Home

Lajme

Reshat Sahitaj – ALBIN KURTI NEGOCION MË DUAR NË XHEPA

No Comments Lajme Opinion

Shkruan : Reshat Sahitaj
Se delegacionet e Kosovës që shkojnë në Bruksel për të negociuar kjo është e njohur që nga 1990, mirëpo që edhe Albin Kurti shkon më duar në xhepa , kjo nuk ka qenë e njohur për opinionin tonë. Më e keqja e të gjitha të këqiave është kur Edita Tahiri e kritikon Albin Kurtin kur dihet se kjo ishte që e shembi pavarësinë e Kosovës të legjitimuar nga GJND-ja , duke ia shtuar fusnotën e saj famoze që e gënjente popullin se në pranvërë shkrihet fluska e saj* anti-shqiptare.
Manipulimet dhe gënjeshtrat e Albin Kurtit, janë shumë naive për të mos thënë infantile. Si është e mundur që Kryeministri ynë ta kritikojë Escobarin që kërkoi të takohët edhe më opozitën ?! Aktualisht Escobari është njëri ndër përsonalitetet më i fuqishme në botë , e Albin Kurti i dërgon mesazh se opozitën nuk ka nevojë ta konsultojë, sepse në Kosovë Albini është mbret i cili vet vulos e vet vendos. Kjo metodë e VV –së nuk është demokratike, por staliniste.
Në anën tjetër, Albin Kurtit i ka hy vetja në qef (siç thonë gjakovarët : « Iu ka rritur mendja »), dhe më krenari i tregon popullit tonë të mjerë duke thënë : « Unë kam qenë si kryeministër i Republikës së Kosovës, nuk kam qenë as si polic, as si doganier, as si prokuror, as si gjykatës, e as si shef i kadastrës së Kosovës”.
Në këtë konteskt do i shpalosi sekretët e « përgatitjës « së Albinit për të negociar më Vuqiqin.
Kryeministri ynë Albin Kurti, në Bruksel ka shkuar pas këshillimeve të gjeneralit KATANA thuase gjenerali qenka specilasit i diplomacisë, dhe më 670 faqe libra të botuara në vitin 1980, për shpërnguljet e shqiptarëve nga Lugina e Presheves pas viteve 1875.
Librat voluminoz të shkruar nga prof dr Hakif Bajrami, e të recenzuara nga Ali Hadri, që përveç tesktit përbëjnë edhe 72 grafikone të viteve të shkuara. Këto libra edhepse kanë vlerë , nuk janë teskte që shërbejnë për të kërkuar dëmshpërblim nga Serbia, sepse këto janë për mësime në universitete.
Më vete , Albini ka marrë në Bruksel edhe librin e prof dr Nysret Pllanës,për vrasjën e mbi 1200 fëmijëve shqiptarë, i cili poashtu nuk është vepër që përdorët për gjyqe ndërkombëtare, por që këto shërbejnë vetëm si dëshmi, e jo si ndërtim i një aktakuze për të paditur Serbinë.
Një gabim të tillë siç është duke e bërë tani Albin Kurti, e ka bërë edhe Bosna kur e paditit Serbinë për masakren e Serbrencisë, me ç’rast Serbia e fitoi Gjyqin në Hagë.
Naivët do e shtrojnë pyetjen pse këto vepra nuk i shërbejnë gjyqit internacional.
Përgjigja është e komplikuar por shkurtimisht po e sqaroj :
Për çdo fëmijë, ose shqiptar civil të vrarë nga forcat ushtarako-policore serbe, duhët bërë dosje si psh. Emri mbiemri, mosha, vendi i lindjes, gjinia, emrat e prindërve, vendi ku është kryer vrasja, në ora sa është bërë vrasja, temperatura e kohës, emri e mbi emri i të gjithë dëshmitarëve dhe biografia e secilit veç e veç, vendi i varrimit… Përveç këtyre informatave duhët edhe skuadra e forcave ushtarako-policore serbe të indentifikohet e sipas mundësive edhe ndonjë emër i policit ose ushtarit. Për një civil të vrarë duhet mbi dhjetëra faqe. Kurse dëmët djegieve të shtëpive janë po aq të komplikuara e që për të gjitha këto duhet angazhuar ekipe profesionale, si mjekësia ligjore, juristë e avokatë shqiptarë e ndërkombëtarë. Në të kundërtën siç është duke vepruar Albin Kurti kjo quhet vetëm mashtrim dhe manipulim që i bëhet popullit, por jo Serbisë.
Më këto manipulime, Albin Kurti fiotn vota në popull duke e shndëruar vetën në patriot të rrejshëm, e që Serbisë do i përshtatët.
Unë e shtroj pyetjen : A e din Albin Kurti si përgatitët një dosje për të paditur Serbinë, apo qëllimisht po e mashtron popullin ?
Në fund për të qenë më agresiv dhe më provokativ, Albin Kurti deklaroi se më 1 shtator 2022, KFOR-i dhe policia do e mbrojnë Kosovën. E dikur deklaronte se KFOR-i është armik dhe pushtues i Kosovës.

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *