Home

Lajme

Ymer Nurka – Do zoti ta kalojme!

No Comments Lajme Opinion

Shqipetarit, atij qe ndjehet patriot dhe i dhemb Atdheu, pasi eshte streha e fundit qe ploteson mirefilli identitetin e tij; Shqiptarit modern i cili duhet te shprehet me fjale dhe me vepra, ne mbrojtje te interesave kombetare! Shpesh n’ato çka lexoj sot, nuk e shikoj nje gje te tille, por ndjej me teper konformizem, servilizem, liberalizem e plot izma te tjera, por qe nuk kane te bejne fare me atdhetarizmin. E ç’na duhet Patriotizmi ne Shqiptareve, kur sot na mungojne elemente qe lipsen per egzistencen tone?
Te qënit patriot nuk do te thote se do te besh shkence, por thjesht t’i japesh prioritet cilesive te blatuara nder shekuj, ne rrethana te caktuara historike, si Gjuha, tradita, besimi, kultura ne teresi, veshja, folklori, te cilat padyshim perbejme menyren autentike te “të jetuarit”. Te gjithe keta elemente jane te integruar ne nje trup te vetem te cilin e bejne te vetishem dhe te vetedijshem ne identitetin e tij kombetar, pra “Shqipetar”. Ka popuj qe ende nuk i kane te shfaqura dhe te pjekura keto cilesi, si rrjedhim nuk mund te quhen “de fakto” kombe, si popujt; “Maqedonia e Veriut”, Greqia, Serbia, Bosnja, apo Mali Zi, te cilat me institucionet e tyre kane mese nje shekull, qe perpiqen te promovohen si kombe dhe pothuajse ja kane arritur deri diku qellimit. Sa me shume ata vjedhin dhunshem limfen e nje kombi te plakur, aq me teper shfaqin cilesi, si kombe, ne te njejten kohe po njelloj zvetenohet Kombi natyror Shqipetar. Madje theksoj se ne keto 3 dekada, i dekurajuar dhe gjoja drejtuar nga nje palopolitike antishqiptare firon dita-dites cilesite e tij identifikuese.
Por nuk deshiroj te ndalem aspak ketu sesa tek nje prognoze e frikshme, e cila per mendimin tim eshte m’e rrezikshme ne te gjitha kohrat te cilen une do ta cilesoja si; “krisja e madhe”. Anekend neper media po aludohet sot mbi nje platforme politike, mbi krijimin e kombit Kosovar. Çne kjo ide e çmendur dhe kujt i sherben ? Padyshim qe ky projekt i sherben gjithkujt vetem Shqiptareve jo. Krijimi i dy kombeve nga e njejta etni eshte shkencerisht i pamundur dhe nuk ka arsye te behet, vecse me qellimin absurd te futjes ne qorrsokak te planit te madh te ringritjes se Kombit Arberor. Ky komb eshte katakomb ne gabzerrin e pseudokombeve dhe nuk munden dot ta percjellin ne fytin e tyre te ngushte. Nuk ka dhe nuk mundet te kete komb Kosovar, ide e kuzhines Serbomadhe, “megalloidhese”, apo te ashtuquhajturve Maqedone, te cilet “de facto” jane vecse bullgaret gjakshprishur.
Fryjne shume erera ne Prishtine, ku dhe Turqit jane te interesuar per shkombetarizim te Dardaneve dhe mezi presin qe keta te fundit te zhveshin petkat “e vjetra” te kombit Arberor dhe te veshin petkat “e reja” si “Kosovare”, ca si Turq dhe ca si Sllave dhe ata me “rrebelet” si Shqipetare. Nje katranosje e vertete. Keshtu do te ndodhe derisa “media e lire” e orientuar se tepermi drejt antishqiptarizmes te kete akses dhe te trumbetoje nepermjet te ashtuquhajturve profesore te tipit Nexhmedin Spahiu, te cilet me sharlatanizmin e tyre injorojne vlerat tona kombetare. Do te jete mese dramatike te pesojme institucionalisht kete “krisje te madhe” te kombit Arberor. Por kohet moderne nuk eshte se po na favorizojne shume. Serbia do ta njohe si shtet Dardanine, vetem me emrin Kosove dhe kur te vetequhet “komb kosovar”. Me politiken e saj gjememadhe ajo ka mundur si fillim te perçaje politiken tone, e cila rrjedhimisht reflekton deri ne baze. Perpjekja antishqiptare qe politika jone te mos konvergojë me politiken Amerikane, Politika jone sapo e beri nje provokim n’emer te “Ballkanit te hapur”, nje ide teresisht sllave dhe antishqiptare. Nuk eshte çudi qe keta palopolitikane me kete petkun gjoja modern neser te dalin dhe t’u kerkojne Serbve dhe Grekeve “falje”, per ndonje gjoja gjenocid, qe ju paskemi bere ne Shqiptaret nder shekuj. Çfare nuk pret prej “diplomacise” se tyre, ne emer te bashkejetes dhe vllazerimir te madh e pa limit! Kombi yne do te jete gjithmone i provokuar prej pjelles se tij te shitur. Te qenit “Shqipetar” do te jete teper e veshtire ne vijim te kohes qe jetojme, jo vetem ne Turqi, Greqi, Maqedoni, Serbi, Bosnje, Mal te zi, por edhe ne territoret ku kemi dy shtetet tona; Shqiperi dhe Dardani. Etnite e sajuara dhe egzagjeruara ne territorin e Republikes se Shqiperise kane marre tashme pasaportat e kombesive te tyre me lehtesi, madje edhe qente kane te drejte t’i cilesojne sipas kombesise, ndersa ne vendet e cituara eshte teper e veshtire. Nuk mundet nje Shqipetar te beje kariere dhe te studioje ne Turqi, pa qene nje mysliman i thekur, po keshtu edhe ne Greqi, pa qene i pagezuar me emrat qe kane prapashtesen ..”aqi”, “os”, apo “opullos” etj, sikurse dhe ne Serbi dhe Mal te zi, ku Dritan Abazi nuk mundet te behej pjese e parlamentit dhe qeverise Malazeze pa ndryshuar mbiemrin nga Abazi ne “Abazoviq”. E tmerrshme te jetosh ne keto kohe te semura, ku Shqipetaret duhet te kishin prioritet absolut integrimin “de jure” te kombi Shqipetar barabar me Kombet e perparuara te Evropes. Dalja ne drite e teorive te tilla antishqiptare, me krijimin e “kombit Kosovar”, nxjerr më ne pah pavetedijen tone si Komb Arberor, perpalle qellimeve shfarosese te vlerave qe kemi trasheguar. Kjo eshte Sfida m’e madhe e te gjithe kohrave! Do zoti ta kalojme!

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *