Home

Lajme

EDHE SE…

No Comments Argëtim Letersi

Nga Ar Alsana

Dimri,
vjeshtën
me ca stuhi e vetëtima
pabesisht e mundi
dhe të fundit gjethe
ashtu pa u zverdhur
dhunshëm degës i’a shkundi

Hutuar fare vjeshta
mornica plot, lakuriqësisë u dridhërua
siç, ditëve të ikura kot, pa dashuri
në menopauzë, një mesogrua

Vjeshtës ,
kurrë, sythi nuk çel
poetit, ç magji muzën ja përkëdhel ?
piktori në ç’pikëmjalti e ngjyen të artin penel ?
me gjethe, pa gjethe, mistike ajo ngel

Binjake, me vjeshtën mesogruaja ngjan
njëra nuk çel syth
tjetra, s’ngel shtatëzanë
njëra plot mistere me gjethe bën magji
tjetra, me thinja e nur mondan
jetës i shton fisnikëri

      N . Ç

VULLKAN I FJETUR SYTË E TU

No Comments Argëtim Letersi

Nga Ar Alsana

Nga ç’bigbeng vallë sytë e t’u u krijuan !?
ç’thërmija ,a, shkëndi ishin që kombinuan ! ?
ç’u shtrydh në univers, e i mbushi me lëng magjik ! ?
ç’ofsham u shndërrua në epsh dashurie
që shpirtin më pik ! ?

Vullkan i fjetur sytë e tu
( Unë veç për Vezuvin kam dëgjuar)

Thellë nuk u zhytem dot , diç më trëmb
qerpikëve më kacavirret një hije plumb e rënd
e shkund përtokë ,
e përplas
e shëmb.
Qartësojë shikimin
ngazëllehem tek shoh
imazhn tim kulluar,
maj gishtash vallëzon në vështrimin tënd
e , unë mrekulluar verbohem e tëra
në çast përndritem sërish
grindem me ca flutura të harbuara,
të pabindura, pa mënd
që në degë damarësh nuk zënë vënd.
Vetiu, mbyll syt si një çupëlin’ e brisht
mbase fluturat e parandjejnë
se vullkani do shpërthej sërish ! ?

Me dritëllavën e syve të t’u xhelozuar
Dielli po se po
por edhe Hëna, qenka tërbuar

    N . Ç

Pse Berisha e foltorja vazhdojnë ta sulmojnë akoma Bashën?

No Comments Lajme Opinion

Nga Skëënder Sadri KAPITI

Basha pasi dha dorëheqjen nuk është dukur shumë në publik, por është treguar tejet tolerant dhe mjaft politikan i moderuar duke lënë që zhvillimet në PD të zhvillohen lirshëm , që të dalë e vërteta dhe e drejta në dritë, të dalin manipulatorët, mashtruesit, spiunët e ishregjimit ,komunist, te ekspozohen proamerikanet fallco dhe të korruptuarit në mënyrë që antarësia e PD-së, të djathtët dhe të mashtruarit nga foltorja berishiste të ndërgjegjsohen e të dalin e te shkeputen nga tranzicioni spekulativ,korruptiv e mashtrues i politikës së vjetër.

Më heret Basha u akuzua nga “non grata” Berishë dhe mbështetësit non gratistë si Lul “brava” por tani ja ku e kanë selinë foltoristët dhe kongresistet foltoristë të cilët llomotitën zhurmshëm se do e bashkojnë PD-në dhe do e rrëzojnë Edi Ramën.

Por përkundrazi PD vetëm sa u përca prej tyre akoma më shumë.

Lulzim Basha me të drejtë i vuri bravën derës së Selisë për të mos lënë të hyjnë në të i shpalluri non grata dhe mbështetësit e tij sepse Berishës i kanë vendosur bravën

dhe ia kanë mbyllur dyert edhe SHBA e Britania e Madhe e që pritet që t’ia mbyllin derën edhe shtetet e BE-së.

Por pse Berisha edhe tani me grupin e tij “NA BASHKOI NON GRATA AMERIKANE KUNDËR KORRUPSIONIT” po e sulmojnë Bashën?

Dhe cfarë dinë dhe ndjejnë ata te Lul Basha?

Ata ndjejnë se Basha për ta përbën “kërcënim” dhe e shohin atë realisht si kryetar të Partisë Demokratike, dhe i cili ka edhe mbështetjen e SHBA-ve. Kjo tregon se foltoristëve nuk u intereson pushteti sepse e dinë se kurrë ata nuk mund të vijnë në pushtet, por atyre u intereson vetëm Partia Demokratike për ta pasur atë strehë dhe mbështetje që ky grup foltoristësh të kenë mundësinë që të zvarriten e të zhagiten në politikë, që ta përdorin politikisht PD-në për interesa personale dhe si avokati politike për të mbrojtur sa të munden korrupsionin dhe zullumet e tyre.

Berishës dhe këtij grupi politik të kamur me para dhe të ngejshëm sorollaten nëpër salla e nëpër studio televizive ku mitingojnë, shpifin, intrigojnë e përgojojnë më shumë kundër Bashës se sa kundër zullumeve të Edi Ramës sepse këta vetë janë zullumqarë e mashtrues të aftë e të sprovuar.

Foltorja e Berishës funksionon sipas përvojës komunisto-enveriste të hetimit e të ndëshkimit politik kundër individëve e grupeve “armiqësore” që dalin kundër kryetatit dhe sipas parimit shaj e shpif se dicka mbetet. Kjo sepse deliri i pushtetit dhe patologjia politike e pseudokryetarit e rren veten se ai është edhe pronar e kryeministër i Partisë Demokratike, që si të tillë e njohin vetëm mediat politike, korruptive e mercenare.

Berisha de fakto nuk është as antar dhe as deputet i Partisë Demokratike e jo më kryetar i saj, por e gjiithe ajo se cfarë ai bën ,kjo i bën dëm vetëm Partisë Demokratike dhe shqiptarëve, pasi një veprim i tillë i foltoristëve i jep oksigjen pushtetit të Edi

Ramës.Berisha mund të jetë njeriu më i interesuar që nuk dëshiron fitoren e Partisë Demokratike,sepse ai do që të mbetet si individi i cili vetëm atij t’i atribuohet lavdia personale, sikur vetëm me Berishën PD fiton; por, në fakt është e kundërta, është ajo se Berisha e shkatërroi të djathtën shqiptare,dhe prej tij PD-së i ka ardhur kjo gjëndje dhe të gjitha humbjet i faturohen atij.

Vleresimet per trofete ne festivalet e fundvitit, ne kohen e diktatures

No Comments Kulture

Nga Gjergj Sulioti
Kjo orë kineze, ka qënë trofeu i Çmimit të tretë në festivalit të 22-të me këngën “Rritesh në për vite” të Pjetër Gacit dhe Hysni Milloshit.
Xhami i është thyer atë natë që ma dhanë, pasi pas përfundimit të festivalit erdhi të na takonte në prapaskenë një nga personat më të lartë të regjimit për të na dhënë përurimet e diktatorit dhe në panik e siper për të na rreshtuar, ora ra për tokë dhe u thye.
Për shumë vite me radhë u mbështet në një cep të dollapit dhe më tregonte orën. Rrëfente e heshtur dhe “xhamthyer” se kur do zgjohemi për të zënë radhën e qymëshit, kur do shkojmë në prova, kur në Radio, kur në Premierë, kur do flemë, kur do çlodheshim dhe kur do hame bukë.
Në fund të fundit, kjo ishte jeta e artistëve shqiptarë në mesin e viteve ’80 pa marrë parasysh talentin, mundësinë dhe vlerësimet.
Pas hapjes së kufirit u zëvendësua nga disa ora elektronike dhe hyri në një kuti të errët, së fundmi u rishfaq ende krenare dhe xhamthyer si një relikë e festivaleve të këngës.

Burimi/Facebook

“SHPIRTI I NDARË” OSE SKIZOFRENIA

No Comments Shendetesi

Alfons Grishaj
Në përditëshmërinë tonë, ballafaqohemi me njerëz të afërt që ndryshojnë sjelljen sikur t’mos i kishim njohur kurrë më parë, dhe të habitur shprehemi: “Ua…po si ndryshoj ai apo ajo?” Kjo kategori nuk ka ndryshuar, sepse ashtu ka qenë (Kripto-skizofrene- Kripto-bipolar, Kripto- NMS etj), por shkalla e rëndesës së sëmundjes na sjell para syve realitetin e panjohur. Të prekurit nuk mund t’i ndash në personalitete melankolike, flegmatike, kolerike apo sanguine, se, nuk kanë vetëdije dhe nënvetëdije, andaj skizofrenia quhet, “ shpirt i ndarë”. Sipas meje, pa marrë rolin e spsecialistit…, por vetëm të vëzhguesit, përjetuesit dhe studiuesit të këtij fenomeni: të sëmurët e prekur e kanë origjinën nga geni, vuajtja dhe tragjedia e momentit.
Fjala skizofreni u përdor për herë të parë nga Paul Eugen Bleuler, psikiatrist zvicerian, doktor i një shkalle superiore që u bë tepër i njohur me studimet në psikiatri dhe termat e tija u përdorën nga doktorët më në zë, përfshi këtu dhe Zigmund Frojd. Një ndër pikat e skizofrenisë është sjellja katatone (Ç’rregullsi në sjellje). Ece-jaket tona të përditshme pothuajse nuk e vënë re pa u përplasur me të. Disa “shkollarë”, sjelljen skizofrene e servirin si mendim ndryshe, “kozmik”, si “zhvillim kontravers…” Le të ndalemi pak këtu! Sepse, po e ngatërruam termin filozofik me tipologjinë dhe termin e sëmundjes bëjmë një gabim trashanik.
Bisedat dhe shkrimet kontraverse e kanë zanafillën që nga koha e Platos, Sokratit, Niçes, etj … duke pasur filozofinë dhe vlerën autentike, pa pasur nevojën e deformimt dhe devijimit në nonsens. Njohja e realitetit vë në lëvizje monitorimin e sjelljes së personit. Nëse personi është i paqartë në përgjigje dhe irealen e paraqet si realitet, duke këmbëngulur në “vërtetësinë e patjetërsueshme” (pa hyrë në dëgjimin e zërave…etj), logjikisht na informon për simptomat e sëmundjes. Megjithë përparimin e shkencës rezulton se, mjekimet anti-psikopatike sjellin një dramë pothuajse të njëjtë, Vetëvrasje! Proklorperazine, Dopamina, Haloperidoli, 2×1, Kloropromazine 100, Triflouperazinë, elektroshok etj…nuk janë një zgjidhje permanente, por vetëm përmirësojnë situatën në mpirjen e neuroneve agresive.
Disa e ngatërrojnë Skizofreninë me shpirtin pozesuar (possessed). Testamenti i Ri shpjegon se, Jezu Krishti u ndesh mbi 20 raste të tilla, ku Dialli kish pushtuar trupat e njeriut…Father Cipriano de Meo, shpjegon se, shpirtrat e prekur nga dialli…reagojnë menjëherë nga lutjet dhe janë të gatshëm të përgjigjen në format më violente, kurse rasti me “shpirtrat e ndarë” (skizofrenia) reagimi është zero. Të njëjtën gjë shpjegon dhe Gabriel Amorth, exorsisti më i madh i kohës moderne… Pra, nuk është e vështirë për t’i dalluar dhe ndarë rastet. Qoftëse, personi i prekur nga “Lo spirito del male” nuk duron predikimet dhe lutjet e exorcistit, vërtetohet katërcipërisht që personi është prekur nga dialli. Ndërsa i sëmuri skizofren nuk reflekton ndaj predikimit, lutjeve dhe tërheqjes së vëmendjes të shoqërisë në ambjentin që e rrethon, përkundrazi , shkalla e rëndesës rritet!
Aktualisht, jemi ndeshur dhe vazhdojmë të ndeshemi me fenomenin Covid-19 që është i zgjuar dhe agresiv. Covid-19 është si bateria që elektrizon dhe aktivizon sëmundjen e rrezikshme (pikat e dobëta të trupit tonë), të njohura ose të “fjetura”, deri tek kanceri dhe zkizofrenia…Gjatë kësaj periudhe kovidiane, ka pasur shumë vetëvrasje, varje, flakje nën shinat e trenit, hedhje nga ndërtesat, vrasje në familje. Ndërsa vetëvrasjet me armë kanë qenë më të rralla. Shkapërcimet logjike kanë qenë në shkallën më të lartë, frymëzuar dhe trajtuar si një “dialektikë Hegeliane”, nga Hidra-t dhe hipokritët që na rrethojnë në udhëtimin human. Megjithatë, humanizmi duhet të jetë sa më vigjilent…Pasi të evidentohet fenomeni, i sëmuri duhet të largohet nga terreni apo shtrati “komod”. Paralelisht duhet t’u bëhet me dije familjes dhe trupës mjekësore, gjithashtu dhe shoqërisë dhe institucioneve ku militon i sëmuri… Sepse, masa profilaktike, izolimi kontrollon paranojën dhe hebefreninë, duke e zbutur sëmundjen në nivelin e përmirësimit të pranueshëm.
Ta dini ! Askush nuk i bie më fanfareve për një balonë Zhyl Vernejane, “Pesë Javë në Balonë”, ose trumpetizon “Fler De Mari”, si ikonë e qëndresës që nuk përkon me “misterin e fajit”…Sepse, shkenca dhe realiteti nuk sheqerizohen me fluska sapuni në ozonin e grisur, por prekin me dorë si, St. Toma, duart e Krishtit në misterin e Hyut. Dashuria për njeriun është dashuria për Zotin! Ndërsa dashuria për Zotin është dashuria për jetën shumë dimensionale në bukurinë qiellore të udhëtimit të shpirtit në infinit. Hipokrizia dhe humanizmi i rremë i lules dhe i thikës, kurrsesi nuk bëhen balsam në koloninë skizofrenike të shekullit 21, përkundrazi, benzinë! Çdo njeri që lëndon dikë tjetër nuk është njeri i mirë! Ndërsa çdo njeri që përpiqet në shërimin e të sëmurit apo të lënduarit…ecën në llavën vullkanike pa e ndjerë magmën!

Burimi/Facebook/Vatranet Michiganit

Miho Gjini – MIHAL LUARASI

No Comments Kulture

Në 5 vjetorin e largimit nga jeta
Si nesër, më 30 tetor 2017, nuk do ta kishim më profesorin tim, personalitetin artistik të Artit Skenik Shqiptar, regjisorin, dramaturgun e estetin Mihal Luarasi. Dhe që la në kujtesën tonë artistike disa spektakle brilante së “Intrigë dhe Dashuri”, “Dhelpëra e Rrushtë”, “Një dashuri e tillë”, të pashlyera ndër vite e dekada për paraqitjen mjeshtërore, finesën e elegancën artistike.
Lindi po në Korçë, në vitin 1929 dhe u formua në të njëjtën atmosferë të gëzueshme të këtij qyteti të kulturuar. Po me të njëjtat të dhëna, pas mbarimit të shkollës fillore, pranohet në Liceun Artistik të Tiranës, në Degën e Aktrimit, të cilën e mbaron në vitin 1952. Mbas një farë kohe, dërgohet për studime të larta në Degën e Regjisurës në Akademinë e Teatrit dhe Filmit të Budapestit, duke e kryer atë me rezultate shumë të mira, në vitin 1958. Prej këtij viti, ka punuar si regjisor në Estradën e Shtetit, në Teatrin Popullor, në Teatrin “A.Z.Çajupi” të Korçës, në Teatrin e Operës dhe Baletit, si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve dhe si specialist në R T SH.
Bëhet i njohur në sferën e teatrit, qysh në fillimet e tij, me vënien në skenë të dramës së Shilerit “Intrigë dhe Dashuri”, të cilën e realizoi në vitin 1956, si punë diplome. Do të tërhiqte vëmendjen përsëri me komedinë e Shekspirit “Dy Zotërinjte nga Verona”, në vitin 1959 dhe me pjesën e dramaturgut Çek, “Një dashuri e tillë”, vënë në skenë me studentët e Institutit të Lartë të Arteve, në vitin 1961, ku prekte probleme të mprehta sociale, që ishin tabu për kohën.
Kulminacionin e vet do ta arrinte me vënien në skenë të komedisë së Figueiredos “Dhelpra dhe rrushtë”, e cila nderohet me Çmimin e Parë, në Festivalin II Kombëtar të Teatrove Profesioniste të Shqipërisë.
Shfaqja tjetër e mprehtë e regjisorit Luarasi, që nuk arriti të shfaqej, ishte “Orfeu zbret në ferr”, të Tenessi Uilliamsit (për vetë idetë e saj, që sfidonin kohën, me simbolet e përdorura kundër dhunës, shtypjes së njeriut, ndrydhjes së personalitetit dhe raportit erotik etj.)
Prirja e tij perëndimore nuk e bënte që të ishte indiferent ndaj pjesëve nacionale. Kështu, pas vënies në skenë të komedisë së Kin Dushit, “Banorët e Shkallës Nr. 6”, në vitin 1963, merret me realizimin skenik të dramës së Minush Jeros, “Të pamposhturit”, dhe të dramës së Dritëro Agollit, “Mosha e Bardhë”, dhjetë vjet më pas (1972). Dy vjet më vonë, edhe me dramën e Fadil Paçramit, “Çështja e inxhinier Saimirit” (1974).
Me përjashtim të spektaklit “Të pamposhturit” (1971), që kishte prurje interesante, të tria spektaklet e tjera krijuan debate në sferat partiake. Ekstremi i këtyre diskutimeve do të vinte me paraqitjen në Festivalin Kombëtar të Teatrove, prej tij, të dramës së Minush Jeros, “Njollat e Murme”, e cila u cilësua nga vetë diktatori Hoxha, si “liberalo-revizioniste”dhe do të anatemohej nga shtypi partiak dhe opinioni publik, duke sjellë si pasojë edhe burgosjen e autorit.
Gjashtë vitet e burgosjes së Luarasit pasohen me dhjetë vjet punë rraskapitëse në Komunalen e Tiranës, sipas ligjit partiak të “Luftës së Klasave”. E drejta për të qenë plotësisht i lirë si njeri, për të ushtruar edhe të drejtën e profesionit, i jepet vetëm në vitin 1996, kur ai, rishtazi, vë në skenë pjesën hungareze “Hekurat”, të Arpad Genc. Me ndërrimin e sistemit shoqëror emigron në Hungari, ku edhe punësohet. Rikthehet në vitin 2002, duke u angazhuar përsëri në jetën teatrale, si regjsor, si dramaturg dhe esseist. Dramat e tij, “Korbi i Bardhë” dhe“Gomone”, patën reagime të ndryshme, pro e kundra, qoftë edhe për potencialin artistik, qoftë edhe për vënien e tyre në skenë, nga vetë autori. Po libri me artikujt e tij kritikë, “Kujtesa që nuk fle”, u mirëprit nga lexuesit e kulturuar të teatrit.
Mihal Luarasi, do ti kishte këto oshilacine në veprimtarinë e tij teatrore, për vet bindjet e tij estetike të përparuara, që nuk përputheshim me ngurtësimet partiake të kohës, si edhe me prapambetjen e teatit tonë të asaj kohe. Ai qe e mbeti si një prijs i artit modern dhe po këtë frymë e treste edhe në mësimdhënien që bënte tek ne studentët e aktrimit. Te veprat skenike e kërkesat estetike të Luarasit, emocionet burojnë e rrjedhin nga një analizë e pastër, e cila depërton në mëndjen e gjithëkujt. Ai sillte në skenën shqiprare një risi të mbështetur në trajta elegante pasqyrimi. Pa ndëhyr tek aktori, duke e lënë atë të lirë të krijonte mizanskenën e tij organike, duke u kujdesur , si për masën e veprimit e të lëvizjeve , po edhe për pastërtinë e të folurit skenik. Qe një regjisor-pedagog me kulturë të gjërë e etikë qytetare, i mënçur e hera herës ironik , kur parballej me të vjetrën e injorancën, si edhe më pikëpamje të kundërta me të tij.
Në vitet e fundit të jetës së tij të trishtuar, pas privacioneve të gjata, në “Kampet e Riedukimit”, -sikundër quheshin atëhere burgjet për të pabindurit e kundërshtarët e regjimit, ndodhte që pinim ndonjë kafe posht pallatit ku ai banonte me Edin (shoqen time të klasës) e do ta kalonte rrugën me shkop në dorë. Pa e humbur asnjëhere humorin “e hidhur”, që asnjëhere nuk e braktiste, po befas edhe me seriozitetin e një mendimtari e esteti të madh. Më dhuroi dy nga botimet e tij të kritikës teatrale, ndërkohë që më ktheu te redaktur edhe monografinë time për Artistin e Popullit Nikolin Xhoja, duke mos i kursyer fjalët e tij të mira, që jo pak herë i kursente, me maturinë e kërkesava të tij të larta. Më kishte dashur gjithmon ky njeri, ne ditë të bardha e të zeza, tek hoqëm të njejtin kalvar e për të njëjtën dramë “fatkeqe” që s’kishte asgje të keqe, po që “nuk i pëlqeu Mbretit komedia, a e vraftë Perëndia”,-sikundër thoshte Hamleti i Shekspirit! I paharrur qofshë o Profesori im, Artist i Popullit Shqiptar, Mbret i Artit tënë Skenik…
Rishkruar në Piqeras, sipas librit tim “SHPIRTI ARTISTIK” (2014), më 29 tetor 2022

Burimi/Facebook

Kujtim Gjuzi – 13.5 miliard rrena te mister 20% ne $

No Comments Lajme Opinion

Kujtim Gjuzi Kryetar i Komisioni i Ndertimit dhe Zhvillimit Urban Opozita Keshilli Bashkiak Tirana 2000 – 2004
7 Pyetje kryeministrit ne vitin 24 te pushtetit hajn me KÇK & PPP
1 – A je ti Edvin Rama qe me ke thene;
O Gjuzi… O Mret…. shko fillo nderto Pallatin se Une do ndertoj Kulla 33 Kat ?
Je ti qe betonizove 11 parqet Sportive ne Tirane dhe 11 kinemate o Edo !
Çfare perrallis kot me kot per kate shtrese apo helbete gjobevenien e rradhes per fushate!
2 – A je ti Edvin Rama qe ke thyer vendimin e keshillit Bashkiak Tirane duke dhene leje te ndertohet mbi 11 Kate dhe po ashtu betonizimin e qendres historike a e fillove ti ?
3 – A je ti Edvin Rama qe deshe te bashkosh me hark “Triumfi” Hotel Tiranen me Kullen Cilinder ne oborr te Muzeut Kombetar ?
4 – A je ti Edvin Rama qe anulloje leje per shesh ndertimi te pasardhesit tand Brojka dhe dergoje seksre pas anullimint te ketyre lejave per t’ia dhene studiove tuaja leket e rinovuara?
5 – A je ti Edvin Rama qe more matrapik per te shembur kate shtese perballe Librit Universitar i paguan “gjoba” per ty dhe ti heshte ?
6 – A je ti Edvin Rama qe dergove Vaedin L te me bente presion per te firmosur vendim qarkullues per nje ndertim te Parku i Liqenit ?
7 – A je ti mister KM ER tashme mister 30% € qe Bunkerin ne Surrel e ke ne token pa letra rreth 700 m2
Mashtro sa te mundesh Edvin Rama per as kohe sa Sali Baca nuk te merr seriozisht me te rrezu.

Burimi/Facebook

Mërgimtarët nga Zvicra dhe vende të tjera të Perendimit bëjnë:

No Comments Aktualitet Lajme

THIRRJE PËR NDËRPRERJEN E GREVËS NË KOSOVË!

-Letër e hapur drejtuar të gjidha institucioneve përgjegjëse, në veçanti Kryeminstrit z. Albin Kurti, për ndërprerjen e menjëhershme të grevës në gjithë Republikën e Kosovës!
-Shumica e këtyre që na kanë thirrur janë votues të Albin Kurtit dhe të Vjosa Osmanit. E thonë hapur opozitën nuk e votojmë më kurrë, por nëse edhe ju nuk bëni zgjedhje do të futeni në të njejtin grup!… Kosova është jeta jonë!

Shumë i nderuari z. Kryministër Albin Kurti!

Mbyllja e padrejtë e të gjitha shkollave në Republikën e Kosovës në emër të „një greve gjëja për përmirsimin e kushteve“ me vendimin e sidikatës së shkollave (SBAShK) është një akt i padrejtë dhe i papërgjegjshëm pa marrë parasysh nivelin e arsyeshmërisë! Por tani, kur po bëhet një muaj dhe ende nuk ka kurfarë zgjedhje alternative gjërat kanë kaluar në neveri! Nuk duam të komentojmë më tepër për udhëheqjen e sindikatës „e sinkronizuar“ me shumicën e ashtuqujtur „opozitë“, e cila hapur po solidarizohen me Beogradin, që hë për hë është e vetmja politikë që po vjen nga andej, që Kosovën e dëshiron të destabilizuar me të gjitha mjetet përfishirë këtu edhe „me elemetët e brendshëm“, siç është rasti konkret, me „lojtarët sindikalistë“!
I ndruari z Kryeminister Kurti, nesër ose pasnesër dikujt nga lojtarët „që përfaqësojnë faqen e zezë“ mund t’iu tekët edhe për ndonjë sabotim të ndonjë institucioni, me mjete tjera, siç ju ka tekur tani lojtarit dhe kryesindikalistit Jashari! Dhe çfarë duhet të bëjë shteti, konretisht Qeveria Kurti? Po ne qytetarët çfarë duhet të bëjmë? Detyrë e kujt është ta pastrojë çdo mbeturinë që bllokon institucionet?… Në këtë rast po bëhet bllokimi i shkollave!
Kërkojmë nga ju z. Kryeministër Kurti të bëni një zgjedhje urgjente, maksimalisht të pranueshme që të jetësohet procesi arsimor në praktikë!

Jemi gati për mbështetje me të gjitha resurset që kemi!

  1. Nëse Qeveria Kurti, aprovon ndonjë vendim për mësimdhënës të pranueshëm
    që bën zgjedhje ne do ta mbështesim.
    a). Jemi poashtu të vetëdijshëm se edhe të gjithë mësimdhënsit nuk janë pa përgjegjësi ligjore që ta sabotojnë pa mbarim procesin arsimor.
  2. Janë të shumtë mërgimtarët që gjatë komunikimit kur flasim për ndërprerjen e grevës e thonë hapur se shumë deputetë në Kuvendin e Kosovës e marrin rrogën duke shkelur ligjin, pasi në shumë raste në momentin e votimit, ata nuk janë në sallë, dhe kjo quhet sabotim, pavarësisht se janë deputetë të pozitës.
  3. Ne kemi votuar për ndryshim, por në vend të ndryshimit po shijojmë (shpeshëherë) sabotime, dhe mosfunksionim të institucioneve, ose po përjetojmë shumë sjellje njejtë sikur qeveritë e kaluara!
    Mbetemi me shpresë se thirrja jonë do të ndikojë në ndërhyrje sa më të shpejtë që në Kosovën tonë një orë e më parë të ndërpritet greva dhe të filloi procesi i arsimit në gjithë Republikën e Kosovës. Kosova na ka gati kurdoherë, kudo që e kërkon nevoja!

Nga mbështetësit e „Platformës për Referendum Kombëtar“ nga Zvicra dhe vende të tjera të Perendimit.
www.platformakombetare.com

Në perëndim, nuk ka pagesë nese nu ke punue.

No Comments Lajme Opinion

Obligimin për orët e humbura, e marrin sindikatat

Debatet qellimkqia ne një emision, mund të konstatohet se, ishte sulm ndaj qeverisë, duke harruar se në perendim orët e humbura të punës i kompenzojnë Sindikatat ndersa shteti nuk e merr atë përgjegjësi.

Qeveria ka bisedue me sindikatat dhë u ka ofrue ate qe sipas mundësisë financiare ka mund të iu ofrojë por, fatëkeqësishtë “ opozita” përkrahëse dhë këshilltare e sindikatave jo stabile dhë jo bindëse në kerkesat e tyre, lenë me kuptue që po qe se edhe ndonjë shtesë qoftë edhe për ato 25 euro, kush mund të garantojë, anipse veq janë paralajmëruar edhe grevat resurseve tjera, që nuk është qellimi i bllokimit respektivishtë rrëximit të qeverisë.

Arësya, “opozita” është në panik nese konsolidohet sistemi i drejtësisë, prokurorisë, hetuesisë dhë përdorimi në praktikë i vetingut.

Kryeministri, po sillët sipas rregullave të Konventave Ndërkombëtare në raportet Sindikatë-Qeveri, që e pëcjellin edhe ndërkombëtarët dhe po të kishin vrejtje ndaj sjelljeve të Qeverisë, me siguri se do të reagonin.

Debati në A-TV, ishte komlet tendencioz nga përfaqësuesit e partive opozitare duke dhënë spjegime hamendëse, jo kompetente por tendencioze.

Prandaj, Ministria e Arësimit, duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarimin e Konventave Ndërkombëtare në raport më Qeveri-Sindikata.

Në përendim, askush nuk guxon që t’i mbyll shkollat përderisa në lamit tjera prodhuese, veprimtarive tjera ekonomike, sherbyese,

është e drejtë e sindikatave e cila e merr përsipër t’i kompenzojë grevistet për ditët e humbura. Kuptohet, ato e kan fondin sindikal qe mund t’i përballojnë shpenzimet nga anëtarësia e cila, kuptohet se bucheti i tyre është shumë në i madhë dhë e planifikojnë senpér sa ditë mund ta shantazhojnë qeverinë sipas buxhetit egzistues.

Kjo, nuk vlenë për shkollat sepse konsiderohet vepër antikushtetuese.

Sindikatat, fatëkeqësishtë kanë hyrë në mal pa sakicë, siq edhe do të vërtetohet kur bëhën analizat e pavarura rreth grevave duke i mbajtur shkollat e mbyllura që janë aktet më rënda dhë më brutale që mund të marrin epitet, veprimtari armiqësore.

Udhëheqjes së sindikatave të arësimit, asesi nuk po iu hynë në kokë se kjo sjelljë ka konotacione të rënda me kosto të dobësimit edhe ashtu të nivelit të ulët më përmasa jo

vetem të dobëdimit por edhe të shkatërrimi dhë të deformimit arësimor.

Kjo është një pa drejtësi e pa tolerushme ndaj nxënësve prandaj, fjalën duhet ta kenë prindërit përmes organizimit të tyre, duke kërkuar më qdo kusht hapjën shkollave.

Sindikatave dhë punëyorëve të arësimit, nga ana e prindërve duhet t’u ipet ultimatum që, nga hëna mëdimi të zhvillohët në më mënyrë nirmale, nes mund të quhet normale, duke mos pritur në marreveshjet, Qeveti-Sindikata.

Le të paditën në mes veti por, shkollat të hapën, qe neser ose nga e hëna e ardhshme.

Shkruar nga Hafiz Shala

NDALU, KU SHKON ZEF PALI ?

No Comments Argëtim Histori

Nga Sami Repishti
Publiku në gazeten “Flamuri” numer 215 viti 1978.
Zef Pali 16-06-1910 21-11-1977
Ndalu, ku shkon Zef Pali? Nji djal shkodran i ka sot dy fjalë me ty. Nuk lehet sot shoqënija kështu pa folë, pa kuvendue; as nuk mund të largohen sot prej tejet ata që të deshtën e të ndigjuen fjalën e zanin, e në heshtje me ndejë kur ti, shtigjet, që nuk kan ma kthim, po merr.
Ndalu, Zef Pali! Rinia e qytetit ku linde dhe u rrite sot âsht burrnue, e pjekë nga e keqja e vuejtja, gjykon ajo ma mirë fjalët e punët e sotshme; por, mos harro se në atë vend që së bashku braktisëm, ka shumë filiza të njomë që ende kanë nevojë për ushqim. Sepse nuk ka shumë shtylla arbënore rreth e rotull tyne, o Zef, që sot ball-hapun para të rijve të dalin, e me bindjen e profetëve biblikë, të proklamojnë se Shqipnija âsht e Shqiptarëvet — edhe pse Shqiptarëvet u âsht mohue vendi në Shqipni…
Jam këtu me të kujtue, Zef Pali, pse tragjedia që na tronditi të gjithëve nuk âsht nji lamsh i pa formë që rokulliset në boshësi; jam këtu me të kujtue se ai mal vuejtjesh e vaji të ndërpremë, se ai akt poshtënimi e ai ortek shtypjeje e shnjerëzimi që na sot përballojmë, âsht ngritë si guri mbi gur mbi tragjeditë vetiake e familiare të të gjithë neve. Jam këtu sot me të kujtue se sot ka nji tragjedi në çdo njeri, në çdo familie, në çdo shtëpi të atij vendi ku linde dhe u rrite, o Zef Pali.
Më kujtohet dyqani i babës tand, në të hyme të rrugës At Shtjefën Gjeçovi. Dy hapa nga e majta, ishte Rruga Skënderbej; nga e djathta, ishte Rruga Lek Dukagjini, e pak ma poshtë , Rruga 28 Nanduer. Kur nuk rrijshe në dyqan, ti shkojshe në shkollë, ku çeta e Fretenve Françeskanë punonte, si bleta në zgjojt e begatshëm, për të mirën e Shqipnisë e të Shqiptarëvet të vorfën. E ardhmja e yte ishte përcaktue, që të edukoi, e që të frymëzoj, o Zef! Ashtu si të njohëm na, ti je prodhimi besnik i Shkodrës tremijë vjet Shqiptare.
Por çka mund të tham ty sot, o Zef Pali! A duhet të kujtoj unë ty se Zefat e vramë an-e-kand Shqipnisë kanë të gjithë familje, e prind, e fëmij? Ti e din ma mirë se çdo njeni nga na, sepse në atë qytet që të ushqej në fëmini me dashuni për atdhe, jeton sot grueja yté djali yt, o Zef. Tridhejtë e tre vjet ma parë, kur ti u largove, ajo ishte e re, e voglushi ishte nji fëmi i njomë. Sot ata kanë ndryshue. Në atë qytet që të brumosi rininë sot vajton nji plakë, sot derdhë lot nji fëmi i burrnuem. Në atë qytet të gjithë jeten tande sot vajtojnë me qindra të rij që të njohën e që ndigjuen kobin tand. Në atë qytet që të deshti, shumë janë ata që të deshtën, e që sot të kujtojnë me dhimbje e krenari.
Shqipnija nuk âsht sot, vendi i andrrave tueja, o Zef Pali! Atje vajtojnë nanat, vajtojnë fëmijt, vajtojnë motrat, për vllaun, për babën, për djalin. Shqipnia nuk âsht sot vendi i andrrave tueja, o Zef Pali! Ajo âsht sot kombi i të vejave që vajtojnë fatin e tyne e të burrave të humbun nëpër botë. Kush e din sa herë ne fushat e përqëndrimit e në kampet e punës së detyrueshme ku u ndrynë për tridhetë-e-dy vjet vllaznit e motrat tona, kush e din sa herë duhet t’a kenë pyetë ata vehten:
« Pse u largove e më le rrugëve pa mbrojtje o baba im, o biri i im, o vllau i im, o burri i im?». Kush e din sa herë edhe voglushi i yt që u burrnue duhet të ketë përsëritë: « Pse u largove o babë?». Kur dimni ngrinte, e urija lodhte trupin e tij të njomë, natën në vetmi, shpesh duhet të ketë tretë ai në mendime për ty, e me gjithë zemër duhet të ketë urue ai natë të mirë, për së largu. Sot urimet e tij janë mbarue; ditën që kobi i vdekjes tande ka hye në shtëpinë ku nanë e djal banojnë, me lot duhet të ketë vajtue i riu dhe e ama, e në mbramje si përherë, urimin e natës së mirë për të parën herë ai ka ndryshue e me zemër të plasun nga shpresa e vdekun me vdekjen tande, o Zef, ai të vetmen qetësi ka muejtë me gjetë tuj pëshpëritë me frikë — me frikë o Zot! — « pushofsh në paqë, o babë; kryenaltë do të jem unë gjthëherë për ty».
Në mendjen e të riut, pa dyshim do të kenë kalue kujtimet e gjata e kuptimi i tyne; sepse baba Zef ka vdekë në mërgim që të mos ketë Shqipnia të tjera gra pa burra e të ndamë për jetë e për së gjalli; që të mos mbushen në Shqipni burgjet me njerëz të pafajshëm përsëri; që të mos ndërtohem kampet e përqëndrimit në çdo fshat të atdheut Shqipetar; që të mos dergjet rinia në punë të randa e të detyrueshme; që të mos shfrytëzohen njerëzit si skllavët e mesjetës e të kohëve feudale; që të mos rriten
fëmijt, si u rrit ai vetë, pa babë, pa ndihmë, pa mbrojtje, — sikur Shqipnia të ishte vendi njerkë i atyne që e duen ma shumë se vehten.
Kurrë ndonjiherë tjetër ideali i shqipnisë për Shqiptarët nuk ka qenë ma kuptim-plotë; kurrë ndonjiherë tjetër nazionalizmi Shqiptar nuk pati baza morale ma të forta, e ma shumë të drejtë me qenë kryenaltë. Historia na mëson se që nga profetët e Izraelit e deri te shejtënesha e gjallë Shqiptare, Nana Terezë, kuptimi i qytetnimit dhe i kryenaltësisë njerëzore ka qëndrue, jo në ushtritë e perandoritë e fuqishme, që u shkrumzuen pa lânë asnji shenj e gjurmë, por në të vërtetën e madhe që ata proklamuen, në drejtësinë e pakorruptueshme që ata predikuen, në lirinë e pakushtëzueme që ata dëshiruen për vehte e për të gjithë pa përjashtim.
Emni i yt, o Zef Pali, nuk u shkrue me germa të mëdha në shtylla të gjana gazetash e faqe muri me ngjyra që i shlyen shiu i parë i verës. Ti nuk gëzove titujt e naltë të pushtetit e të publicitetit që ul e ngren njerëzit simbas erës që frynë. Por, flej i qetë, sepse emni i yt u kalit në zemrat e atyne që digjen për Shqipni, që vuejn për gjakun Shqiptar, që luten për njerëzimin mbarë. Aty âsht guri themeltar i çdo tempulli, i çdo qytetnimi, i çdo kulture, i çdo rilindjeje, i çdo përparimi; aty âsht çelsi i fitores së njeriut mbi botën e pashpirt që e rrethon, i fitores së njeriut në përpjektet e tij për çlirimin e njeriut kudo e kushdo qoftë ai.
Pusho në paqë, o Zef!
Nji paqë që t’a uroj në emën të shumë Shqiptarëve që nuk kanë mundësi me u shprehë. E bashkë me fjalën tonë, merr me vehte në banesën tande të fundit edhe ndjesitë e mirënjohjes, e lutjet dalë nga thelbi i zemrës, që sot thuhen në shumë shtëpia Shqiptare, me dashuni e dhimbje për ty.

Burimi/Facebook/Franc Pali