Home

Lajme

Nora Malaj – A ka nevoje politika për intelektualë ??!!

No Comments Lajme Opinion

Te dashur miq , sot po ndaj me ju kete shkrim te mikes sime qe e vleresoj shume zonjes Meri Lika l
Ajo që trajton Meri është pyetja që ajo shtron, a ka nevoje politika per angazhimin e plote te intelektualeve ne ditet e sotme .
Do kisha deshire ta lexoni dhe te jepni mendimin tuaj .
Lexim te mbare .
“ Në vitin 1902, kur Émile Zola vdiq, Anatole France i kushtoi një vlerësim të shkëlqyer ku mes të tjerave e përcaktoi shkrimtarin se ai “Ishte një moment në ndërgjegjen njerëzore”.
Intelektualët që sot merren me politikë janë specie në zhdukje. Ata i tremben politikës dhe për më tepër politika shfaq një indiferencë absolute për gjithçka që mund të identifikohet si intelektuale.�Ndoshta intelektualët janë distancuar vetë nga politika , për t’iu afruar gjithnje e më shumë botës së profesionalizuar, ata zgjedhin autoritetin e tyre profesional përpara autoritetit që të jep politika përmes pushtetit, por ata nuk i largohen sferës publike duke shprehur mendimin e tyre në të mirë të shoqërisë.
Nisur nga reagimet e tyre publike, tek ne nuk mungon mendimi kritik, ai mendim që pavarësisht kahjes politike thotë atë që mendon, mbron atë që mendon dhe lufton për atë që mendon.
Por ndërkohë që profesionistët i largohen politikës, për herë e më shumë të paaftët, të paskrupujt, servilët, matrapazët iu ngjiten partive politike, ata hidhen sa në një front në tjetrin, sa në një parti në tjetrën , derisa arrijnë të kapin një karrige ku të mund të ulen e kështu ta konsiderojnë veten të plotësuar (plotësim fiktiv por aspak profesional). Ata individë, të cilët rendin pas çdo flamuri dhe nuk kanë asnjë ideal, parim dhe moral, janë bërë barriera kryesore që pengon përfshirjen e intelektualëve dhe profesionistëve në politikë. Mund të duket se intelektualët, për interesa meskine vetjake, po i bishtnojnë aktivizimit në të mirë të shoqërisë, por unë mendoj se nuk është aspak kështu.
Duke parë një ditë, në televizor, një nga takimet e Berishës pyeta vetën time: nëse një ditë për një post në Partinë Demokratike, do të konkurronte një anëtar i sotëm i kryesisë së PD-së , i cili edhe mund të jetë përfolur për korrupsion e që e njeh prej vitesh partinë, antarësinë, dhe përballë tij të jetë, për shembull, profesor Artan Fuga ose profesor Aurel Plasari (të më falin profesorët e nderuar që po ua përmend emrat pa lejen e tyre), kush mendon se do të fitojë?
Përgjigjia që më dha vetvetja ishte se do të fitonte ai i përfoluri, sepse ai bën fushatë, mundet të premtojë para, apo edhe vende punë, ndërkohë që asnjëri nga profesorët nuk do pranonte të bënte fushatë e lere më pastaj të premtonte diçka për të cilën nuk do të ishte i sigurt që do ta realizonte e aq më shumë të premtonte para apo vende punë në shkëmbim të votës. �Kësaj konkurrence, mendoj se i tremben intelektualët, kur them intelektual nuk nënkuptoj njerëz me arsim të lartë, por njerëz të cilët kanë dhënë për shoqërinë me profesionalizimin dhe mendimin e tyre si dy profesorët e nderuar që kam përmendur më lart.
Pra, specia e cila pa frikë mund të konsiderohet si moment i ndërgjegjes sonë popullore, siç France përcaktoi Zolan, sot është në zhdukje në fushën politike. ��Është kthyer në nostalgji mendimi për një parlament me deputetë të mençur, nga ata që e nderojnë përfaqësimin, sepse tani është kthyer në modë paaftësia, servilizmi, mashtrimi. Moda, domethënë politika (që të mos e ofendojmë kaq shumë modën) tani pranon vetëm hajvanët, dallkaukët, hajdutët, lapanjozët, lëpirësit, të korruptuarit, sidomos këta të fundit, të cilën mund të ngrejnë çdo lloj flamuri sipas interesit po asnjëherë nuk mund të ngrenë flamurin e mendimit të tyre.
�Këta lloj butakësh, shpallin armiq të gjithë ata që i mendojnë si konkurrentë të mundshëm e vrapojnë të rrëmbejnë edhe flamurin e luftës së klasave.
Sot lufta më e madhe që kanë intelektualët nuk është në favor apo kundër një kahu politik por lufta e vërtetë e tyre është në mbrojtje të emrit, figurës, personalitetit dhe etikës në një përballje të pabarabartë me virtytet çnjerëzore që kërkojnë t’i tjetërsojnë dhe t’i shndërrojnë si veten.
Lufta e intelektualëve është që të arrijnë të bëhen moment i ndërgjegjes së popullit të tyre.”
Faleminderit Meri per kete persistje inteligjente dhe me shume sharm.
Nuk di se cfarë mendimi keni ju ??!
Nje mbremje te qete ! 🙏🙏🫶🙏

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *