Home

Lajme

Myftar Gjonbalaj – * * EJA ME MUA **

No Comments Argëtim Letersi

Eja me mua
Tek një mriz, tek një krua
Tek një shkëmb, tek një çetinë
Tek një ujvarë, kanë hieshinë **

Eja me mua, tek një ”Sy”
Është i magjishëm edhe për ty *
S’ke parë akoma, ç’ke për të parë !
Asnjë prej tyre, s’ka të ndarë.

Eja me mua, t’shikosh një liqè
Midis bjeshkëve, sikur “flè”!
Me ujë të kaltërt – bjeshke *
Të mahnitë, të bënë përvetè *

Eja me mua, t’shikosh një lëndinë
Zogj e shqipe, bashkë po rrinë *
Eja me mua, t’shikosh ca kroje
Kurrë s’ke parë, kësisojè

Në qofsh burrë e në qofsh grua
Sy shqiponjë e sy fajkua
Ejani pra, ejani me mua
Tek një pishë e tek një grua

Màje t’thepisura, që puqën me retë
Askund në Botë, kështu, s’i ke gjetë !
Me kulla alpine, ku ngrihet flamuri
Nga Trojet, këto shqipe, kush s’i përzuri.

Me, 25 gusht, 2022.
Novara Itali
Myftar Gjonbalaj.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti
Mund të jetë një imazh i natyra
Mund të jetë një imazh i liqen, pemë dhe natyra
Mund të jetë një imazh i 2 persona, fëmijë, njerëz në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i natyra

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *