Home

Lajme

“Nexhin e lodhi problemi, pse flamuri shqiptar në mes të Prishtinës”

No Comments Aktualitet Lajme

“Analisti politik, Nexhmedin Spahiu përmes një lidhje direkte në “Edicionin Special” në Klan Kosova është shprehur se Albin Kurti nuk duhet të lejojë të nëpërkëmbet nga Serbia.

Ai u shpreh shpesh ndodh që ne vetdiskriminohemi dhe kjo sipas tij reflekton në shumë fusha të tjera të jetës.

“Është problemi i nëpërkëmbjes, kur ai dëshmon se të nëpërkëmbë ty, ta shkel dinjitetin kombëtar, kjo është ajo më e që është më rëndësishme që ne ndonjëherë ne edhe nuk e kuptojmë në Kosovë, sepse shpeshherë edhe vet diskriminohemi.

Ne në mes të Prishtinës e vendosim flamurin e Shqipërisë, duke e pasur flamurin e Kosovës dhe njerëzit tjerë çuditen se si ne vetdiskriminohemi me këtë dhe kjo pastaj reflektohet edhe në shumë fusha tjera të jetës dhe nuk e kuptojmë çka është, pse p.sh ai shëtit atje me targa KM ose nuk e ka regjistruar me targa të Kosovës etj.”

“Është punë parash, por nuk është vetëm punë parash, është edhe punë dinjiteti që njerëzit, politikanët që kanë më shumë dinjitet, siç është Albin Kurti nuk ia tolerojnë vetës atë nëpërkëmbje”, është shprehur Spahiu.

Burimi/a-news24.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *