Home

Lajme

Luke Luka – TRI ESE HISTORIKE

No Comments Argëtim Letersi

(Tregu prej mesuesit Gjush Sheldija)
Ne gusht te vitit 1896, pati ardhe ne Shkoder nji italian i quejtun Giacomo Merighi (Jak Merigi).
Ai shperndau disa njoftime ku thuhesh se “ka me fluturu ne hava”!..Data x, 0ra x dhe vendi i fluturimit tek oborri i shpise se Rakacojve ( aty ku ishte Dega e mrendshme ma vone).
Shume popull u mblodh ne vendin e nisjes, me cmimin e biletes 1 metalik per nieri!
Jak italiani, gjithe madheshti, krenari e trimni, hypi ne balonen me spirto ( me ia pase lakmi edhe Nush Balona i Ballabanes), dhe arriti deri ne 150 metra naltesi!..
Habiten spektatoret, te cilet mbeten te mrekulluem prej kesaj shfaqje te bukur e te papame ndonjihere…
Por kur, mbas 1 ore pritej te ulej ne bazen e nisjes, filloj nji ere e forte, e cila e zhduku prej syve te shikuesve, teper kureshtare, balonen me pilotin e saj.
Balonen, era e bartin dhe e kishte shkapete ne Zall te Kirit! Giakomoja, i plagosun, kerkonte ndihme.
Shtegtaret, qe ratesisht kalonin andej, tuej u kthy prej Bardhejve, kujtonin se mos asht ndonji perbindesh (kishte fillu te erret) e iknin te tremun, deri sa i quejtuni Deli Çamuku (organizatori i aktivitetit), shkojn e mori Jak italianin (ne Shkoder thonin se Jak te meçem nuk ka!😅).
Delija ,Jakun e çoj ne shpi te tij me i ba sherbimet e nevojshme e me e nise ne Itali!
Per kete ngjarje ne Shkoder qarkulloj kjo bejte:
Jak Merigi njitet ne balone,
me shume dije e marifet!
Ndej ne hava deri naten vone..
E ne Zall te Kirit shtri u gjet!
Ne vjeshten e vitit 1911, nji grup artistesh kineze, i perbame prej tre burra e dy gra, erdhen ne Shkoder me ba lojna e pilivanlleqe. Keto i shoqnonte Tome Kausha qe dinte kinezshen.
Tuej kene se krejt jeta zejtare e tregtare zhvillohesh ne Pazar (mbasi dihesh se aty ishin plot 3200 dyqane), ata dolen neper treg dhe e bane aty shfaqjen.
Dy burrat hidhnin perpjete tri thika te mrehta ,kund dy metra naltesi, tuej i prite ne doreza e tuej i alternu me shpejtesi njena me tjetren!..
Ndersa grate, e veshuna me kostume interesante prej mendafshi me ngjyra te bukura tipike kineze, e banin kete pune si burrat, por me topa leshi, ka 7 cope pernjihere!
Kinezi tjeter, i shkurte e i vogel, me nji tamburel, shoqnu me ritem e kange, mblidhte shperblimin qe secili prej popullit dhuronte simas deshires!
Ne veren e vitit 1936, ne Shkoder, pati ardhe nji ekuilib rist gjerman i thirrun alleman me demonstru nji aktivitet te rralle sportiv me biçiklete ne tel!..
Lajmi u hap shpejt si rrufeja e mori dhene.
Ne qendren e qytetit( qytet i njohun per rrethim ujor e ishullor e per humor gojor), u mblodhen burra, gra e femije!
per realizimin e shfaqjes, u lidh nji tel prej shpise se Daberdakut (aty ku ka kene muzeu ateist) me posten e vjeter (sot e prishun)
Ekuibristi me emnin Peter Stefen Grud, hypi ne biçiklete dhe filloj te bante lojna te ndryshme tuej kalu prej njenit skaj ne tjetrin te telit e tuej habitun spektatoret…
Shtypi i kohes i pati dhane jehone kesaj ngjarje sportive! Poeti Fabjan Çoba e ka kujtu ma vone me nji poezi;
Nji pelivan gjerman(alleman)
me biçiklete, ban lojna ne hava..e gjithe shkodranet kishin mbete, me kryet perpjete tuej pa! Ha ha ha..
*
Ju baj me dite miqte e mi se ne muejin shtator nuk do te jem aktiv ne fb…Ju falnderoj per liket e komentet qe i keni ba statuseve te mija!
Ne nisje per nji udhetim ( viagio shtatori) “Rreth botes per 30 dite”..😑
29 gusht 2022

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *