Home

Lajme

Josif Papagjoni – SHTIGJEVE TE VENDLINDJES – 9

No Comments Argëtim Letersi

Me date 4 shtator, diten e diel, ne oren 12, do te organisojme promovimin e permbledhjes:
Me shkrimtaret e Himaresres
Ky lajmerim eshte per te gjithe autoret e librit si dhe pjesemarresit e tjere qe deshirojne te behen pjese e gezimit tone. Do komunikojme se shpejti per nje organizim mundesisht sa me te volitshem. Ju faleminderit!
Pas një vonese që mund të mos ndodhte, më në fund ia mbërritëm të botojmë përmbledhjen letrare-studimore “Shtigjeve të vendlindjes”, nr. 9, falë mbështetjes së Bashkisë Himarë. Unë gëzohem sinqerisht që kjo udhë e hapur vijon të na shpjerë në vise të bukura jo vetëm poetike letrare, por dhe në hulumtime e studime që ndriçojnë historinë e krahinës sonë të Bregdetit. Profesorët e nderuar Paskal Milo, Beqir Meta, Ilir Gjipali, Çapajev Gjokutaj, Përparim Kabo, Bardhosh Gaçe dhe studiuesit Irena Gjoni, Minella Gjoni, Albert Abazaj, Timo Mërkuri, Kostandin Qeparoi, Sulejman Mato, sjellin zbulesa në arkeologji, antropologji, mitologji, folklor, me kërkime prehistorike në Kaoninë Perëndimore, marrëdhëniet shqiptaro-greke në periudhën e Monarkisë Shqiptare, Beteja për Himarën, marrëdhëniet e krahinës së Bregdetit me Mbretërinë e Napolit, modelet e historisë dhe nevoja e njohjes së tyre, studime albanologjike për krahinën e Himarës, Himara dhe struktura etnike e shoqërisë homerike, Himara dhe Hora arbëreshe, krijimi i legjendës për një “vorioepir grek”, studime e portrete për Lefter Çipën, bardin e këngës polifonike bregase, Mustafa Luçi si mbledhës i folklorit lab, valltarët e fshatit Fterrë.
Në ciklin e poezive janë në sofër kësaj here Ilirian Zhupa, Stefan Martiko, Mentor Serjani, Albert Abazaj, Theodhori Proko, Doloreza Spiro, Aleksander Çipa, Dhimitër Gjoka, Eleonora Gjoka, Ideal Serjani, Kostandin Qeparoi, Adriana Dhrami, Zef Skiro di Maxho, Marg Shilipa, Agim Mato, Maksi Luci, Koco Kosta, Fatmir Papadhima. Me fabula janë Kostandin Vogli dhe Vasil Gjivogli, në fushën e studimeve mbi artin vjen Josif Papagjoni për disa filma që trajtojnë tema e histori nga Bregdeti. Në këtë përmbledhje janë botuar tregime nga Sulejman Mato, Dhimitër Anagnosti, Llambro Ruci, Fatmir Minguli, Petraq Pali, Spiro Gjikondi, Miho Gjini, Koço Kosta, Eqerrem Canaj, Edmond Llaçi, Sofokli Meksi. Si përherë janë botuar edhe frangmente nga romanet e: Diana Çulit, Kleo Latit, Fatmir Mingulit, Kostandin Voglit, Vullnet Matos. Kritika përfaqësohet me shkrime nga Robert Martiko, Josif Papagjoni, Thanas Boçi…
Së shpejti do të mblidhemi në Qeparo dhe të kalojmë një ditë të bukur së bashku!

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *