Home

Lajme

Maksi Binjakaj – Shqiptarët në Argjentinë përbëjnë një komunitet prej rreth 50 mijë banorësh.

No Comments Argëtim Histori

Shumica e shqiptarëve që mërguan në Argjentinë ishin arbëreshë nga Italia jugore, ndërsa rritja e mërgimeve shqiptare në Argjentinë ndodhi në fillim të shekullit 20, me mbërritjen e rreth 20,000–30,000 shqiptarëve.
Sot, përveç disa familjeve në Rosario dhe Córdoba, pothuajse të gjithë shqiptarët e Argjentinës jetojnë në Buenos Aires. Për çdo vit, më 28 nëntor, “Shoqëria Patriotike Shqiptare Skenderbeu” feston Ditën e Flamurit.
Sipas fesë, shumica e shqiptarëve në Argjentinë janë të krishterë, ndërsa një pakicë janë myslimanë.
Arbëreshët në Argjentinë janë të shumtë dhe kanë dhënë një kontribut të vyer në përcimin e vlerave. Edhe pse në një vend të largët arbëreshët flasin shqip.
Pjesa dërrmuese kanë arritur në Argjentinë me anije, bashkë me shumë shtetas italinë të cilët emigruan në këtë vend.Në Italinë e jugut ka shumë shqiptarë arbëreshë, të cilët kanë ruajtur kulturën arbërore, të njëjtën kulturë e kanë marrë me vete edhe kur emigruan në Argjentinë.
Në Argjentinë, arbëreshët e quajnë veten dy herë mërgimtarë. “Farën e Skënderbeut ti sot trashëgo”, është ky vargu që i shoqëron shumë arbëreshë.
Arbëreshi nga Argjentina, Antonio Bellushi, në vitin 1990 ngriti zërin në Kuvendin e famshëm të të gjithë shqiptarëve në New York, për pavarësinë e Kosovës.
Arbëreshët zakonisht nuk flisnin italisht me njëri-tjetrin, por e bënin në një variant të gjuhësh shqipe të njohur si arbëreshe, një emër që u bë i njohur dhe me të cilin u identifikua i gjithë komuniteti arbëresh.
Natyrisht, nuk ishte vetëm gjuha elementi i vetëm që dallonte popullin me origjinë nga Shqipëria.
Edhe feja luante një rol të rëndësishëm duke konsideruar banorët si pjesë e besimit katolik por me rite greko-bizantine.
Ishin raste të veçanta, njëjtë sikurse festat fetare, ku çdo fshat në mënyrë të pavarur kishte kishën e vet, shenjtërorin (priftin) e vet që ndërmjetësonte në mes të Zotit dhe besimtarëve kur ishte dita e Shën Dimitrit.
Këto elemente dhe shumë të tjerë faktuan që emigrantët e ardhur nga Italia nuk ishin italianë, por ishin arbëreshë, të cilët u vendosën në Lujan, Buenos Aires rreth vitit 1869.
Regjistri civil i vitit 1869, nuk ishte asgjë tjetër përveç se diçka që duhej plotësuar me dorë nga regjistruesit shtëpi për shtëpi.
Në të vërtetë, edhe pse identifikoheshin si italian, mbiemrat e tyre tregonin prejardhjen arbëreshe, e të cilët punonin tokat bujqësore në qarkun e Pestës, pjesë e cila më pas do të përbënte zonën më të madhe të banuar nga ta. Një predispozitë fillestare e cila u bë shumë më e dukshme në formularët e vitit 1895, kur u zhvillua regjistrimi i dytë kombëtar i popullsisë, në të cilin është rritur numri i arbëreshëve në qarkun numër 5.
Në lagje kishin arritur të krijonin hapësirën e tyre shoqërore, duke trilluar identitetin e tyre ata dhe arrinin ti ruanin elementet e tyre themelore që i përbënin, sikurse gjuha si dhe zakonet e tyre për të ndihmuar fqinjët. Për këtë, përpara pyetjes se cilat ishin arsyet që i quan ata në migrim, ata duhet të përgjigjeshin së pari për arsyet thelbësore

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe teksti që thotë "LilyAnt"
Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë, frutë, Place de la Bastille dhe teksti

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *