Home

Lajme

Gjeto Turmalaj – ** SHËN GJON PAGËZUESI **

No Comments Argëtim Letersi

             -Histori jete-

~
O Hyj, deshe që Shën Gjoni,
Të jetë, pararendësi i Birit tënd.
Para-lajmëruesi, i ardhjes të tij,
Dhe para-lajmëruesi i Shëlbuesit tonë Jezu Krisht.
.
Ai që predikoi, lirinë e paqes qiellore,
Duhej t’i jepte dëshmi, atij që kishte për të ardhë,
Sepse, duhej t’ia përgatiste rrugën,
Si një zë, në shkreti thirri:
“Rrafshoni udhët,
Se ja, po vjen Ai që do pagëzojë me zjarr”,
Mesia, që Gjoni e pagëzoi në lumin Jordan.
.
O Hyj, ja dhe hirin Gjonit,
Që të na përcjellë te Krishti,
Jo vetëm duke besuar në të,
Por edhe duke pësuar në atë.
.
E Shën Gjoni pësoi burgun,
Për dëshmi, ndaj Shëlbuesit tonë.
U mbyll, në errësirën e qelive të burgut,
Dhe u hodh në pranga nga të paudhët.
.
Ai që erdhi për t’i dhënë dëshmi dritës,
Dhe nga vetë drita që është Krishti,
Meritoi të quhej, një diell që botën e ndriçon e digjet.
.
Kurora e Hyjnueshme që fitoi Shën Gjoni,
U pagëzua në gjakun e Krishtit.
Ai, të cilit iu lejua të pagëzonte, Shëlbuesin e botës,
U lejua edhe ta shikonte, Shpirtin Shenjtë zbritur mbi të.
Ai e vulosi me martirizim, dëshminë për Zotin,
Një palmë e jetës së amshuar,
Më shumë ishte një shpërblim,
Për dëshminë e emrit të Krishtit pa mbarim.
.
Gjon Pagëzuesi e dha jetën për Jezusin,
Edhe pse, nuk ju kërkua që ta mohonte.
Por vetëm të heshte të vërtetën,
Tregoi një fuqi të denjë për shikimet qiellore.
.
E mbreti Herod, Gjonit kryet ia shkurtoi,
Edhe pse, në sytë e njerëzve, ai pësoi theror.
Duke u blasfemuar shënoi se Krishti do të vuante,
Shpresa e tij, është pavdekësi e madhërishme.
.
Flijimin e shenjtë të Gjon Pagëzuesit ta kremtojmë,
Me veneracion e përkushtim ta nderojmë.
Vuajtjet tokësore nuk janë të denja të krahasohen,
Me lumninë e pasosur që prej Hyjit zbulohen.
.
Gjeto Turmalaj
nga vllimi poetik “Meditime shqipare ne Amerikë”

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *