Home

Lajme

Riza Mucaj – KUSH ËSHTË AMERIKA

No Comments Argëtim Letersi

Amerikë moj Amerikë,
Ke kthyer botën në çiflik.
Ku të do qejfi e bënë baltë,
Bëhesh mut bëhesh e mjaltë.

Ata që për ty bëhen heronjë,
Ti i përdorë si dragoj.
Sa plotëson qëllimin tënd,
Tek ti pastaj skanë më vend.

Në këtë botë hileqare,
Ti je mëndje grabitqare.
Ti nxit gjëra ku s’të pëlqen,
Kë z’do t’i e bënë legen.

Kë do t’i e hedhë në gropë,
Nuk të ndalë as predhë as top.
Je mbretëresh je e parë,
Sundon sot ti, botën mbarë.

Amerikë moj Amerikë,
Ku çonë gisht, ai ka ik.
Ku t’a do ty dëshira,
Ngreh çarqe e bënë trazira.

Marim shëmbull në Shqipëri,
Enverin e vure veç ti.
Bashkë me Çurçill faqe zi,
Ai shkoj në vij të tij.

Ja dhat kampit socialistë,
Ai ju quajti puçistë.
U sulmoj çfarë su tha,
Volli vrerë e më nuk la.

Ngritët banda diversant,
Vrat e pret Hamit Matjantë.
Më në fund Xhevdet Mustafa,
Nga shkoj koka si vajti qafa.

Mjaft banda në veri,
Si u kapën nji e nga nji.
Nga vinte gjithë kjo fuqi,
Çobani ishe veç ti.

Pale sa u burgosën për ty,
O të plaçin ata sy.
Pale sa të vrarë e prerë,
Për ty Amerikë besëprerë.

Burgjet shqipëtare plot spiun,
Raca të ndryshme e ku di unë.
Burgu Ballshit 3 spiun,
Dy ishin Grek e një Sërb-un.

Ngrite banda e çfarë s’luftove,
Më në fund sikur u dorëzove.
Thirre Ramiz u pajtove,
Porosinë e dërgove.

Amerikë moj Amerikë,
Nga Enveri pate frikë.
Nga nji Enver i vogël,
Në mos qe kleçk apo lodër.

Të gjitha këto qenë pazare,
Në këtë botë kaq zuzare.
Amerika megjithë Cinë,
E kanë sunduar shqipërinë.

Vranë Beqirin dhe Mehmen,
Ti jepnit Ramizit frehn.
Amerika çfaqesh gogoli,
Lajmësi na ishte Fanoli.

Mbaheshin lidhje të fshehta,
Të mos dihej e vërteta.
Kjo lidhje vazhdoj më gjatë,
Hëngrëm e po ham bukë thatë.

Amerika po na vjelë,
Mu si lopa po na mjelë.
Se jemi miqë për jetë,
Kemi sot e njëqind vjet.

AUTORI RIZA MUÇAJ
Shënim: Dikush thotë po kruhesh me Amerikën. Jo Amerika u kruajt me ne të përndjekurit. Babaj im me një grup ushtarakësh në gërhot të Gjitokastrës është dënuar,me vendim. NR.!!!!???? dikush me vdekje e dikush me burgim të përjetëshm si agjent të imperializmit amerikan. Madje na ishin të lidhur me sillogun e Janinës(organ i cias) nëpërmjet priftit Papa Jorgji nga fshati dhrovjan minoritar i delvinës. Sa e sa grupe të tjerë si ky. Dhe Amerika u ktheu kurrizin. Sa për Mehmet shen kam dëgjuar tek zëri Am se madje ekspertët Francez kishin zbuluar se Mehmeti na qënkësh më komunist fanatik se enveri. Nga ajo u zhduk. Kjo është lidhja Amerikë- ramizoviç. Fëmijët tanë enden nëpër botë, ndërsa të Ramizit me shokë i u dhan pashaport Amerikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *