Home

Lajme

Poezi nga Teuta Shaqiraj

No Comments Argëtim Letersi

Gervisha sonte shpirtin e me vargjet fjeta
rridhnin e rridhnin nga çdo plagë pa rimë
Sa mbyllej njëra me pergjerohej tjetra
Ëndrra shkiste mbi to pa trazim, e bardhë.

Endem pa fund me zemrën bredharake
të kërkoj një liman a t’jem ishullare!?
Të lë ecajaket e kota e mirazhin e blertë
Po m’u fanepse ti e unë hirushe si në përrallë

Teksa vargjet dorëzohen me mua pa fjalë
Syte ndezën natën e zemra regetin – duamë
Ëndrra pëshpëriti agut….. ishte mëngjes
N’ikje s’humba këpucën, por vargun mbetur në mes.
Tea

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *