Home

Lajme

Dashnor Sula – Masakra shtetërore ndaj fshatit!

No Comments Lajme Opinion

Shqiptarët nuk po ikin nga Shqipëria, ata po i përzë kjo qeveri.
Çdo fundjavë ja dedikoj qytetarëve të cilët me kanë zgjedhur ti përfaqësoj në Parlament. Nuk është praktik që e zbatoj vetëm tani që kam mandat deputeti, por e kam bërë vazhdimisht dhe do vazhdoj të ulem me ta, të qajmë hallet dhe të luftojmë për zgjidhje.
Këtë fundjavë ia dedikova fermerëve të Peqinit të cilët janë në hallë të madh. Fshatrat e Bashkisë Peqin janë kultivues të hershëm të pjeshkëve. Janë qindëra hektarë plantacione me pjeshkë. Plantacione shembullore, me produkte supër cilesore. Por kjo është meritë e punës së tyre, njerëz te ndershëm e ta palodhur që zgjohen në 5 të mëngjesit dhe mbarojnë punën vetëm kur shkojnë për të flejtur.
Mundin e tyre e ka shpërblyer natyra dhe pemët frutore duke dhënë rendiment të mirë të produktit. Duhet të ishte një vit i suksesshem për ta, por në fakt po rezulton e kundërta.
Siç mund ta shikoni në fotot e mëposhtme, në plantacionet të cilat i vizitova vetë, frutat kanë mbetur në pemë. Fermerët nuk kanë treg ku ti çojnë prodhimet e tyre për ti shitur. Në foto duken qartë pemët të mbushura plot e përplot me fruta. Ndërkohë arkat boshë qëndrojnë në rrëzët e pemëve me shpresën që do të vijë një tregëtar dhe të japë porosinë që ti blejë.
Por edhe në rastet kur del një mundësi për ti shitur, çmimi me të cilin i marrin tregtarët është shumë i ulët. 250 deri në 300 lekë të vjeter blihet sot një kg pjeshkë nga tregtarët. Ndërkohë që në supermarketet e Tiranës pjeshkët e fermerëve të Peqinit shiten nga 1200 deri në 1500 lekë të vjetër, 5-fish më shtrenjt sesa ua blejnë fermerëve. Kjo është marrëzi dhe abuzim në djersën e njerëzve të ndershëm. Babëzia dhe tallja me punëtorët duhet të marrë fund.
Sot fermerët, nëse e shesin me 250 lekë të vjeter 1 kg pjeshkën, dalin me humbje ndërsa me 300 lekë të vjetër mbulojnë vetëm shpenzimet. Ndërkohë që nuk justifikohet as mundi i tyre. Të siguronin një pagesë ditore për shërbimin që kanë kryer. Këto janë shqetësime reale që i konstatova sot. Produktet shqiptare në Shqiperi po i mbysin mallrat e importit. Sigurisht qe fermerët tanë as që bëhet fjalë te jenë konkurues me ata të rajonit (me të BE as që çohet nëpër mend), sepse subvencionet që jep kjo qeveri janë shumë larg me ato që japin vendet fqinje.
Këto padrejtësi po shkaktojnë fenomenin e zhdukjes së fshatit. Ndaj çdo javë kur vi nëper fshatrat e Bashkisë Peqin, Belsh, Cërik, Gramsh e Elbasan gjej më pak fermerë e më shumë shtëpi që kane mbyllur dyer e dritare. Përkundër vullnetit të tyre ata po i përze qeveria duke i bërë më të dobët përball fermerëve të rajonit. Ndaj nuk mund të qendrojnë duar kryq sepse duan mirëqënien e familjeve të tyre, ndaj ikin të punojnë tokat në Greqi, Itali apo qoftë edhe në Gjermani e vende të tjera të evropës.
Zgjidhja:
Kjo qeveri duhet të heqë dorë nga ideja e shpopullimit të shqiptarëve. Duhet të kthejë vëmendjen tek qytetarët e saj, tek fermerët shqiptarë.
Do të mjaftonte sikur kjo qeveri të shtronte 5 kilometër më pak rrugë me 25 milionë euro kilometrin dhe ato para tja jepte fermerëve në formë subvencionesh për ti stimuluar sadopak. Subvencionet duhet të shkojnë drejtëperdrejt te fermeri. 300 euro për dylym në vit në dorë fermerit dhe ti orientonte për produktet që duhet të kultivojë, dhe do të kishim një rezultat krejt tjetër. Shqiptarët nuk do braktisnin vendin e tyre, nuk do kishte asnjë dynym tokë djerrë (të papunuar) dhe të ardhurat qe do i ktheheshin shtetin nga prodhimet vendase do ishin të shumëfishta. Vetëm duke i ndihmuar drejtëpërdrejtë fermerët dhe parate e destinuara për ta të mos vidhen nga zyrtarucë, mund të frenojmë shpopullimin e fshatrave dhe gjithë shqipërisë.

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *