Home

Lajme

Elona Caslli – Çohu! Çohu! Çohu!

No Comments Aktualitet Lajme

Vendndodhja- Shkolla e Baletit
Personazhet- Një polic, një burrë i moshuar që kishte një qese me manaferra në duar dhe e tundte ngadalë duke thirrur- 2000 lekë manaferrat.
Ora- 16.30
Përballë Shkollës së Baletit ka një furrë buke ku shërbejnë edhe kafe. Futem të marr një kafe dhe teksa pres radhën prapa shpinës sime, dëgjoj një zë që ulëret; Çohu! Çohu! Çohu!
Zëri është i vrazhdë dhe vrazhdësia e tij më bën të kthej kokën. Teksa kthej kokën shoh një polic bashkie që i hakërrehet burrit të moshuar me qesen e manaferrave në duar.
Afrohem. Polici nuk është më shumë se 40 vjeç. Sytë e burrit të moshuar janë të përhumbur dhe qesja e manaferrave lëkundet si lavjerrës në duart e tij.
Shikimi im kryqëzohet me atë të policit.I them veç pak fjalë- A ke prindër në shtëpi zotni?! A ke babë në shtëpi?! A ke Zot?! Çfarë po bën?!
Pllakos heshtja. Jemi tre. Unë, polici dhe burri me manaferra. Polici rri i heshtur për pak sekonda e mandej kapërcen rrugën për të hipur në makinën e bardhë ku shkruhet ” Policia Bashkiake”
Post Scriptum- Ndërkohë që kryebashkiaku rrugaç ka kullëzuar një qytet të tërë, na vjedh çdo ditë me inceneratorët imagjinarë, lëshon zagarët e tij të persekutojnë njerëzinë që mundohet të fitojë bukën e përditshme në një cep rruge, sepse i prish imazhin e Kryeqytetit Evropian të Rinisë 2022.
Elona Caslli

Burimi/Facebook/Autorja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *