Home

Lajme

Rudina Muharremi Beja – I HUJ…

No Comments Argëtim Letersi

Ti vjen nga tokë me besë
ku derë e tjetrit edhe jotja, kishin të njëjtën rezë…
ku burri betohej per qiell e dhè
ku varri i Atit, besnik të pret atje.

Mbas udhe të gjatë pa fre, pa kry,
zemrën djegur flakë…
rrënjë ke zënë aty,
aty, ku gjithmonë je i huj…
ku puna jota s’ ka t’njejtën bujë
atdheun ku ta gjujnë me gur
padronë që nuk ngihen kurrë…

…Dhe ditën mezi pret të vijë
të ikësh nga e gjithë kjo vujë
T’ braktisësh gjith ç’ ka sheh me sy,
e t’ shkosh atje,
Atje, ku prap i huj je!

Burimi/Facebook/Autorja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *