Home

Lajme

Partia Demokratike e Shqiperise – Komisioni i Rithemelimit, Njofton …

No Comments Aktualitet Lajme

Sot u nda nga jeta miku ynë i dashur Z. Durim Lekdushi, i cili lindi në vitin 1951 në qytetin e Fierit.
Ai ka mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme në vitin 1969.
Gjatë sistemit komunist ju mohua vazhdimi i shkollës së lartë, pasi rridhte nga një familje e përndjekur politike nga regjimi komunist, nga Lekdushi i Kurveleshit.
Durimi së bashku me vellezërit dhe motrat e tij janë rritur me shumë mundime e sakrifica nga prindërit e tyre.
Durimi, gjatë gjithë kohës në atë sistem, ka qenë i survejuar nga sigurimi i shtetit…deri aty sa edhe në fund të agonisë së tyre në fund të vitit 1989, e morën në ‘Degën e punëve të brendshme Fier’ dhe e torturuan…në atë farë mënyre sa që për shumë ditë qëndroi i shtruar në Spitalin e Fierit, pasi i kishin shkaktuar plagë të tmerrshme.
Me fillimin e Lëvizjeve Demokratike, Durimi ka qenë nje nga aktivistët e parë te PD-së dhe për shumë vjet ka qenë anëtar i kryesisë së PD-së në Rrethin e Fierit.
Nga viti 1996-2000 ka qenë Kryetar i Këshillit të Bashkisë Fier, më vonë ka vazhduar të jetë anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit të Fierit dhe gjatë gjithë kësaj kohe, nuk ka reshtur së shërbyeri me devotshmëri, fisnikëri dhe ndershmëri qytetarëve të Fierit.
Pas viteve 90-të mbaroi studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë – endrrën e lënë përgjysmë nga regjimi komunist.
Pas përfundimit të studimeve të larta, pas një farë kohe nga viti 2000 deri sa doli në pension punoi Noter në rrethin e Fierit.
Kontributi i Z. Durim Lekdushi për PD-në e Fierit është i jashtëzakonshëm, por ajo që do të ngelet në mëndjen e demokratëve është qëndrimi i palëkundur i tij në vitin 1997 – Atëhere kur bishat e kuqe rrëmbyen armët kundër shtetit Shqiptar dhe drejtuesve të Partisë Demokratike.
Në asnjë ditë nuk ka munguar Durimi në selinë e Partisë Demokratike!
Në ditët kur ajo kishte më shumë nevojë, ai gjendej kudo ku kishte beteja e konflikte dhe i përballonte ato me sukses.
U prehsh ne paqe Miku ynë dhe i gjithë demokratëve!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *