Home

Lajme

Enver Bytyci – Marreveshja per dokumentet me Serbine eshte nje hap pozitiv drejt marrevshjes per targat dhe marreveshjes perfundimtare.

No Comments Lajme Opinion

Lideret serbe po mburren se serbet e Kosoves do te levizin edhe me dokumentet serbe. Por nese dikush eshte shtetas p.sh i Shqiperise dhe njekohesisht edhe i Kosoves, ai leviz me cilindo dokument qe deshiron vete. E njejta gje ndodh edhe me serbet ne Kosove, te cilet jane njekohesisht shtetas te Serbise dhe me te gjithe shtetasit ne bote qe kane nje, dy ose me shume shtetesi.
Prandaj spekullimi se per kete shkak marreveshja nuk qenka e mire, eshte thjesht per motive politike. Shqiptaret bejne mire qe te mos i bashkohen kesaj propagande bajate te Beogradit.
Eshte me shume rendesi qe serbet te pajisen me targat RKS dhe levizja ne Serbi te realizohet me keto targa. Kjo shenon perfundimisht njohjen de facto te shtetesise se Kosoves.
Pas kesaj vjen marreveshja perfundimtare, per te cilen duhet shume kujdes nga ana e pales kosovare. Gabriel Escobar kerkoi qe Serbia t’i largohet narratives “Kosova eshte Serbi” dhe kjo do te ndodhe fale situates se re qe shkaktoi sulmi ushtarak rus kunder Ukraines.
Ne momentin qe firmoset marreveshja perfundimtare me njohje reciproke, mbaron edhe misioni i Aleksander Vuciq dhe Edi Rames! Ata te dy jane ne pushtet per shkak te interesit euro-amerikan per stabilitet ne rajon. Mbas marreveshjes stabiliteti behet i garantuar dhe auto-kriptokratet te padobishem me!

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *