer Parashuta, Leze Ngrehalucja, Shaqe Perdredhucja, Çile Birucja, Ndrek Voji, Kol Speci, Cuk Skjapi(thohet se ka pru biçikleten e pare ne Shkoder), Ndoc Tlyni, Jak Djathi, Luigj Kosi, Gjergj Qirosi, Foto Tymi, Ndoc Cica, Kol Llakumi, Hysen Merhumi, Ģac Hitleri, Gjon Burija, Ded Matura, Leke Temperatura, Qazim Koreja, Zef Rrufeja, Caf Susta, Caf Laveshi, Kole Psheshi, Gjovalin Pitori,Kol Bareta, Oso Sallata, Feto Sata, Gasper Dingolla e Nush Balona (ky i fundit, sa vinte pranvera, krijonte qindra balona tabake,me forma e ngjyra te ndryshme, te cilat ua nepte femijeve t’i leshonin ne qiell tek Ara e Pashes ne Ballabane)!..
    Per arsye etike nuk po permendi te tjere!..😑
    *
    Jane mbi 150 nofka te mbledhuna prej Tonin Daise e botu te libri i Gjon Stefes “Historiku i karnivaleve shkodrane”

  • Kane thane:
    Shkodra ka pase vetem nji kryebashkiak te ndershem e te mire, por ai gjate fushates zgjedhore vdiq, para se te bahesh kryebashkjak!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *