Home

Lajme

Kujtim Gjuzi – Skandal me simbolin Kuq e Zi.

No Comments Lajme Opinion

Dua Lipa provokon dhe dhunon Kushtetuten Republika e Shqiperise. Deformon Simbolin Kombetar Flamurin Kuq e Zi duke rikthyer * mbi Kyet e Shqiponjes?!
Vendos ne sfod flamurin e shtetit Diktatorial me Yll komunist te Enver Dylber Hoxha.
Gjest injorance apo provokim?!
5687 viktima midis tyre edhe im Gjysh Vath Bajram Muka pa “Varr” dhe mijra te burgosur e internuar politike ne Shqiperi e mbi 5000 Kosovaret qe u vrane me urdher te diktatorit ne marveshje me Milloshet e Tito – Rankoviçit ne terheqjen e trupes Nacional Çlirimtare nga Kosova me 1945
Une Kujtim Gjuzi ndihem i fyer zonjushe Lipa.
Me shume Ju Dukagjin Lipa kerkoni ndjese.
Dhunimi i simboleve kombetare eshte veper penale pra jo vetem veper Turpi!

Burimi/Facebook

Trandafile Molla – PĒR TY ME SHPRESËN E MIRË

No Comments Argëtim Letersi

Ne ecēm të dy si dy shokë të mirë,
dhe nga njëri -tjetri asgjë kërkuam,
frymonim çdo ditë me shpirtin e lirë,
valët e detit dhe magjinë e tij dashuruam.

Me diellin e mëngjesit hapnim sytë,
me rrezet e tij ngroheshim e lodronim,
në zemrën time s’ka qytet të dytë,
nën tingujt e ëmbël mbrëmjeve vallëzonim.

Ç’është kjo ndjenjë qē më mundon,
dhe aspak s’më lë e s’bëhem rehat,
shpesh herë mendja aty më shkon,
djegur nga malli jot jetoj në mërgatë.

Qetësinë si më parē e kam humb,
dhe larg teje jo s’mundem e s’bëj dot,
trishtimi më mbulon e nuk kam gjumë ,
buza më dridhet ,sytë më mbushen me lot.

Mbeta pushtuar nga malli I flakëruar,
larg brigjeve të arta me shpirtin e lirë,
tretur shpirti.për ty si një zog i harruar,
për ty Durrës me shpresën e mirē !

Trandafile Molla Baja
Novara Itali
Libri “Diell I zjarrtë I syve të mi”

Burimi/Facebook

Ymer Nurka – Do zoti ta kalojme!

No Comments Lajme Opinion

Shqipetarit, atij qe ndjehet patriot dhe i dhemb Atdheu, pasi eshte streha e fundit qe ploteson mirefilli identitetin e tij; Shqiptarit modern i cili duhet te shprehet me fjale dhe me vepra, ne mbrojtje te interesave kombetare! Shpesh n’ato çka lexoj sot, nuk e shikoj nje gje te tille, por ndjej me teper konformizem, servilizem, liberalizem e plot izma te tjera, por qe nuk kane te bejne fare me atdhetarizmin. E ç’na duhet Patriotizmi ne Shqiptareve, kur sot na mungojne elemente qe lipsen per egzistencen tone?
Te qënit patriot nuk do te thote se do te besh shkence, por thjesht t’i japesh prioritet cilesive te blatuara nder shekuj, ne rrethana te caktuara historike, si Gjuha, tradita, besimi, kultura ne teresi, veshja, folklori, te cilat padyshim perbejme menyren autentike te “të jetuarit”. Te gjithe keta elemente jane te integruar ne nje trup te vetem te cilin e bejne te vetishem dhe te vetedijshem ne identitetin e tij kombetar, pra “Shqipetar”. Ka popuj qe ende nuk i kane te shfaqura dhe te pjekura keto cilesi, si rrjedhim nuk mund te quhen “de fakto” kombe, si popujt; “Maqedonia e Veriut”, Greqia, Serbia, Bosnja, apo Mali Zi, te cilat me institucionet e tyre kane mese nje shekull, qe perpiqen te promovohen si kombe dhe pothuajse ja kane arritur deri diku qellimit. Sa me shume ata vjedhin dhunshem limfen e nje kombi te plakur, aq me teper shfaqin cilesi, si kombe, ne te njejten kohe po njelloj zvetenohet Kombi natyror Shqipetar. Madje theksoj se ne keto 3 dekada, i dekurajuar dhe gjoja drejtuar nga nje palopolitike antishqiptare firon dita-dites cilesite e tij identifikuese.
Por nuk deshiroj te ndalem aspak ketu sesa tek nje prognoze e frikshme, e cila per mendimin tim eshte m’e rrezikshme ne te gjitha kohrat te cilen une do ta cilesoja si; “krisja e madhe”. Anekend neper media po aludohet sot mbi nje platforme politike, mbi krijimin e kombit Kosovar. Çne kjo ide e çmendur dhe kujt i sherben ? Padyshim qe ky projekt i sherben gjithkujt vetem Shqiptareve jo. Krijimi i dy kombeve nga e njejta etni eshte shkencerisht i pamundur dhe nuk ka arsye te behet, vecse me qellimin absurd te futjes ne qorrsokak te planit te madh te ringritjes se Kombit Arberor. Ky komb eshte katakomb ne gabzerrin e pseudokombeve dhe nuk munden dot ta percjellin ne fytin e tyre te ngushte. Nuk ka dhe nuk mundet te kete komb Kosovar, ide e kuzhines Serbomadhe, “megalloidhese”, apo te ashtuquhajturve Maqedone, te cilet “de facto” jane vecse bullgaret gjakshprishur.
Fryjne shume erera ne Prishtine, ku dhe Turqit jane te interesuar per shkombetarizim te Dardaneve dhe mezi presin qe keta te fundit te zhveshin petkat “e vjetra” te kombit Arberor dhe te veshin petkat “e reja” si “Kosovare”, ca si Turq dhe ca si Sllave dhe ata me “rrebelet” si Shqipetare. Nje katranosje e vertete. Keshtu do te ndodhe derisa “media e lire” e orientuar se tepermi drejt antishqiptarizmes te kete akses dhe te trumbetoje nepermjet te ashtuquhajturve profesore te tipit Nexhmedin Spahiu, te cilet me sharlatanizmin e tyre injorojne vlerat tona kombetare. Do te jete mese dramatike te pesojme institucionalisht kete “krisje te madhe” te kombit Arberor. Por kohet moderne nuk eshte se po na favorizojne shume. Serbia do ta njohe si shtet Dardanine, vetem me emrin Kosove dhe kur te vetequhet “komb kosovar”. Me politiken e saj gjememadhe ajo ka mundur si fillim te perçaje politiken tone, e cila rrjedhimisht reflekton deri ne baze. Perpjekja antishqiptare qe politika jone te mos konvergojë me politiken Amerikane, Politika jone sapo e beri nje provokim n’emer te “Ballkanit te hapur”, nje ide teresisht sllave dhe antishqiptare. Nuk eshte çudi qe keta palopolitikane me kete petkun gjoja modern neser te dalin dhe t’u kerkojne Serbve dhe Grekeve “falje”, per ndonje gjoja gjenocid, qe ju paskemi bere ne Shqiptaret nder shekuj. Çfare nuk pret prej “diplomacise” se tyre, ne emer te bashkejetes dhe vllazerimir te madh e pa limit! Kombi yne do te jete gjithmone i provokuar prej pjelles se tij te shitur. Te qenit “Shqipetar” do te jete teper e veshtire ne vijim te kohes qe jetojme, jo vetem ne Turqi, Greqi, Maqedoni, Serbi, Bosnje, Mal te zi, por edhe ne territoret ku kemi dy shtetet tona; Shqiperi dhe Dardani. Etnite e sajuara dhe egzagjeruara ne territorin e Republikes se Shqiperise kane marre tashme pasaportat e kombesive te tyre me lehtesi, madje edhe qente kane te drejte t’i cilesojne sipas kombesise, ndersa ne vendet e cituara eshte teper e veshtire. Nuk mundet nje Shqipetar te beje kariere dhe te studioje ne Turqi, pa qene nje mysliman i thekur, po keshtu edhe ne Greqi, pa qene i pagezuar me emrat qe kane prapashtesen ..”aqi”, “os”, apo “opullos” etj, sikurse dhe ne Serbi dhe Mal te zi, ku Dritan Abazi nuk mundet te behej pjese e parlamentit dhe qeverise Malazeze pa ndryshuar mbiemrin nga Abazi ne “Abazoviq”. E tmerrshme te jetosh ne keto kohe te semura, ku Shqipetaret duhet te kishin prioritet absolut integrimin “de jure” te kombi Shqipetar barabar me Kombet e perparuara te Evropes. Dalja ne drite e teorive te tilla antishqiptare, me krijimin e “kombit Kosovar”, nxjerr më ne pah pavetedijen tone si Komb Arberor, perpalle qellimeve shfarosese te vlerave qe kemi trasheguar. Kjo eshte Sfida m’e madhe e te gjithe kohrave! Do zoti ta kalojme!

Burimi/Facebook/Autori

PËRSIATJET PËR LASHTËSINË – PERSIATJE PËR TË SOTMEN

No Comments Argëtim Letersi

NJË ANALIZË NGA REXHEP QOSJA PËR VEPRËN E RESHAT SAHITAJ
Prej se e njoh si shkrimtar dhe publicist nuk më ka shkuar mendja se Reshat Sahitaj shkruan edhe poezi. Se është edhe poet ai, besoj, nuk u ka shkur mendja as lexuesve të tij të tjerë. Por, ja, proza poetike me titullin e jashtëzakonshëm Rojtari i pjesëve të harruara, edhe mua, edhe, besoj, lexuesve të tij të tjerë, na dëshmoi se Reshat Sahitaj është edhe poet, poet, i cili poezinë e shkruan më rrallë, por jo me më pak dhunti krijuese se sa prozën.
Proza Poetike e Reshat Sahitajt, Rojtari i pjesëve të harruara, më ka nxitur që këtë lloj letrar, të quajtur prozë poetike, ta shikoj pak në krahasim me llojet e tjera letrare.
Është mendim i lexuesve dhe është mendim i studiuesve të letërsisë se proza poetike është një lloj letrar, ku më pak e ku më shumë i rrallë, në letërsinë e të gjithë popujve. Për pakësinë e saj në krahasim me llojet e tjera letrare, prandaj, ankohen edhe studiuesit e letërsive të mëdha evropiane: edhe studiuesit e letërsisë franceze, angleze, gjermane, italiane, ruse, spanjolle. E të tjerë.
Proza poetike, të cilën me shumë dije dhe sukses e ka trajtuar studiuesja dhe poetesha jonë e talentuar, Donika Dabishevci, në tezën e saj të doktoratës me titullin Proza e poetizuar, mungon pothuaj plotësisht në letërsinë tonë të vjetër; është e rrallë në letërsinë e Rilindjes Kombëtare; më e dukshme se në letërsinë e Rilindjes Kombëtare është në letërsinë mes dy luftërave botërore, në mënyrë të veçantë në letërsinë e quajtur sociale; jo më e shpeshtë se në letërsinë sociale është në letërsinë tonë bashkëkohore.
Arsyet pse proza poetike në letërsi në përgjithësi është më e rrallë, më e paktë se sa llojet e tjera letrare janë të ndryshme. Dhe ato mund të quhen arsye formale dhe arsye kuptimore gjithnjë të kushtëzuara prej vetë llojit të saj. Për të krijuar prozë poetike më të gjatë a më të shkurtër, qoftë me vlerë më të madhe, qoftë me vlerë më modeste letrare artistike, duhet dhunti e dyfishtë: dhunti për poezi dhe dhunti për prozë. Megjithëse ka prozatorë në krijimtarinë e të cilëve vërehet qartë edhe dhuntia poetike, dhuntia për të krijuar proza poetike nuk është dhuratë shumë e shpeshtë natyrore.
Proza poetike sipas të gjitha gjasave është e rrallë në krahasim me llojet e tjera letrare edhe për arsye se në të kërkohet një dendësi e jashtëzakonshme kuptimore. Ajo është lloj letrar në të cilin me pak fjalë duhet të thuhet shumë, shumë. Dhe më tej, ajo është lloj letrar në të cilin përpos figurshmërisë së pjesëve – fjalive e vargjeve, është e kërkuar edhe figurshmëria e tërësisë.
Proza poetike, proza e parë dhe deri sot e vetme poetike e Reshat Sahitajt,Rojtari i pjesëve të harruara, dëshmon se ai i ka të dy këto dhunti: dhuntinë për të shkruar prozë dhe dhuntinë për të shkruar poezi; dhuntinë për të shkruar me dendësi kuptimore dhe dhuntinë për të shkruar me figurshmëri të pjesëve dhe me figurshmëri të tërësisë. Në qoftë se dhuntinë për të shkruar në prozë e ka dëshmuar me romanet e tij, disa prej të cilëve janë të perkthyer në gjuhë të huaja, kryesisht në gjuhën franceze, dhuntinë për të shkruar poezi po e dëshmon për herë të parë me këtë prozë poetike.
Proza poetike Rojtari i pjesëve të harruara është përsiatje jashtëzakonisht e stisur për historinë shqiptare prej kohës së lashtë ilire e deri sot. Dhe, kjo përsiatje sendërtohet përmes krahasimit të figurshëm kuptimor të të sotmes, shqiptare, me lashtësinë, ilire.
Proza poetike Rojtari i pjesëve të harruara ka një personazh të pa emër e mbiemër, i cili me fatin e vet dhe me mendimet e veta e përmbledh poetikisht atë histori. Ai është i dënuar prej fatit të kobshëm që të jetë rojtar eshtrash! I ulur në kafkën e skeletit, që dikur kishte qenë mbret i paraardhësve të tij të lashtë, ai i kujton fushat, malet, ujërat, në përgjithësi bukuritë natyrore të vendit të vet ku kishin jetuar ata paraardhës; mandej e kujton historinë e tyre ashtu siç e kishte imagjinuar poeti i madh i Greqisë së lashtë, Homeri: mandej si e kishte parë dhe paraqitur Virgjili në Eneidën e tij; mandej si e kishte parë dhe paraqitur historiani romak Kurt Rufi; mandej si e kishte parë dhe paraqitur historiani i madh romak, Tit Livi, i cili tregon se si mbreti i tij, në kafkën e të cilit ishte ulur, e kishte mbytur të vëllanë vetëm e vetëm për t’ia marrë të fejuarën. Dikur rojtari i pjesëve të harruara e hudh veprën e Tit Livit mes eshtrave të cilët dëshiron t’i djegë, por, ato janë eshtra që “nuk i shkatërron kurrfarë zjarri”!
I dëshpëruar pse ishte rojtar eshtrash, ai do t’i lutet Perëndisë, që t’ia marrë jetën. Por, lutja e tij mbetet e kotë dhe mbetet e kotë sepse kërthizën e kishte prej hirit, kurrizin prej zinkut të Dardanisë, kurse frymën prej lagështirës së Dukagjinit! Dhe, do të jetë i dënuar për të ruajtur eshtrat me dorën e tij të cunguar gjithnjë të përgjakur në të cilën do të ushqehen mizat, derisa të mos gjenden copat e flamurit, copat e flamurit që simbolizon copëtimet e trojeve etnike!
Kur i del kllapia dhe vjen në vete ai e fillon vallen e luajtur në dasmën e mbretit Agron dhe e fillon përfundi tavanit ku vareshin gërshetat e pluhurosura të Teutës! Duke mos dashur të vallëzojë i vetëm, e fton rojtarin e thesarit, që kishte vdekur para katër muajsh, që t’i bashkohet në valle. Por…por, i lodhur prej numërimit shekullor të florinjve, ai nuk pranon që t’i bashkohet! I pezmatuar nga sjellja e rojtarit të thesarit, ai ngjesh shpatën, i hip atit dhe i bërtet atij:
-Unë jam paraardhësi yt e ti as emrin s’ma di!
E ngrit shpatën lart!
I djersitur pamatshëm e pret kufomën që nuk e njihte!
Dhe, shkon të bëjë roje në copën më të harruar të Atdheut!
Siç shihet, florinjtë e rojtarit të thesarit e shtojnë kobin e rojtarit të njerëzve të vdekur para mijëra vjetësh!
Florinjtë atëherë – në lashtësinë ilire dhe florinjtë tani në përtashësinë tonë! Mos është ky kobi që e shënon lashtësinë dhe kobi që e shënon përtashësinë e atyre eshtrat e të cilëve i ruan rojtari i prozës poetike të Reshat Sahitajt?
Të ishin vetëm etjet për thesare të rojtarit të tyre shkaku i fatkeqësive historike, iliro-shqiptarët ndoshta do të bëheshin më lehtë e më shpejtë subjekt i historisë së tyre. Por rojtarët e thesarit nuk ishin kryesorët, jo: ata ishin të sunduar e të urdhëruar prej atyre , që atëherë quheshin mbretër, kurse sot rojtarët e thesarit sundohen e urdhërohen prej atyre që nuk quhen mbetër, por sundojnë e urdhërojnë si mbretër! Nën sundime të tilla, pasardhësit e rojtarëve të eshtrave, besnikë të detyruar ndaj rojtarëve të thesarit dhe mbretërve të tyre, detyrohen të shkojnë e të ruajnë pjesë të harruara, prej të tjerëve të pushtuara, të Atdheut.
Rexhep Qosja

Burimi/Facebook/Reshat Sahitaj

Po vërtetohet e vërteta dhe vizioni i Lulzim Bashës

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Lulzim Basha:“Me mendjen të ndriçuar nga faktet që nuk vijnë nga fjalët por nga faktet le ta largojmë llumin e tranzicionit dhe t‘i hapim Shqipërisë rrugën e mohuar drejt zhvillimit pavarësisht bindjeve politike”, deklaronte Basha me 7 Tetor 2021

Mjafton kjo deklaratë e mësipërme e para një viti e Bashës, e cila është postulat dhe që nuk ka nevojë as për komente . Pra, para një viti ish Kryetari i Partisë Demokratike z. Basha paralajmëroi pikërisht atë që po ndodh sot, dhe që e vertetoi koha, realiteti , po e vertetojnë ato që Basha i quante fakte dhe jo fjalë, as llafe e as thashetheme.

Pra, koha vertetoi se mjerisht e fatkeqësisht Shqipërinë dhe tranzicionin e paska qeverisur llumi politik, dhe po koha verteton se po ky llum politiko-mediatik, oligarko-korruptiv,antikombetar e antipublik u bë i gjithi bashkë kundër vizionit dhe misionit të Bashës , vizion i cili ishte dhe eshte: ndëshkimi, pastrimi dhe përjashtimi politik i llumit të politikës së vjetër; ndarja e Shqipërisë nga tranzicioni, dekomunistifikimi dhe dekriminalizimi i politikës, lufta kundër krimit e korrupsionit, hapja e rruges së Shqipërisë drejt zhvillimit dhe integrimit.

Tashmë shqiptarët po marrin vesh dhe po mësojnë të vërtetën pse është sulmuar aq shumë Basha nga ky llumi i politikës së vjetër, nga këta servilë, shërbetore ishkomunistë e isigurimsa shteti në aleancë me paranë e pisët dhe me korrupsionin.

Tani po vertetohet publikisht me shume akoma, se Basha u sulmua nga të këtillët politikanë, deputetë e ishdeputetë të majtë e pseudo të djathtë, ministra e ishministra, kryeministër e ishkryeministra, nga dy ishpresidentët e fundit, si nga gazetarë e mediatikë, analistë e opinionistë të cilët i bënë embargo mediatike Bashës dhe propagandonin interesat, gënjeshtrat e manipulimet e politikës së vjetër.

Me Bashën dhe me misionin e tij vazhdojne të jenë mbështetje e fuqishme SHBA dhe BE. Të gjitha akuzat e shpifjet kundër Bashës, të foltoreve të Berishës dhe të atyre të Ilir Metës degraduan dhe dështuan si alibira mashtrimesh, gënjeshtrash e hipokrizish, si dy komponentë e kulme të “Trekëndëshi të Bermudës”.

Rudina Muharremi Beja – I HUJ…

No Comments Argëtim Letersi

Ti vjen nga tokë me besë
ku derë e tjetrit edhe jotja, kishin të njëjtën rezë…
ku burri betohej per qiell e dhè
ku varri i Atit, besnik të pret atje.

Mbas udhe të gjatë pa fre, pa kry,
zemrën djegur flakë…
rrënjë ke zënë aty,
aty, ku gjithmonë je i huj…
ku puna jota s’ ka t’njejtën bujë
atdheun ku ta gjujnë me gur
padronë që nuk ngihen kurrë…

…Dhe ditën mezi pret të vijë
të ikësh nga e gjithë kjo vujë
T’ braktisësh gjith ç’ ka sheh me sy,
e t’ shkosh atje,
Atje, ku prap i huj je!

Burimi/Facebook/Autorja

Dritan Demiraj – Respekt dhe mirenjohje per arritjet e deritanishme te qeverise se Dardanise.

No Comments Aktualitet Lajme

Te nderuar miq!
Respekt dhe mirenjohje per arritjet e deritanishme te qeverise se Dardanise.
U mbajt premtimi per rritjen e buxhetit te mbrojtjes dhe investimeve ne fushen e sigurise dhe te mbrojtjes me 55 %.
U krijuan me shume kapacitete ushtarake nepermjet nje programi intensiv euroatlantik per modernizimin e saj.
U forcuan me tej maredheniet ushtarake me disa shtete te rendesishme perendimore.
Lufta kunder korrupsionit po jep rrezultate pozitive, ndryshe nga shume vende te tjera ne rajon.
Pavaresisht kercenimeve te Vuçiç, u arrit mareveshja per reciprocitetin e leternjoftimeve dhe targave nga sejcili vend.
U ndalua mbajtja e referendumit serb dhe e zgjedhjeve ne Dardani.
U refuzua prere ‘Open Ballkan’ si nje nisme qe nuk i sherben Dardanise, por Serbise.
Suksese Albin.

Burimi/Facebook

Rudi Berisha – KU MBETËN VERPRAT E BARDHA?

No Comments Argëtim Letersi

Si lulet që jetojnë vetëm për një sezon
Ashtu ikën bashkë me pranverën ca njerëz
Ku drita e tyre është vetën një hije në tokë
Ku nesër dhe hija e vet ata do t’i mposht

Bëjnë rrugë të gjata e nuk ndalen kurrë
Pa qëllime e nuk kanë fare vizion në jetë
Janë sikur rriqrat që shfaqen atje në Malishevë
Që ngadalë të futen në mish e gjakun ta pinë

Stuhia do t’i mposhtë rrugët e tyre të ndyra
Fjalët dhe veprimet e tyre të pabesë në kohë
Ca dhe toka kërkon që të ketë leje t’i përpi brenda
Mos t’i lejoj që këmba e tyre të shkel mbi dhé

Por Zoti është i mëshirshëm dhe i duron t’ tillët
Mos vallë një ditë të marrin rrugën e përmirësimit
Të kërkojnë falje për veprimet e tyre djallëzore në tokë
Ndoshta do bëhet njerëz të mirë e bëjnë vepra të bardha

Koha është e njëjtë por edukata njerëzore ka ndërruar
Në vend të mirësisë sot ca të shërbejnë gota me helm
Në vend të dashurisë të dhurojnë shpatën me gjak trupi
Ku mbeten veprat e bardhë pse dinjiteti njerëzor humbi

––––– Vargje nga Rudi Berisha –––––
Dardani, 29 gusht 2022

Burimi/Facebook/Autori

Ylli Manjani – Pse duhet ky marketing?!

No Comments Lajme Opinion

E kam shprehur edhe më parë në rastin Basha, por meqë ra fjala po e përsëris:
Ato parti, udhëheqësit e të cilave i përdorin paratë (publike ose private) për të blerë shërbime konsulence, ose më keq akoma lobbimi në SHBA, shërbime të cilat janë marketing personal i tyre, nuk e meritojnë votën e shqiptarëve.
Pse duhet ky marketing?!
Çfarë fitojnë partitë nga këto shërbime?!
Ku votohen këto parti në Shqipëri apo në Amerikë?!
Sa vota u shtohen partive nga këto shërbime?!
Janë pesë me hiç, që të gjitha!
Shërbimet e konsulencës i bëjn sot e gjithë ditën shqiptarë profesionistë. Nëse duan ti blejnë këtu se u ka më shumë dukë.
Lobbimet pastaj janë pisllëk i gjallë!
Neveri ekstreme!
Marketing i zhulit!
Korrupsion, por me emër të bukur anglisht!
Larje e mutit që bëjnë këtu me shurrë Amerikane!
Le pastaj kur qeveritë marrin vendime në emrin tonë për të blerë kësi pisllëqesh në Amerikë.!!!
Ato janë qeveri të poshtra, të korruptuara dhe mashtruese. Ato duhen dënuar në rrethana rënduese, për shpërdorim të parave dhe besimit të njerëzve, përtej partive.
Kjo çështje më shumë sesa punë SPAK-u, është punë morali politik.
Partitë e udhëheqësit që blejnë lobbime janë maskarenj dhe nuk meritojnë të votohen!
Ja, këtë mendim kam patur edhe kam për këtë gjë.
Kjo vlen për cilindo politikan apo grup politik Shqiptar.

Burimi/Facebook/Autori

Emrat e intelektualëve dhe artistëve që ishin nën survejim

No Comments Argëtim Histori

Procesverbal dorëzim detyre
Emrat e intelektualëve dhe artistëve që ishin nën survejim
Dosja përmban një listë e gjatë ku figurojnë rreth 315 emra intelektualësh, të skenës, ekranit, artit, kulturës dhe letrave shqipe, ku midis tyre janë edhe mjaft personalitete të shquara si: Petro e Gjergj Zheji, Rikard Ljarja, Sali Shijaku, Marie Kraja, Naum Prifti, Bujar Kapexhiu, Gëzim Erebara, Luigj Gurakuqi etj., ishin objekt survejimi dhe ndjekjeje nga organet e Sigurimit të Shtetit gjatë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës. Dokumenti është nxjerrë nga arkivat e shtetit shqiptar dhe mban siglën “Tepër sekret”, i përket vitit 1978
Për herë të parë “Gazeta Shqiptare” publikon sot dokumentin “Tepër sekret” të Sigurimit të Shtetit të vitit 1978, i nxjerrë para pak kohësh nga arkivat e shtetit shqiptar, ku një listë me rreth 315 intelektualë, pjesa më e madhe e tyre, emra mjaft të njohur të artit, kulturës, skenës, ekranit dhe letrave shqipe ishin vënë në ndjekje nga shërbimet sekrete të diktaturës, duke u survejuar hap pas hapi për veprimtarinë e tyre.
Dosja është “Ekzemplar i vetëm” – “A res. personal” dhe mban datën 16. 08. 1978. Kjo dosje që mban firmën e ish-zëvendësdrejtorit të Punëve të Brendshme, Zef Loka përmban listën me emrat e 315 intelektualëve të kryeqytetit që ndiqeshin nga Sigurimi.
Lista ndodhej në dosjen e punëtorit operativ që ka shërbyer në një periudhë të caktuar kohe, i cili për shkak të transferimit të tij në një detyrë tjetër, ia ka dorëzuar atë kolegut pasardhës.
Dosja përmban një listë e gjatë ku figurojnë rreth 315 emra intelektualësh, të skenës, ekranit, artit, kulturës dhe letrave shqipe, ku midis tyre janë edhe mjaft personalitete të shquara si: Petro e Gjergj Zheji, Rikard Ljarja, Sali Shijaku, Marie Kraja, Naum Prifti, Bujar Kapexhiu, Gëzim Erebara, Luigj Gurakuqi etj., ishin objekt survejimi dhe ndjekjeje nga organet e Sigurimit të Shtetit gjatë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës. Dokumenti është nxjerrë nga arkivat e shtetit shqiptar dhe mban siglën “Tepër sekret”, i përket vitit 1978.
Lista e 315 intelektualëve është e kategorizuar në disa grupime, si p.sh: “Persona të regjistruar që i përkasin Drejtimit të Kundërzbulimit”, “Persona që i përkasin drejtimit të Grupimeve Kundërrevolucionare”, etj.
Ky dokument është 100 % autentik dhe është një nga dokumentet e asaj periudhe, pra të para viteve ’90, kur ka funksionuar arma jonë e Sigurimit të Shtetit. Ky dokument ka të bëjë me dorëzimin e marrjen e detyrës nga dy funksionarë të Sigurimit të Shtetit dhe si i tillë, pra në këtë kontekst kohor, ai duhet parë për kohën kur bëhet fjalë aty
Dokumenti sekret i Sigurimit të Shtetit
dosja 1
MIRATOHET
Zëvendësdrejtori i Punëve të Brendshme, Zef Loka.
“A res Personal”
Ekzemplar i vetëm.
Tiranë, më 16. 08. 1978
PROCESVERBAL
I mbajtur më datë 4.8.1978 për dorëzimin e materialeve të sektorit të Institucioneve të Larta të Artit e të Kulturës nga punëtori operativ …, në prezencë të shefit të seksionit të V-të …, dhe i seksionit përgjegjësi …
Materialet dorëzohen si më poshtë:
Dosjet formulare 2/A: PP dhe 2/B.
Dosja formulare e objektit 2/A.
Barbara Haxhihyseni
Engjëll Tërshana
Adriatik Kanani
Asamble Hatibi
Mehmet Qemal Turhani
Niko Paskal Tanini
Vasil Todi Lato
Zihni Mehmet Berati
Prokop Dhimitër Nishku
Fisnik Sali Pulaj
Dhimitër Rafael Cani
Naum Ropi Prifti
Shyrete Turkeshi Cabej
Petro Marko Marko
Filip Jani Koça
Vladimir Myfit Maliqaj
Ali Ymer Hoxha
Pëllumb Mithat Kokalari
Çesk Rrok Zadeja
Llazar Zisi Morcka
Konstandin Vangjel Trako
Beniamin Zef Guraziu
Jusuf Fehmi Kazazi
Bujar Fiqiri Kapexhiu
Libri i llogarisë personale me kontingjentet e mëposhtme:
Tonin Lec Harapi
Mynevere Enver Kallanxhi
Fatbardha Ismail Tatzati
Lilo Thoma Kalami
Abaz Mehmet Xhomo
Vera Spiro Zheji
Haki Muhamet Beleri
Thoma Pandi Nova
Jorgji Lame Kareco
Kristo Piro Fotiadhi
Spiro Harallamb Konduri
Manushaqe Muhin Çoçoli
Edi Ndoc Luarasi
Skifter Mehmet Konica
Telat Hasan Hamzaraj
Fejzo Hysen Sejdini
Gjergj Spiro Zheji
Skënder Haxhi Alliu
Petro Spiro Zheji
Nuri Isuf Hamzaraj
Robert Petro Ndrenika
Gaspër Mark Çurçia
Kimete Shefki Berisha
Kiço Spiro Zbogo
Marketin Pashko Shoshi
Arben Zyhdi Basha
Gëzim Sul Erebara
Leonora Vasil Grazhdani
Suzana Mahmut Saraçi (Beluli)
Muharrem Ferid Skënderi
Laureta Aristidh Shundi (Gjini)
Lili Shemshedin Vendresha
Orhan Hajati Bega
Isuf Ferik Spahiu
Luigj Kol Gurakuqi
Vera Asllan Sojli (Vorpsi)
Shefki Mustafa Shkodra
Valter Bexhet Bablusha
Vilhelm Sulo Konjari
Sami Sulejman Bakalli
Pjetër Nush Gjoka
Enrik Zef Paci
Tom Nikoll Nikolla
Ganimet Daut Vendresha (Simixhiu)
Skënder Jovan Morcka
Donika Jani Gjoni
Pashko Ded Meçaj
Zamira Zihni Berati
Elmaz Xhevdet Cela
Kristaq Andrea Rada
Ermelinda Kol Pema (Paparisto)
Manushaqe Mahmud Cekani (Kiri)
Lenika Zisi Zotria (Morcka)
Aima Neki Radovicka (Zadea)
Agim Xheladin Rroi
Diamanda Zihni Berati
Dilaver Hasan Lamko
Agron Bardhyl Alia
Xhemal Rrapush Laçi
Liljana Rustem Sokoli (Petrelaj)
Myzejen Rexhep Dervishi (Balla)
Liri Hasan Alimehmeti (Seferi)
Eleni Leonidha Dusha (Adhami)
Bahrie Sali Dani (Lusha)
Mynyfe Bexhet Vorpsi
Qanie Abdyl Jonuzi (Haxhihasani)
Roza Nikoll Anagnosti (Xhuxha)
Bujar Xhaferr Doko
Jolanda Andon Rexhepi
Ndoc Kol Paci
Kleo Pandi Evangjeli (Mulla)
Zana Aqif Papajani
Dolli Muharrem Gjinali
Neka Shefki Turkeshi (Idrizi)
Efteri Kristaq Pasko
Drita Qazim Pelingu
Lazër Pjetër Vlashi
Avni Shefki Resuli
Feriz Riza Smajli
Kozma Dhimitër Lara
Vera Ibrahim Deliallisi
Spiro Lluka Kalemi
Aleksandër Lek Cefa
Sali Abdyl Shijaku
Marie Ndue Kraja
Kujtim Abaz Shehu
Novruz Xhemal Barimi
Meleqe Xhemal Cungu (Alushi)
Dalip Myftar Topulli
Anita Ali Take (Prodani)
Suzana Andon Trebicka
Natasha Petro Lako
Vasil Thoma Melo
Veli Kasem Islami
Marika Shan Vila
Atalanta Dhimitër Pasko
Vangjel Pino Liza
Thanas Harallamb Papadhopulli
Limos Hulusi Dizdari
Ismail Qazim Zhabjaku
Saimir Omer Kumbaro
Llukan Stefan Tako
Janulla Ilia Zheji
Frida Andon Zeqo
Stefan Gjon Hajmeli
Timoleo Pavllo Flloko
Fatos Petro Tusha
Pleurat Fahri Sula
Aurora Ymer Saraçi
Jani Thoma Melo
Ali Ismail Juma
Ermal Sadik Kaceli
Luan Ramiz Dibra
Abdulla Emin Cangonji
Dionis Gjergj Bubani
Bardhyl Rauf Fico
Halit Myfit Minxolli
Demail Ismet Tola
Sokol Vait Shupo
Arianita Petro Marko
Rikard Karl Ljarja R
oland Bardhyl Semini
Resul Fehmi Carçani
Klinton Rexhep Gilani
Gjergj Pjetër Mazreku
Irini Gaqo Ica
Nikolin Kel Naraçi
Riza (Enver) Emin Oparaku
Vitore Loro Sallaku
Isuf Jakup Jaçe
Fatmir Qerim Peza
Bashkim Shyqyri Rada
Hamdi Reshat Petrela
Përparim Ali Panariti
Albert Kel Naraçi
Arianita Petro Kristo
Halim Qerim Peza
Qemal Ibrahim Osmangai
Jeta Kostaq Nase
Haki Ibrahim Katroshi
Adelina Rahmi Nova (Mamaqi)
Xhavit Tahir Haxhiu
Roza Sami Cuçi
Shkëlqim Zyhdi Basha
Luiza Sokrat Cako (Papa)
Haki Shaban Dulli
Mira Cefo Gjoni (Fico)
Loni Thoma Papa
Mynevere Beqir Kazazi (Theodhosi

Shkruajtur Nga Agustin Anila Miraka

Burimi/Facebook/Kujtim Cekani