Home

Lajme

Miho Gjini – PIQERASI I HERSHËM DHE VILLA BADESSA

No Comments Argëtim Histori

Sipas të dhënave të reja historike.
Nuk është për t’u shprehur publikisht, por, sapo botova librin me karakter letrarohistorik: “PIQERASIOTËT”, i yshtur nga një ndjenjë e lartë dashurie e ϐisnikërie njerëzore, po edhe nga bashkëshortja ime, e mbiquajtur prej Qirjako Çanit “ARËZA” (dhe kështu i mbeti!), i shpreha asaj edhe “frikën” time se: “Këtë libër nuk do ma pëlqejë i gjithë fshati, po gjysma e tij dhe gjysma tjetër jo! Sepse, në libër
gjithçka është shprehur përmes hulumtimeve historike, jo të
plota, po edhe të letërsisë, nisur nga mbresat e vështrimet e mia
si shkrimtar e gazetar. Si rrjedhojë, ata që nuk do të më kuptojnë,
ka shumë mundësi që t’i kem “armiq” për tërë jetën! Dhe kështu
do të ndodhte me të vërtetë, kur gjithkush nga bashkëfshatarët
e mi kërkonin mes rreshtave emrat e tyre, të gjyshërve e të
stërgjyshërve, madje edhe fotograϐitë, që unë mezi i merrja
me aparatin tim nga varrezat e fshatit. Këtyre personave, të
cilëve nuk dua t’ua përmend emrat, i pata edhe ndër të afërmit
e mi, njëri prej të cilëve më tha: “Mirupafshim edhe me ty në
varrezat e Shtodhërit”… Sepse “më le jashtë fotograϐisë nënën
time kapedane”. “Ky libër nuk bën, – tha një tjetër, – sepse ky
M. Gj., më shumë shkruan për veten, sesa për fshanë”, sikur
unë të isha një “banor i KOZMOSIT”. Ndërsa tjetri më “gostiti”
me një bacë në sheshin e “Shën Thanasit”, para kishës, për të
mos e përmendur dhe shprehjen e një qejfmbetësi tjetër se: “Ti
duhesh varur tek ulliri i kishës së Piqerasit si Myslim Çorrin,
kaçakun e hershëm të fshatit”! Që të më merrte lemeria! Dhe ja
tani, më ka “hipur në kokë” që të botoj edhe pjesën e dytë të këtij
libri, që poeti-fabulist e shkrimtari i “Thesarit” piqerasiot, Vasil
Gjivogli, e ka quajtur “PIQERASIOTËT, një libër dinjitoz për të
gjithë ne, për vendlindjen, shkruar bukur e me elegancë… dhe i
përafrohet më tepër romanit historik… Mirëpo, këtu kishte edhe
“ustallarë mbi ustallarë”, të cilët jo vetëm që po më “linçonin”,
por edhe u nxitën të shkruajnë inatçe edhe dy-tre “libra” të tjerë
po me këtë titull (!?). Ndërkohë që kishte “aguar një ditë prej
ditësh” edhe mundësia, që çdo shqiptar, me pesë para në xhep,
mund të “botonte” edhe “libra”, sa për të thënë që “di edhe ai
të shkruaj e të thotë diçka”, sikundër kërkonte edhe ai labi, pas
inaugurimit të monumentit të pavarësisë në Vlorë, duke parë
nëpër basorelievet e poshtme, me orë të tëra se “ku jam edhe
unë këtu”!? E megjithatë, në qetësinë time të këtyre viteve, nisur
edhe nga pozicioni i mallkuar i një kritiku, të cilëve, ϐilozoϐi
dhe poeti romak Seneka u thoshte: “Mos kritikoni! Me kritikat
tuaja drejtuar të tjerëve, s’bëni gjë tjetër, veçse shtoni numrin e
armiqve”, mendoja, se, ky libër, ashtu si çdo hulumtim në histori, po edhe si krijim letrar, edhe pse është një kontribut modest, duhet ta pranojmë se nuk është fort i “kulluar”, apo si një “qiell i qëruar”…
Ndaj më bredhëriti mendja gjithandej, për të shkruar e botuar libërthin e dytë, më të plotësuar, sikundër i ka hije një piqerasioti të moshuar, që kërkon t’i mbetet fshatit diçka më e plotë e më e saktë… E ja, ku më del përpara një historian i vërtetë, Lutϐi Alia!
Mik e dashamirës i imi i viteve ’60-të të shekullit të kaluar, në Elbasan, gjatë kohës që ushtroja detyrën e parë si Drejtor e Regjisor i Teatrit “Skampa”. Zoti Lutϐi Alia, mjek në atë qytet, që unë (për fatin e mbrapshtë timin) e kisha harruar, i cili jo vetëm që nuk e kishte harruar edhe atë kafe që pinte me mua, “jabanxhiun nga Piqerasi”, së toku me kirurgun “duarartë”, Dr. Perikli Shetin, po më dërgoi nga Italia, me ϐisnikëri, edhe disa të dhëna të reja historike, plotësuese, për fshatin tim të dashur. Unë e pashë të udhës t’i ripublikojë menjëherë, gjithnjë me lejen e tij, po edhe të meditoj, që t’i trajtojë më gjerësisht edhe në librin e dytë “PIQERASIOTËT”, po mbeta gjallë nga ndonjë “pandemi” tjetër e natyrisht edhe nga
inatçorët e fshatit, që duan të më shohin sa më parë “të varur”
dhe në “varrezat e Shtodhërit”, për t’u “prehur përgjithmonë”
karshi manastirit 500-vjeçar të Kremesovës, ikona kryesore e të
cilit (e cilësuar “origjinale” dhe “nga më të veçantat në Europë”),
ndodhet në fshatin e ri arbëresh VILLA BADESSA, të themeluar
kryesisht nga piqerasiotët që në vitin 1743. Me shpresën e
shenjtë, se çoç do kem bërë më mirë deri atëherë…
Profesor Lutϐi Alia, nuk është vetëm mjek, po edhe një
historian i lindur, një i apasionuar i veçantë, si askush tjetër, që
ka gjurmuar, hulumtuar e publikuar shumë shkrime historike
dritëhedhëse, midis të cilave, dy prej tyre, që hedhin dritë në
disa të dhëna të reja edhe për fshatin Piqeras e për Villa Badessa
në Itali, me titujt respektivë: “Himarjotët në Regjimentin
Maqedono-Ilir të Mbretërisë së Napolit 1734-1861”, publikuar
më 22.11.2018 dhe “Arbërit nga Piqerasi, themeluesit e Villa
Badessa”, publikuar më 29.01.2021.
Historiani Lutϐi Alia citon këtu dorëshkrimin e murgut
arbëresh, Andrea Filia, të datës 16 qershor 1764, një relacion
dërguar Rev. Papës Paolo Parrino, i ruajtur në arkivin e Famullisë
së Shën Nikollës të Mezzojusos, i cili dëshmon se: “më 4 mars
1743, ikanakët nga Piqerasi zbarkuan në Pulja me grupimin e
madh të himarjotëve, bashkë me familjet e tyre dhe me urdhrin
e Mbretit të Napolit u sistemuan në provincën e PeskarësAbrucio”. Po ashtu thuhet se grupimi i 18 familjeve nga Piqerasi,
ishin të detyruar të largoheshin nga vendlindja e tyre, pas
sulmeve e grabitjeve që kishin pësuar nga banorët e Golëmit të
Borshit, si edhe nga turqit që bënin reprezalje për islamizimin
e banorëve të krishterë të këtyre anëve. Për sa më sipër, disa
oϐicerë madhorë piqerasiotë, të akomoduar në regjimentin e
Napolit, sikundër ishin kapitenët Kosta Qëndro e Mikel De Mikeli,
togeri Nikolla Zaho, si edhe nënoϐicerët Spiro Jovani, Mikel Laze,
Kosta Piksio dhe Niko Martini, i kërkuan mbretit Karli III të
Napolit, t’i sillnin në Itali familjet piqerasiote të rrezikuara nga
barbarët. Dhe madhëria e tij, i cili e vlerësonte lartë trimërinë
e besnikërinë e oϐicerëve të tij bregas-piqerasiotë, e miratoi
menjëherë ardhjen e tyre, si edhe akordoi 3000 dukatë ari për
shpenzimet e udhëtimit…
Piqerasiotët do të largoheshin me dhimbje nga fshati i bukur e
i ngritur me duart e tyre, mbi kodrinën më të lartë të Bregut, nga
ku shihet i gjithë horizonti detar, gjer përtej në ishujt e Korfuzit,
pas 6 ditë e net luftimesh të ashpra, në kuϐirin e dy fshatrave,
midis Piqerasit e Borshit, ku mbetën 27 të vrarë nga ata që
sulmuan fshatin, si edhe dy të plagosur nga ana e piqerasiotëve,
gjithmonë sipas dëshmive të shkruara nga dora e murgut
Andrea Filia. Organizimin e ikjes së tyre, që në natën e fundme
të kësaj ndeshje të përgjakshme me armë, e bëri Spiro Andrea
nga Piqerasi. Në Lukovë morën dy familje të tjera dhe zbritën në
Sarandë, me një varkë të vjetër. Po gjatë kësaj nate, dy vëllezërit
piqerasiotë Martini, u ngjitën deri në manastirin e Kremesovës
dhe morën me vete ikonën e Shën Mërisë së Kremesovës, me
besimin e shenjtë për t’u “ndriçuar udhët detare” nga Saranda
në Korfuz, si dhe nga Korfuzi në Brindisi. Të ardhurit përmes
detit i vendosën në karantinë, meqenëse kishte rënë epidemia e
murtajës, që do të vazhdonte deri në vitin 1744, duke qëndruar
edhe 11 muaj në Pulja. Ndërsa grupimi i piqerasiotëve do
të mbërrinte në Abrucio, më 28 tetor 1743, i përbërë nga 18
familje, me 73 pjesëmarrës. Ata i shoqëronte Demetro Mikeli,
Kostandin Vlashi e Gjon Pali. Fillimisht u sistemuan në fshatin
Bakuko, mirëpo banorët e fshatit refuzuan që t’i ndanin tokat e
tyre me të ardhurit. Në të njëjtën kohë, edhe piqerasiotëve nuk u
pëlqeu vendi ku kishin ardhur. Atëherë, sikurse rrëfen Paskuale
Kastanja, 25 luftëtarët e kësaj ane në regjimentin maqedono-ilir
të Napolit, me në krye kapitenët piqerasiotë Kostandin Vlashi
e Pati Gjini, si edhe majorin Demetrio De Mikeli, protestuan
përpara mbretit, duke refuzuar edhe rrogat e tyre, me kushtin
që Mbreti Burbon t’i sistemonte më së miri familjet e tyre. Në
këto rrethana, Karli III urdhëroi vendosjen e tyre në luginën
pjellore, përreth lumit Nora, midis Villa Badessa e Pian Di Coccia
(Koçia), duke i qetësuar banorët autoktonë se të ardhurve do
t’u jepeshin toka të papunuara, po edhe disa toka e kullota të
pronësisë mbretërore, prej 320 hektarësh tokë, si dhe bagëti,
kafshë pune, vegla bujqësore e troje për të ndërtuar shtëpitë si
dhuratë prej madhërisë së tij, në shenjë respekti për trimërinë e
luftëtarëve Bregas…
Pra, Villa Badessa u bë tashmë fshati i dytë i piqerasiotëve, ku
unë kam shkelur tri herë me të njëjtën nostalgji, mall e dashuri, si
në vendlindjen time, jam përkulur para ikonës së Shën Mërisë së
Kremesovës, që, sipas legjendës, thuhet se sa shkelën fshatarët e
mi këtu, ajo mori vetiu një rëndesë të jashtëzakonshme dhe atje
ku e lanë përtokë, kur e ulën nga supet, atje ngritën dhe kishën, e
cila mbeti pa çati, pasi, sikundër kemi shpjeguar në librin e parë,
nuk u pranua nga vendasit ushtrimi i fesë në ritin ortodoks në
këtë vend të fesë katolike. Ndaj edhe u “shartua” besimi i tyre
me të dyja ritet bashkë, në një kishë me liturgji të përbashkët,
me të dyja gjuhët, me ritin e Pashkëve të Vogla e të Mëdha, me
kryqëzimin e ringjalljen e Krishtit, me meshën dygjuhëshe, me
skuqjen e vezëve e shpërndarjen e grurit të zier ndër Pashkët
tona, sikundër i ka kodiϐikuar për të ardhurit Koncili i Vatikanit.
Gjithmonë sipas të dhënave historike të Lutϐi Aliut, komuniteti
ALBANEZ në Villa Badessa, u shërbye ϐillimisht nga priftërinjtë
e ritit ortodoks, sikundër ishte basiliani Makario Nika nga
Piqerasi dhe nga priftërinjtë himarjotë Demetrio Atanasi, Gjon
Nika, Spiridon Andrea dhe Mikel Spiro Andrea, të cilët “me
zell e dashuri, – shkruan Andrea Filia, – i shërbyen kësaj grigje
albanezësh”. Edhe në Enciklopeditë Italiane (të vjetër e të re),
arbëreshët e Villa Badessa, për shumë shekuj ruajtën kulturën
etnike, ritin e ortodoksisë, veshjet, doket, artin kulinar dhe, deri
në vitin 1956, ruajtën edhe gjuhën albaneze.
Në librin “Piqerasiotët” kemi folur për vizitën që bëri në
Villa Badessa piktori anglez Eduard Lir, në vitin 1843, pra
pas 100 vjetësh nga themelimi i këtij fshati arbëresh, si edhe
për pikturën e tij të njohur në gjininë e peizazhit. Gjithashtu,
piktorja dhe shkrimtarja anglosaksone Estell Canzioni, në vitin
1911, vizitoi Abrucion dhe mbresat e saj, së toku me rezultatet e
studimeve etnograϐike i botoi në veprën “Përmes Apenineve dhe
trojeve arbërore”, ku ndër të tjera shkruan: “Kishim dëgjuar të
ϐlitej për arbëreshët në fushat e Sulmonas. Ata ruanin besime të
vjetra të çuditshme, besonin në drekësit (Driadat), në murgarat
(shtrigat) dhe ϐiatazat (zanat). Në të njëjtën kohë, ajo realizoi
edhe pikturën në vaj me portretet e dy grave arbëreshe të Villa
Badessas,të veshura me rroba të zeza,
Edhe shtëpitë i ndërtuan si në Piqeras, mbi një kodrinë
të bleruar, me një rrugë kryesore në mes e me godina banimi
dykatëshe, shumica e të cilave në dy anët e rrugës. E kam
bërë disa herë më këmbë këtë rrugë qendrore e të shtruar me
standardet më të mira të ndërtimit, që ndahet hera-herës edhe
me disa rrugica anësore më të ngushta, me avllira e me ndonjë
mur rrethues, tek-tuk shihje edhe ndonjë çati a mur të rrëzuar
nga koha e gjatë e shpërnguljes së tyre, po edhe nga emigrimet
e dyta e të treta. Piqerasiotët nuk i mban kurrë vendi, ata janë
gjithmonë në kërkim të një jete më të mirë, veçse asnjëherë nuk
rrinë pa u kthyer, pa ndrequr muret, avllitë e çatitë e të parëve
të tyre. Piqerasiotët, sikundër e kam shkruar edhe gjetkë, kanë
qenë detarë të zotë dhe dikur kishin varkat e anijet e tyre
lundruese. Ndaj edhe niveli i tyre i jetesës, po dhe stili e bukuria
e ndërtimeve, me ato harqe guri të gdhendura e me ato tavane të
brendshme, me zbukurime e disenjo të rralla, nuk i kishte kush
në Bregun e Poshtëm…
Më duhet të falënderoj mikun tim, Lutϐi Alia, edhe për
listën e banorëve të parë shqiptarë të Villa Badessas, të cilët
shkuan rishtas në kohë të vështira e krijuan fshatin e ri, sipas
informacionit të dukës Montealgre që i dërgoi asokohe markezit
Kastiliano, më 15 tetor 1643, ku përfshihen 27 burra, 26 gra dhe
18 fëmijë, si më poshtë vijon: Gjon Duka-23 vjeç, Demetrio Atanasi
(Dhjakoni)-30 vjeç, Dhimo Andrea-60 vjeç, Spiro Andrea- 45 vjeç,
Gjin Vrana-60 vjeç, Dhimo Gjoka-28 vjeç, Gjin Vrana-35 vjeç, Gjik
Gjoka Zhupa-25 vjeç, Martin Lessi-35 vjeç, Mikel Spiri-18 vjeç,
Dhimo Varϐi-50 vjeç, Gjok Gjika Guma-35 vjeç, Atanas Dhima-38
vjeç, Mikel Gjini Gjika-30 vjeç, Mikel Gjini Atanasi-30 vjeç, Papa
Makario Nika-26 vjeç dhe dy vëllezërit Martini. Pa përmendur
emrat e oϐicerëve piqerasiotë, që përfshiheshin në regjimentin
Maqedono-Ilir të Napolit. Sikundër mund të gjykohet prej kësaj
liste autentike, shumica e këtyre familjeve (nisur nga mbiemrat)
janë shuar e nuk ekzistojnë më, me përjashtim të familjeve të
vjetra: Duka, Vrana, Spiri, Gjini e Nika, që janë edhe në ditët e
sotme… Në varrezat e vjetra të Piqerasit nuk ka mbetur asnjë
gjurmë nga varrimet e atyre viteve dhe të mëpastajme, nga vetë
shpërngulja e Varrezës përbri burimit të Shtodhërit. Nga më të
fundit prej tyre ishte familja e vjehrrit të Alaksandro Lazrit, Jorgo
Lleshit, që në listën e mësipërme shkruhet Lessi. E njëjta gjë ka
ndodhur edhe në Villa Badessa, kur ϐillimisht ekzistonte varreza
e vogël pas kishës dhe që, dekada më vonë, bëhet shpërngulja
për në varrezat e reja, në periferi të fshatit, ku ndodhen dy
parcela kryesore, njëra për italianët e tjetra për arbëreshët tanë.
Në librin tim “PIQERASIOTËT”, kam hedhur edhe mbresat që më
lanë tri vizitat e atjeshme, i shoqëruar nga një pinjoll i familjes
Gjoni (të shndërruar në Xhonkarlo). E, kur vajta në varrezat e
atjeshme, u ula në gjunjë përbri një varri të vitit 1925, për të
lexuar epitafin e shkruar në shqipen e asaj kohe, ku thuhej: “Eja
këtu, vajzë, na një çikë bukë, vaj, ujë. (Nga) Tatzot, Bubus, mbi
krua”, si një përkushtim njerëzor i dhimbshëm për ikjen nga
jeta të vajzës së re Mafalda De Mikeli, nga prindër piqerasiotë.
Natyrisht, me mbiemra të transformuar gjatë fenomenit
asimilues, po edhe sipas gjuhës e traditës vendase. Pra, sikundër
thuhet “sipas vendit dhe kuvendi”…
Vite më vonë, ardhja e një grupimi nga Villa Badessa në
Piqerasin e tyre, pikërisht më 08.06.2013, për të kryer njëherazi
dhe procesin e binjakëzimit të dy komunave (të Roskanës me
Lukovën), në njëfarë mënyre ishte si kthim vizite, pas vajtjes atje
të delegacionit tonë, po edhe si një mall e tejshkuar mallit. Si
një brengë, po edhe si një takim me “të panjohurën”, një zbritje
nëpër shekuj e histori të hershme. Më së shumti, si një “thirrje
gjaku”. Të gjithë pjesëmarrësit, që vizituan fshatin e të parëve
të tyre, gati 50 persona, ishin të përmalluar e të mbrujtur me
dashuri për vatanin, ngazëlleheshin me gjithçka që shihnin: me
shtëpitë e me ajrin, me rrugët e me njerëzit, që i shihnin me
vëmendjen e të larguarit nga po ajo vatër zjarri, sikur të kishin
zbritur nga një tjetër planet. I shoqëronte Kryetari i Komunës së
Roskanës (Rosciano), Alberto Secamiglio, po me ta ishte edhe
Profesori Xhonkarlo Ranalli (nga dera e Gjone), me Antonela de
Blazzi (Antoneta Vlashi, nga dera e Vlashe)…
Ditën që autobusi i solli në sheshin “Shën Thanasi”, ata zbritën
si të hutuar, me vështrimin e shpërndarë gjithandej e unë do të
dalloja të tre ata që përmenda më sipër, për t’u përqafuar e uruar
mirëseardhjen, pa e ditur aspak se ata do të vinin pikërisht atë
ditë, kur edhe vetë sa kisha ardhur nga Athina, duke qenë po aq
i hutuar prej një gëzimi të beftë. Mirëpo, dikush më ra lehtë në
supe e më tha, se “ata janë të shoqëruar e kanë agjendën e tyre
të programuar, të lutemi shumë, bëni pak mënjanë…”, duke më
bërë që të largohesha me takt, po jo edha pa u turpëruar (!?)…
Ndërkohë që grupimin e tyre e rreshtuan dhe e drejtuan, për të
ndjekur itinerarin e programuar nga administrata e komunës së
Lukovës. I vrarë shpirtërisht, do t’i gjeja të nesërmen, tek pinin
kafe në tarracën e lokalit të Milit e Bitre e nuk do të ndahesha prej
tyre, as kur do të shkonin në Ujëvarën e Borshit e as në Kalanë
e Lëkurësit, mbi kodrinën më të lartë në hyrjen e Sarandës… E
kështu, nuk do të ndahesha prej këtij grupimi vëllezërish nga
Villa Badessa, as kur do të largoheshin nga Piqerasi i tyre dhe
Antoneta Vlashi, që jeton në Gjermani, do të merrte me vete një
gur nga ky truall, nga “Sheshi i Vlashe”, ku stërgjyshërit e saj
patën shtëpinë e tyre, rrënuar e zhdukur nga shekujt e gjatë, me
luftërat e harresën e mërgatës, nga ku ishte e do të mbetej si një
shenjë e simbol i metaforës shprehëse, edhe ky gur i rëndë malli
e gjaku “të shprishur”, sikundër thoshte De Rada i Madh i Arbrit
të përtejdetit….
Shpesh them me vete: “Mos të lëntë Perëndia pa vëllezër të
vërtetë të një gjaku dhe pa miq që të duan ca më tepër e që kurrë
nuk të braktisin në udhëkryqet e jetës”. Ndër ta, ky Lutϐi Alia (që
e ka edhe mbiemrin si fqinjët e mi në Piqeras, Alia!), me banim
në Itali, në ato rrethana si gjithë ikanakët e tjerë, më shkruan
edhe këto fjalë befasuese: “I dashur Miho! Për kuriozitet, këtu
në Itali ka shumë familje me origjinë nga Piqerasi, që mbajnë
mbiemrin Pichierri (Pikieri) dhe dy prej tyre, motër e vëlla, i kam
pasur kolegë pune: Patricia Piqerasi dhe Gjon Piqerasi (Giovanni
Pichierri), dy mjekë me karakter e zemërbardhësi piqerasiote”.
Nga veprat e botuara të këtij historiani zemërbardhë e mjeku
ϐilantropist: “Eksodi i arbërorëve dhe vendbanimet në Itali”,
“Kronika e eksodeve dhe vendbanimet e arbëreshëve në Itali”
dhe “Dixit.2”, këta ikanakë piqerasiotë janë më të hershëm se
ata të Villa Badessa dhe janë vendosur në komunën Faggiano, në
skajin fundor të Italisë, madje në një vijë detare të drejtpërdrejtë
me Bunecin e Piqerasit, prej nga niseshin varkarët tanë nëpër
detet e Mesdheut… Thuajse të gjithë ruajtën të njëjtin mbiemër,
ndërsa kanë pranuar që fëmijëve të tyre, më së shumti t’u vënë
emra si të vendasve, sikundër vërtetohet kjo me pagëzimet
e dokumentuara në këtë komunë që në vitin 1663-1664
(Palumbo, Marselio, Canarile, Aramte, Assi, Arianiti, Kiranna,
Golemi, Pellikaro etj.). Me mbiemrin Piqerasi! Madje, edhe në
librin e martesave të viteve 1637-1670 veriϐikohet e njëjta gjë:
që Demetrio Muzaka nga Piqerasi martohet me arbëreshen
piqerasiote Adriana Panikia.
Kjo dukuri e ikanakëve nga Piqerasi vërteton edhe një herë,
se sa të lidhur e krenarë janë të parët tanë me njëri-tjetrin, se
si “mbillet” përjetësisht, nëpër shekuj, kultura dhe DASHURIA e
tyre për vendlindjen, që mbeti në shpirtin e tyre të artë…
Shkruar në Athinë, në maj 2022, sipas gjurmimeve historike të
Lutϔi Alias.

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *