Home

Lajme

Sammi Dulcigno -Fisi i Gjokajve dhe pinjolli Baca Kurti

No Comments Argëtim Histori

Prej fisit të përmendur për besë e burrëri, bujari e fisnikëri të moçme shqiptare doli patrioti i flaktë Baca Kurti i Grudës, i cili përmendet shpesh në analet e historisë së popullit shqiptar dhe në veçanti në kryengritjet e njëpasnjëshme të kohës kur ai jetoi dhe veproi si një shqiptar i vërtetë.
Ai ishte dhe mbeti një njeri i madh i kombit shqiptar, që gjithë jetën e tij luftoi me armë në dorë në mbrojtje të trojeve etnike shqiptare.
Baca Kurti i Grudës, iu bashkëngjit patriotëve të shquar, që askohe vepronin në qytetin e lashtë të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe.
Ai gëzonte respekt në të gjithë vendet ku ai shkonte, sepse kishte besë, burrëri, trimëri, bujari, ndërshmëri, ishte njeri i fjalës, nderit, respektonte kanunin e maleve tona shkreshnike, ishte njeri i urtë dhe shumë i mençur në zgjidhjen e probleme të trevës së tij, luftoi pa reshtur për ndërgjegjësimin e malësorëve për liri dhe pavarësi kundër Portës së Lartë të Perandorisë Otomane asokohe.
Baca Kurti i Grudës dha kontributin e tij të madh në drejtim të pajtimit të gjaqeve mes shqiptare, duke u munduar ta zbuste këtë plagë shumëshekullore që ndoqi malësitë tona ndër shekuj.
Ai thoshte, se shqiptarët nuk duhet të derdhin gjak mes vedit por duhet të luftojnë dhe bijnë në fushën e betejës me nderë si dëshmorë të adheut.
Gjakderdhja ishte dhe mbeti një plagë që e ndihmoi edhe më shumë pushtuesin turk të jetonte më gjatë në trojet tona, sepse malësorët dhë në tërësi shumë krahina shqiptare, në vend që të luftonin turkun ia kishin drejtuar grykën e armëve shtëpive në asmeri.
Në histori kanë mbetur të shënuar shumë shembuj pozitiv që mbajnë firmën e pajtimit të Baca Kurtit të Grudës, mbasi ai ishte një burrë i madh me një vizion dhe dëshirë që populli shqiptar të çlirohet një herë e përgjithmonë nga nata e gjatë e mjerimit dhe vuajtjeve që kishte sjellë pushtuesi mizor turk edhe në krahinat e Malësisë së Veriut të Shqipërisë dhe në veçanti në Malësinë e Mbishkodrës.
Baca Kurti i Grudës ishte bashkëkohës i trimit legjendar Smajl Martinit, që ishte Bajraktari i Grudës, i Çun Mulës së Hotit, heroit kombëtar Dedë Gjon Lulit, Pec Petanit të Shkrelit e të Keçe Turkut të Kelmendit etj.
Ai me armën ngjeshur shok mori pjesë në luftrat më të përgjashme të popullit shqiptar, në kryengritjet e njëpasnjëshme që u zhvilluan në Malësi, të tilla si: Lufta e Spushit, kundër taborreve mizore turke, u dallua si një luan i vërtetë në Betejën e Deçiqit në vitin 1890, në Luftën e Plavës dhe Gucisë etj.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *