Home

Lajme

Fadil Skenderaj – Zoja Shkoder…

No Comments Argëtim Letersi

N’liqenin tand, lan faqen e bardhe
N’vese t’Cukalit, lan synin e kthjellun
Lulzon Prandverash, si luledardhe
Drini e Buna, gersheta te dredhun

Motra Rozafe,legjende mbi krye
Te mblon e zblon, me mjegullen gri
Ti Hane, rrethue me mijra yje
Prandaj je Shkoder, prandaj je ti

Prandaj te due, moj Zane e lashte
Sa rrjedha e Bunes, qe kurr nuk ndalet
Kam ikun detesh, por s’ngihem tue t’dashte
E bukura e dheut, qe ke vllazen malet

Eh, Zoja Shkoder, lulzofsh e gzofsh
T’bekofte Rozafa, legjenda e gurit
Gjithmon midis bijve te tu festosh
Moj shqipja jeme, n’palte e flamurit!!

Burimi/Facebook/Pro Gegnishtesh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *