Home

Lajme

Ylli Manjani – Pse duhet ky marketing?!

No Comments Lajme Opinion

E kam shprehur edhe më parë në rastin Basha, por meqë ra fjala po e përsëris:
Ato parti, udhëheqësit e të cilave i përdorin paratë (publike ose private) për të blerë shërbime konsulence, ose më keq akoma lobbimi në SHBA, shërbime të cilat janë marketing personal i tyre, nuk e meritojnë votën e shqiptarëve.
Pse duhet ky marketing?!
Çfarë fitojnë partitë nga këto shërbime?!
Ku votohen këto parti në Shqipëri apo në Amerikë?!
Sa vota u shtohen partive nga këto shërbime?!
Janë pesë me hiç, që të gjitha!
Shërbimet e konsulencës i bëjn sot e gjithë ditën shqiptarë profesionistë. Nëse duan ti blejnë këtu se u ka më shumë dukë.
Lobbimet pastaj janë pisllëk i gjallë!
Neveri ekstreme!
Marketing i zhulit!
Korrupsion, por me emër të bukur anglisht!
Larje e mutit që bëjnë këtu me shurrë Amerikane!
Le pastaj kur qeveritë marrin vendime në emrin tonë për të blerë kësi pisllëqesh në Amerikë.!!!
Ato janë qeveri të poshtra, të korruptuara dhe mashtruese. Ato duhen dënuar në rrethana rënduese, për shpërdorim të parave dhe besimit të njerëzve, përtej partive.
Kjo çështje më shumë sesa punë SPAK-u, është punë morali politik.
Partitë e udhëheqësit që blejnë lobbime janë maskarenj dhe nuk meritojnë të votohen!
Ja, këtë mendim kam patur edhe kam për këtë gjë.
Kjo vlen për cilindo politikan apo grup politik Shqiptar.

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *