Home

Lajme

Gjeto Turmalaj – ANKIMET E MIA.!?

No Comments Argëtim Letersi

~
Ju ankova vetes në çdo brëngë
Ju ankova shëndetit tim
që më mbajti peng
.
Ju ankova Doktorit që më çau me thika.
Ju ankova krevatit, spitalit…
që shpesh e bezdisa,
Ju ankova nates deri sa zbardhej drita!
.
S’mu ankuan prindërit…
kur u solla shpinen
Me lotë të shpirtit përjetuan dhimbjën.
.
Bashkëshortes ndjese qe e mundova
Të falun u lypa fëmijve…
që shpesh i trazova!
.
Por desha me gjithë shpirt…
e me shumë përvujtni
Ankimet e mija Zoti mos t’i dij
.
Se s’u ankua Jezusi biri i Hyinis
Që me aq stërmundime…
vdiq për neve në Kryq
Unë vuajtjet e jetes, s’dita me i përtyp!
.
Ankimet e shprehuna janë kryqet e mija
Për të gjitha ato mëkate që i bana nga padia.
.
Gjeto Turmalaj
NY. Qershor.2016.

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *