Home

Lajme

Hasan Hasani – Perkola – Gjon Marku në magjinë e jetës

No Comments Argëtim Letersi

                  Gazullorët
          një vepër e çmuar vlerash universale

Tradita shqiprtare nuk e lë të qetë asnjëherë Gjon Markun. Libri më i ri në këtë fushë vjen në vitin 2018 me titull “Gazullorët” (traditë shqiptare në Rilindjen Europiane) dhe sjell materiale shumë të rendësishme dhe të dokumentuara me fotografi dhe faksimile që kanë peshë historike. Librit i prin shkrimi “Në gjurmët e identitetit europian” ku pikënisje ka Gjon Gazullin që është njëri ndër personalitetet më me vlerë dhe me kontribut, shumëdimensional, për Shqipërinë. Ndërkohë studiuesi Gjon Marku që për këtë libër ka ecur dhe hulumtuar nëpër arkiva të ndryshme të Europës, sidomos në ato të Italisë, sjell materiale dhe të dhëna të çuditëshme, për ta ndriçuar periudhën e Gazullorëve të Mirditës që vunë në shërbim të atdheut të tyre qënien dhe mendjen e ndritur që dispononin. Pastaj vjen shkrimi “Traditë humaniste shqiptare në Rilindjen Europiane “duke u mbështetur në dokumentet e hershme që nga viti 1300 si dhe shtrirja e Gazullorëve në Europë, sidomos në Itali, dhe në Republikën e Raguzës (Dubrovniku i sotëm) në Kroaci. Është me inters zbërthimi i faktografisë “Rreth origjinës së Gazullorëve”, me ç’rast shërbehet me të dhëna konstruktive dhe historike të pamohueshme për të ndriçuar këtë problem të rëndësishëm për shqiptarët, përkatësisht për kontributin e mirditorëve në historinë e shqiptarëve. Në mënyrë shtetrruese Gjon Marku nxjerr në dritë kushtet dhe rrethanat që detyruan Gazullorët e Mirditës të marrin rrugët e botës, rrugët e mërgimit ku dhanë kontribut në vendet ku jetuan, po kurrë nuk e harruan origjinën dhe veprimtarinë e tyre e lidhën nyje me vendin e origjinës. Në libër vend të dukshëm zë edhe “Migrimi i familjes së Gazullorëve” i vjelë nga burime të ndryshme arkivore dhe dokumentare, të cilët migruan nga Gjazujt e Mirditës për arsye mbijetese, pasi Mirdita ishte vend i ashpër malor. Vendosja e tyre në Raguzë u hap shtigje jetese. Në një dokument të Nikollë Ranjanit, në gjysmën e parë të shekullit të XVI-të, që paraqet autori Gjon Marku në libër thuhet se nga 152 familje raguziane, dymbëdhjetë ishin shqiptare. Ky kapitull “Familja e Gjon Gazullit” është paraqitur me dokumenta relevante, madje Gjon Marku ka dhenë edhe një skemë gjenealogjike të familjes së Gazullorëve. Njëherësh rëndësi u kushtohet Gazullorëve dhe si “Familje ballkanike diplomatësh” me ç’rast dihet se Gjon Gazulli ishte ambasador i Skënderbeut. Studiuesi Gjon Marku u kushton nga një kapitull edhe bijëve të kësaj familje si humanistë të mëdhenj që bënë emër në Europë, si: Pal Gazullit, Andrea Gazullit, Imzot Gjon Gazullit, Dom Andrea Gazullit, Dom Gjon Gazullit, Dom Nikollë Gazullit dhe Dom Jak Gazullit (emrat përsëritën ndër dekada dhe shekuj) që flitet bindshëm për viganët e kësaj familje që ndriçuan kudo ku jetuan dhe punuan, ndër të cilët, Gjon Gazulli jo vetëm që u bë Profesor në Universitetin e Padovës në vitin 1433, por ky personalitet u bë i shquar edhe në astronomi dhe matematikë, një personalitet dhe shkencëtar me vlera universale andaj nuk e teproj nëse them se studiuesi Gjon Marku na pasuroi me një vepër të madhe vlerash universale për njohjen e familjes së gazullorëve që mahniti Italinë nga migrimi i saj e deri në fillimin e shekullit të kaluar. Të gjitha këto që i ka paraqitur Gjon Marku në librin “Gazullorët” janë të dëshmuara me një literaturë dokumentare të gjërë e shterruese, që flet për përkushtimin dhe seriozitetin e studiuesit mirditor.
*Botuar në Librin Hasan Hasani, “Autorë dhe vepra mirditorësh” Shtëpia Botuese “Faik Konica”, Prishtinë 2021

Burimi/Facebook/Gjon Marku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *