Home

Lajme

Abdi Përgjegja – Lule në çdo stinë

No Comments Argëtim Letersi

Ndjenjat nuk kanë stinë,
që të ftohen kur vjen vjeshta.
Apo në dimër të ngrijnë,
e të çelin kur vjen pranvera.

Ca thonë janë si poezia,
por jo të gjithë këtë e dinë.
Unë ju them se dashnia,
e vetmja lule që çelë çdo stinë.

Me moshë thotë një tjetër,
e çuditet kur lexon vargun tim !
I them,si vena sa më e vjetër
aq më me vlerë e më shijim.

Së fundi kam një fjalë,
krejt të kjartë pa qesendi.
Shpirt i njeriut mbahet gjallë,
jo me frymë por me dashni.

Miku Artit

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *