Home

Lajme

Trandafile Molla – PĒR TY ME SHPRESËN E MIRË

No Comments Argëtim Letersi

Ne ecēm të dy si dy shokë të mirë,
dhe nga njëri -tjetri asgjë kërkuam,
frymonim çdo ditë me shpirtin e lirë,
valët e detit dhe magjinë e tij dashuruam.

Me diellin e mëngjesit hapnim sytë,
me rrezet e tij ngroheshim e lodronim,
në zemrën time s’ka qytet të dytë,
nën tingujt e ëmbël mbrëmjeve vallëzonim.

Ç’është kjo ndjenjë qē më mundon,
dhe aspak s’më lë e s’bëhem rehat,
shpesh herë mendja aty më shkon,
djegur nga malli jot jetoj në mërgatë.

Qetësinë si më parē e kam humb,
dhe larg teje jo s’mundem e s’bëj dot,
trishtimi më mbulon e nuk kam gjumë ,
buza më dridhet ,sytë më mbushen me lot.

Mbeta pushtuar nga malli I flakëruar,
larg brigjeve të arta me shpirtin e lirë,
tretur shpirti.për ty si një zog i harruar,
për ty Durrës me shpresën e mirē !

Trandafile Molla Baja
Novara Itali
Libri “Diell I zjarrtë I syve të mi”

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *