Home

Lajme

Bari Dervishllari – Të lutem Hënë,sot mos shpejto.!

No Comments Argëtim Letersi

Hënën do e lidh me litarë,
mos kalërojë sot me revan.
Të ndriçojë çiftin e pa parë,
pranë tendës atje në stan.

Le të jetë kjo natë më e gjat,
nga nata që ishim vetmuar.
Yjet të lozin në qiell atje lart,
zili të na kenë o Hënë e uruar.

Të lutem na bëj këtë nder!
Do mbetet në kujtesë gjat.
Pudrosna shpinën me sheqer,
Jo më kot të quajnë të art.

Ti zonjë je shumë bujare,
ne s’jemi klientët e parë.
Si xixëllonjat në ugare,,
lot gëzimi e puthje ke ndarë..

Në shekuj je dëshmitare,
për skena të zjarrta në janar.
Ndaj sot këmbën mbaje zvarrë,
po presim nga shpirti jot bujar.

Ah,kjo natë të ishte Nordike,
agimi të vinte me ca vones.
Edhe vesë hiç mos të binte,
më puthje do t’i laja syt e zes.

B.Xh D.Dushar Korçë.
Nga libri fundit.Poezi dhe Lot.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *