Home

Lajme

Namik Selmani – Të prekësh ëndrrën e brezave

No Comments Lajme Opinion

Emocione me rastin e marrjes së shtetësisë amerikane
Namik Selmani
Të thuash se ishte një kryeditë jete, prapë nuk ke forcë që t’ia bësh me fjalë kurorën asaj.
Në pamje ishte e zakonshme si ditë. Njerëz që shkonin në punë në një vjeshtë që sa ka filluar. Një freski e butë shtatori. Një ditë e dielltë me lëvizjen karakteristitike të vrullshme bostoniane Për mua dhe mjaft emigrantëve nga e gjithë bota ishte jo e zakonshme. E bukur në madhështinë esaj. Shkonim në sallën e madhe ku do të bëhej ceremonia e Betimit të ri Besnikërisë si quhet ceremonia e marrjes së shtetësisë amerikane. Pas saj dhe jehonën e Himnit të flamurit amerikan para të cilit vihet dora në zemër.
Ky ritëm sikur garonte me emocionet e një dite të shënuar të paharruar si është për gjithë emigrantët marja e shtëtësisë amerikane. Vjen kjo ditë pas disa viteve këtu të qëndrimit, të punës të studimit në marrjen e shtetësisë amerikane.
Pas kaq viteve të jetës në këtë shtet të madh , të fuqishëm të bukur, pjesë e ëndrrës së mijëra e miliona njerëzve në botë, vjen një ditë që ti e merr atë. realisht dhe zyrtarisht merr Cerifikatën e Natyralizimit.
Para flamurit amerikan e para përfaqësuesve të shtetit amerikan, para teksit të betimit që iu dha secilit, ishte pjesë e ceremonisë, para mjaft familjarëve të secilit ti përjeton emocionet e paprovuara më parë.
Në krah kisha vajzën që është bërë “veterane” në krahasim me mua në këtë vend.
Të gjithë nxitonin të bënin kujtimin e ditës pranë flamurit të vënë në krye të sallës si një monument u historisë dhe kulturës të këtij shteti të madh. Rastisi që unë të bëja i pari foto e të tjerët u vunë në radhë. NJë radhë e bukur. Kujtim me fëmijët që atë ditë ishin bërë pjesë e festës së prindërve të tyre. Kur të rriten dhe ata do ta kuptojnë madhështinë dhe shenjërinë e kësaj ditëfeste të paharruar.
Kujtime të vëllezërve e motrave.
Shumë më të mëdha se të provimeve ishin këto emocione që jetojnë gjatë në kujtesë. Të bëjnë të gëzuar krenar. Të lumturojnë. Të obligojnë të bësh më shumë për këtë vend e vendin tënd.
Në duar na erdhi një tekst po kaq emocional, i mençur. Një portë e ndritshme mirëseardhjeje që na sillte shpirtin amerikan.
Ja se si na e shprehte këtë gëzim vetë Presidenti Biden në letrën e tij:
…Sot ju keni fituar një titull të ri që është nderi më i madh që mund të ofrojë demokracia jonë për qytetarët e SHBA Urime dhe faleminderit juve për zgjedhjen dhe besimin që Amerika është e denjë për aspiratat tona.
Çdo emigrant vjen në Amerikë prej rrethanave dhe arësyeve të ndryshme.
Po si brezat e mëparshëm të emigranteve përfshirë këtu dhe familjen time ekziston të paktën një tipar i përbashkët GUXIMI. Guximi që të lini pas çdo gjë që ju keni ditur, shtëpinë tuaj e të jetoni, të dashuroni e të nisni një jetë të re në një vend tjetër.
Në këtë rrrugëtim drejt Amerikës ju keni lëvizur në më shumë se një vend të ri.
Ju keni besuar të jeni pjesë e kësaj ideje.
Ideja e Amerikës është që secili meriton të trajtohet në mënyrë të barabartë që ne të jemi Kombi i së Mundurës.
Që nga themelimi i kombit tonë burimi i forcës dhe dinamizmit ka qenë edukimi dhe avantazhi, pasurimi i kontributeve sakrificave dhe ëndrrave të brezave të emigrantëve si ju.
Unë jam i nderuar t’ju uroj mirëseardhjen amerikanëve të rinj në vendin tonë të madh të emigrantëve.
Fjala e Presidentit e kishte brenda atë rrjedhë emocioni, gëzimi dhe krenarie dhe per ne qe do të jemi këtej e tutje pjesë e këtij vendi të begatë Këtë emocion pa dyshim e merr dhe çdo shqiptar, çdo emigrant i ardhur këtu nga bota në kuadrin e 100-vjetorit të marrëdhënive shqiptaro-amerikane.
Me këtë rast po sjell për miqtë e mi dhe parathënien e librit tim “ Ëndrra amerikane” Ai është botuar 4 vite më parë, por është aktual edhe sot.
Unë kam një ëndërr! Ne kemi një ëndërr!
Rizgjimi i përjetshëm i Martin Luter Kingut
Kur bëja atë rrugë dhjetrametërshe për të shkuar në atë shkollë të vogël të atij qyteti e kur isha vetëm 13 vjeç, diku në sheshin qendror të Vashingtonit, i paharruari Martin Luter Kingu do të mbante fjalimin historik me atë temë të bukur ëndërrimtare “UNË KAM NJË ËNDËRR” ose e thënë anglisht “I HAVE A DREAM!”
Unë në atë kohë as që mendoja se ç’bëhej në botë aq më shumë në Amerikën e lirë dhe me shumë ide për të ardhmen. Ishte një vend që as duhej përmendur në shkollë, në rrugë dhe në shtëpi. E natyrisht, edhe unë kisha shumë ëndrra aso kohe, edhe pse nuk kisha një tribunë ku t’i thoja dhe të mbroja atë që kërkoja. Dhe e dini se cila ishte ëndrra ime e atij viti?? Të kisha një shishe bojë shkrimi më tepër. Shpesh nga rruga dhe nga ndonjë lojë fëminore që bënim, boja që mbanim në duar për ta dërguar në shkollë mund të derdhej. Në shkollë do të vazhdonim dialogun me diturinë e, kur derdhej boja, nuk gjendej lehtë. Mbase do të doja edhe pak më shumë fletore se mbaroheshin duke bërë të gjthë detyrat. Sytë tanë ishin aq shumë të dritëzuar dhe të uritur për shkronjën që sikur vallëzonte në sytë tanë dhe në trupat tanë shpesh edhe të uritur. Ah, po, një ëndërr tjetër më lindi kur më dhanë që të vishja një kostum popullor kombëtar, me të cilin dola në një për të recituar poezitë e para në një tribunë që kishte më shumë lule. Po vihesha para qytetit për të recituar poezinë e parë.
Nuk e di se kush ishte fotografi i asaj dite, po do të doja që ta kisha të paktën foton e asaj feste që e pashë pas disa ditësh në një nga stendat e shkollës dhe më vonë m’u fut në kujtesë. Ëndrra krahëkëputur e një shisheje bojë bashkohej me dritën, me dritën e dobët dhe shpesh të munguar. Bash si të ishim migjenianë “PAK DRITË O SHOK, O MIK, O VËLLA!” ISHTE NJË LLOJ KLITHME KOMBËTARE. Ndërsa drita që kërkoja unë lidhej me centralin e vogël të qytetit që, sikur rënkonte kur qyteti me kaq shumë dritare shtëpishë, shkollash, spitalesh, dyqanesh, donte më shumë dritë e ai nuk i jepte dot.
Rrugët nuk duhet të ishin dritëzbehta, që ne të ndërtonim një të nesërme më të ndriçuar më të fortë. Doja që t’i jepja ëndrrës pasaportën e saj të parë, të dytë… Pak më vonë unë mora një diplomë mësuesie dhe mesazhi i fuqishëm frymëzues i Martin Luter Kingut do më vinte më i plotë, më fisnik. Tashmë kisha edhe një detyrë të bukur e të vështirë para meje. Kisha para syve në bankat shkollore nxënësit e mi të shkollës së mesme. E gjëja më e pakët që mund të bëja, ishte që të diskutonim për të ose edhe të jepja disa rreshta përmendësh që do ta pasuronin fjalorin e tyre kulturor kur të shkonin në shtete të tjera. Edhe sot ai na vjen goditshëm si një det i dallgëzuar në sy, në varg, në fjalë, në kujtesë, në atë gjëra të dobishme. Me dëshirën e madhe e të bukur që të kishim më shumë Ura e të mos kishte gjerdhe për qytetarët e botës. Ura, të cilat shkojnë shpesh deri në kufinjtë e mrekullisë. Nuk ka rëndësi pjesa e formimit historik të tij që nuk është i ka shpëtuar atij fjalimi, por mesazhi dhe koha kur u tha. 1963-ta do të hapte dyer shekujsh. Do të bëhej pjesa e ëndrrave të njeriut të thjeshtë për një botë të drejtë, të paqtë, pa luftra, për një botë të begatë, për një botë të bukur. Mesazhi i Martinit ishte emancipimi i një shoqërie, qoftë ajo amerikane qoftë edhe në çdo cep të botës, pavarësisht ngjyrës së lëkurës, gjendjes ekonomike, vendit ku banonte. Duke ndjekur sot kronikën e plotë të fjalimit të asaj dite na bien në sy disa gjëra të bukura e të veçanta. Operatori që regjistronte me kamera fjalimin, herë pas here jepte portretet e të rinjve e të rejave amerikanë që, në vend të duartokitjeve, shumë herë kishin zgjedhur meditimin për ditët që i prisnin në jetën e tyre. Sy ëndërrimtarë deri në pakufirin njerëzor. Në vitin 1968 vetëm 5 vite më vonë në pritjen që ish-presidenti Xhon Kenedi do iu bënte astronautëve që shkuan për herë të parë në hënë do t’u thoshte atë thënie-monumentale sa për mijëra ëndrra të njerëzve të thjeshtë. Në se dikush priste të dëgjonte e të shihte vetëm atë urim protokollar për atë që ata kishin arritur në të gjithë horizontet e jetës së një kombi.
Ai shkoi më tej dhe tha: “NE DUAM QË TË DËRGOJMË JO VETËM NJË OSE DY NJERËZ NË HËNË, PO NJË KOMB TË TËRË. Pa koment! Edhe kombi ynë e ka këtë ëndërr. Mbase duhet nisur nga Ëndrra e Bashkimit ose e një mbrothësie më të madhe. E pamë këtë ëndërr në fytyrat e shqiptarëve në Sheshin “Skënderbej“ në vitin 1990 kur në atë shesh do të fliste mes një gëzimi të papërshkruar e një shpresë të madhe Bejkeri. Do të shfaqej disa vite më vonë kur Shqipërinë do ta vizitonte ish Presidenti Xhorxh Bush. Në Kosovë kjo shpresë do të ndizej si ëndërr lirie. Ëndërr e madhe e lirisë u zgjua me një tjetër president si Bill Klintoni që edhe sot e kësaj dite është Heroi i pazëvendësueshëm i shqiptarëve. Në të dy rastet sytë e goja e shqiptarëve kishin një kryefjalë “Ne e kemi një ëndërr”. Se sot e kah mot të gjithë me zë të lartë e me zë zemre do të themi sërish E KAM NJË ËNDRR -I HAVE A DREAM Në një nga pjesët e fjalimit të tij është ky fragment. Sa shumë ide ka ai për të gjithë kohërat! Sidomos për pushtetin. Se një drejtim jo i mirë i pushtetit, si ndodh rëndom në Shqipërie, mund të vrasë sa e sa ëndrra të njerëzve të thjeshtë ose mbarë një popull. Ja, sa bukur e ka thënë ai në atë kohë: “Por ka diçka që unë duhet ta them për njerëzit e mi, të cilët qëndrojnë në pragun që të çon në Pallatin e Drejtësisë. Në procesin për të fituar vendin tonë të merituar ne nuk duhet të jemi fajtorë për veprime të gabuara. Le të mos kërkojmë të kënaqim etjen tonë për liri duke pirë nga kupa e hidhërimit, zemërimit dhe Luter Kingu mund të quhet me gjuhën publicistike “Themelues i ëndrrës sociale”. I një ëndrre për barazi dhe drejtësi. Përtej asaj ëndrre që është marrë si studim shkencor. I asaj ëndrre që sot mund ta quajmë edhe “Horizonti i paprekur i një bote”. Ëndrra që thur e që kërkon që të bëhet realitet për Luter Kingun dhe për ata mijëra njerëz në sheshin e Vashingtonit, në mbarë Amerikën ka pika takimin dhe ndarjeje me atë të Frojdit. Për secilin individ, grupim social, komb madje edhe për mbarë botën, ka një ëndërr më shumë. Vetëm Metafora e ndërprerjes së jetës, e lë në mes ëndrrën. Një ëndërr që s’duhet t’i zërë lesën e gardhit të fqinjit për ta dërguar më larg gardhin e për të fituar qoftë dhe dy metra më shumë në bahçen tënde. Dikur me një grup shkrimtarësh bëmë një vizitë në një shkollë të mesme. Gjëja e parë që mund të mendohet në këtë takim është fjala e shkrimtarit për veprat e tij për të nesërmen. Unë zgjodha një klasë dhe mendova të bëja diçka ndryshë.larg atyr poave që marrin njerëzit për të treguar se sa mund të dinë. Atë ditë unë u bëra shoku i tyte për të mos thënë nxënësi i tyre për atë përvojë që kishin fituar deri në atë kohë në jetë. Intuita e mësuesit e “braktisi” pak poetin në atë ditë. Në një klasë mature ku më ra rasti të futem, i kërkova miqësisht nxënësve që të bënin qoftë edhe me disa rreshta një ese letrare me temë “Sikur të isha kryetar i bashkisë së qytetit tim”: Njësoj sikur të thoja “Unë kam ëndërr të bëhem kryetar i bashkisë së qytetit tim” Dhe e bënë. Dhe e bënë shumë mirë. Si poetë dhe sociologë. Dikush shkroi dhe një poezi. Ata ishin vetë 18 vjeç pak të pjekur, por edhe pak trazovaçë. Rebelë të bukur të moshës që kishin në supe. Të them të drejtën, e kisha në mendje atë thënie- lapidar të Martin Luter Kongut “Unë kam një ëndërr” Dhe ata shkruan bukur me mjaft ide. Sa bukur do ishte që ato ide që lidheshin me të nesërmen e prindërve të tyre, të atyre vetë, t’i kishte në tavolinën e tij të punës dhe kryetari i ri i bashkisë! “Unë kam një ëndërr” – ishte dhe mbeti kryefjala dhe simbolika e një shoqërie emancipuese, demokratike. Është një simfoni e shpirtit të lirë njerëzor. Thuhet: “Vend i mjerë! Trembet kush e sheh veten! Këtu dëshpërimi u bë zakon dhe mode.”
Në morinë e ëndërrimtarëve të mos biem në grackën e dëshpërimit. Ndodh nganjëherë se je i kapur si në skenën shekspiriane që është shfaqur që para 400 vitesh në një skenë të Makbethit. Brenda ëndrrësngjizjes dhe realizimit të saj, është dhe ideja e patriotizmit. Ka mbi 2000 vjet që në mendjen dhe në gojën e mërgimtarëve të botës citohet në mënyra të ndryshme thënia e Cicëronit “Ubi bene, ibi patria! (ku ndjehem mirë, është atdheu im) Bota ka shumë ëndërrimtarë, po jo të gjithë janë guximtarë që ta dërgojnë ëndrrën në kufinjtë e prekjes. Manifesti i Luter Kingut është një poemë ku ka shumë energji, ka shumë retorikë të kapshme, ka shumë filozofi si ka dhe një realitet që ne e prekim çdo ditë në jetën tonë të prindërve e të atyre që nuk kanë lindur ende. Ishte dhe mbeti një arkitekturë shekujsh që nuk kanë ardhur akoma në botën njerëzore. Kanë kaluar më tepër se një gjysëm shekulli nga ajo ditë.
. Kanë kaluar më tepër se një gjysëm shekulli nga ajo ditë historike kur u lakua ajo fjali. Shumë gjëra për mbarë kane ecur në botë, në Amerikë. Por prapë mesazhi i asaj dite është i fortë në atë që duhet bërë, se të gjthë kemi dhe do te kemi një ëndërr të re që do punë, sakrificë. Dhe optimizmi i Martin Luter Kingut është më se i qartë. Të gjithë e dimë dhe e besojmë pa mëdyshje se sa mundim duhet që të realizohet një ëndërr. Një ëndërr që njerëzit të duan njëri- tjetrin. Që të bëhen më të lehta ngjitjet në malet e lartë dhe në fund sërish t’i kthejmë zotit gjënë më të bukur që na dha, DASHURINË për gjithçka na rrethon. Ëndrra jonë është shumë e madhe dhe njerëzit shumë herë tremben kur shohin dhe mendojnë se sa thellë brenda shpirtit të tyre jane ëndrrat e tyre “të vogla”që nuk i lejon të shikojnë ëndrrën e madhe. Në çdo epokë duhet të ketë njerëz që, me guximin e ëndrrës së tyre të tërheqin drejt mbarësisë një komb të tërë. “Unë kam një ëndërr sot. Unë kam një ëndërr se një ditë çdo luginë do të lartësohet, se çdo kodër e mal do të bëhet lehtësisht i ngjitshëm, se vendet e ashpra do të zbuten dhe vendet e torturuesve do të bëhen rrugë të drejta dhe lavdia e Zotit do të zbulohet e ne të gjithë së bashku do ta shohim.”Jeta është karvanim ëndrrash, por kur sheh se si kanë sakrifikuar të tjerët për ta prekur atë, edhe ti e ke më të lehtë. Edhe ne, shqiptarët, e kemi më të lehtë. Boston,

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *