Home

Lajme

Gjeto Turmalaj – ** SHEN TEREZA **

No Comments Argëtim Letersi

-5 Shtatori përvjetori i Shejtrimit-
~
O shejtja Terezë,
Bije e kombit shqiptar,
e trojeve të Ilirisë,
Linde shqiponjë kolose e Arberise,
.
More thirrjen prej Jezusit te Hyjnisë,
Fluturove në vise të largëta të Indisë.
E ngado ece, ne limane të sigurta
Vendlindja e dytë për ty, tu ba Kalkuta.
.
Studiove në shkolla me shumë urtësi,
Flijove jeten për të varfrit me dashuri.
Gerbulen u pastrove, e nëpër faqe u fshive lotet,
Fitove emër Nane, që të thirri një botë.
.
O Shen Tereze,
u shpalle edhe Nana e dytë,
Pas Nanes, Jezusit, Zojes Bekueme Mari,
Papa Françesku te kanonizoi shejte ne perjetsi.
Dita 4 Shtatorit i vitit 20016
Date historike, pergjithmonë do të jetë.
Nanë e vlerave të mëdha njerzore,
.
Nanë e shejtë e drites Hyjnore,
Nanë bamirsie e papershkrueshme,
Nanë dlirtësie, tani e shejtnueshme.
O Shen Terezë,
Mbete flakë e shejtë e pervujtnisë,
Gjithçka flijove në emen të mirësisë,
Shperndave mëshiren e Hyjnisë,
Modeli i sotem i shejtnisë.
Dashuri që pate për Jezu Krishtin,
.
Ne jeten toksor e ishe vula e Zotit, ishe mëshira,
Ishe dritë, ishe bekim, ishe kripë,
Tani për amshim,
Je e shejtnueshme qe na mbush me rreze,
O Nanë e Globit, O Shejtja Tereze!
.
Gjeto Turmalaj
Nga vllimi “Ditenetet e Jetes”
Botua edhe ne Revisten “Jeta Katolike” New-York.

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *