Home

Lajme

Idajet Beqiri – Lajm shumë i trisht, një humbje e madhe për gjithë shqiptarët dhe për Shqipërinë.

No Comments Aktualitet Lajme

U nda nga jeta shkrimtari i madh, skenaristi i mirënjohur, studiuesi i përmasave të pakrahasueshëm, kritiku, hulumtuesi dhe përkthyesi brilant, Akademik Prof. Dr. Nasho Jorgaqi, i vlerësuar me shumë e shumë tituj të rëndësishëm nderi, me shumë çmime dhe vlerësime të merituara. më e rëndësishme prej të cilave, dekorata e lartë “Mjeshtër i Madh i Punës”.
Akademik Prof. Dr. Nasho Jorgaqi n’a ka lënë trashëgimi shumë e shumë botime letrare, skenarë filmash, përkthime dhe botime të rëndësishme shkencore.
Jemi formuar dhe jemi rritur me veprat e Nasho Jorgaqit “Dashuria e Mimozës”, “Ëndrra dhe plagë”, “Tomka dhe Shokët e tij”, “Antologji e mendimit estetik shqiptar”, “Udhëtim me Fan Nolin”, “Larg dhe afër”, “Mërgata e qyqeve”, “Estetika e fjalës shqipe”, “Portrete dhe gjurmime”, “Qemal Stafa” etj, etj.
E kam njohur, e kam patur mik të shtrenjtë, kam bashkëpunuar me të për vite me radhë, posaçërisht gjatë viteve 1990 dhe deri më pak se dy muaj më parë, jo vetëm si anëtar i Kolegjumit të Gazetës “Kombi”, por edhe si një ndër kontributorët e mëdhenjë në Lëvizjen e Intelektualëve për Zgjedhjen e Çështjes Kombëtare Shqiptare, Lëvizje e cila ka lënë gjurmë të mëdha dhe ka bërë bërë veprime dhe vepra të rëndësishme, efektet e të cilave i shohin shqiptarët në Pavarësinë e Kosovës, në Epopenë e UÇK, në statusin aktual të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut etj etj.
Akademik Prof. Dr. Nasho Jorgaqi është dhe do të mbetet ndër njerëzit e mëdhenjë, të ditur, erudit, prodhimtarë cilësor të kulturës, të artit, të historisë dhe të letërsisë, një vlerë që nuk mund të zëvëndësohet për një kohë të gjatë.
Lamtumirë Akademik Prof. Dr Nasho Jorgaqi.
Ju ndritët shpirti i bukur.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *