Home

Lajme

Izmit Miti Imeri – AROMË MALLI!

No Comments Argëtim Letersi

Përmallohem për aromën e çajit të malit,
Kur mesverës çel prore i buzëqeshur,
T’ia prek kurorën edhe qafës së malit,
Duke i marrë erë bjeshkës së rreshkur!

Më merr malli dhe për kroin e ftohur,
Dhe për ato lisa kapur dorë për dore,
Të shuaj etjen dhe shpirtin e lodhur,
Që nëpër dekada është djegur prore!

Përmallohem për çdo gur e shkëmb,
Që dikur qëndroja ulur si shqiponjë,
Të prek bjeshkët pëllëmbë për pëllëmbë,
Dhe të takohem me miq dhe shokë!

Nuk dua jo, që të vdes i përmalluar,
Pa i prekur dhe njëherë ato maja të larta,
Nuk dua jo,që të vdes i përvëluar,
Pa i shkruar mbi gurë disa fjalë të arta!

Atje dua t’jem,kur dielli t’i lëshoj rrezet,
E unë t’i pres e t’i mbledh në grushtin tim,
Mallin që kam ta derdh në gurë të brezit,
E me aromë bredhash ta shëroj shpirtin!

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *