Home

Lajme

Dashnor Sula – Hakmarrja ndaj grupit mediatik dhe shkatërrimi në 4 ditë i të gjithë imazhit turistik shqiptar

No Comments Lajme Opinion

Sot është dita e 4 që rruspat e shtetit, me urdhër të Kryeministrit mësyjnë në “Prestige Resort” për të vijuar me shkatërrimet njësoj si Rusia në Ukrainë.
Në të gjithë këtë histori mund të nxjerrim qartë disa konkluzione.
1️⃣Nuk kemi të bëjmë thjesht me një luftë të shtetit ndaj paligjshmërisë, por një hakmarrje politike. Nëse do të ishte ndryshe operacioni nuk do të zgjaste 4 ditë e më shumë. Kemi parë që kur IKMT futet në aksion, brenda pak orësh rrafshohen dhjetra godina e mos të them lagje. Por në rastin konkret IKMT del bën shembje me matrapik edhe në ditë pushimi zyrtar, por ama kur shkon ora 15:00 e lë punën. Rruspat ngrihen dhe ikin për të ardhur sërish ditën tjetër ndërkohë që punojnë si Breshka. Kjo është prova më e qartë se kemi të bëjmë me një hakmarrje dhe me një qëllim që të shkaktoj sa më shumë dëm ekonomik dhe diskretitim ndaj biznesit dhe pronarit të saj.
2️⃣Dëmi ekonomik patjetër që është katastrofik. Kjo është evidente.
3️⃣Dëmtimi i imazhit të resortit. Edhe kjo është e sigurt.
4️⃣Por dita e katërt e sulmit të paprecedent e shtetit ndaj “Prestige Resort”, me duart e veta kryeministri po shkatërron imazhin e Shqipërisë në sytë e perëndimit. Mund të duket sikur nga ky operacion po dëmtohet vetëm biznesi në fjalë. Por në fakt po bëhet një javë që pamjet e ngjashme me një vend luftë janë në të gjithë evropën. Kur këto skena ndodhin në një resort që është vizituar nga kryeministri dhe nga ministrat më të rëndësishëm të kësaj qeverie. Kur këto skena armiqësore ndodhin në një resort që është promovuar nga ky kryeministër dhe Ministri Turizmit i kësaj mazhorance, çfarë garancie do të kenë tur-operatorët evropianë që s’do të ndodh e njëjta gjë apo më keq në një resort tjetër më pak të njohur apo qoftë edhe shumë të njohur. Deri dje “Prestige Resort” njihej si resorti që priste mbledhjet e ministrive me karakter turistik, si resorti që u bë streha për familjet që mbetën pa shtëpi nga tërmeti i 2019, si resorti që mikpriti shtetasit afgan që u larguan nga vendi i tyre me trazira. Por sot ata që do pranonin sqarimin e cunguar të institucioneve del se na paska probleme. Edhe sikur të jet e tillë, siç ndodh në Itali, në momentin që ndërtimi është bërë, ka qenë paaftësi e shtetit për ta kapur në kohë ndaj subjektit privat i vendoset gjobë por objekti legalizohet. Ose do duhet të pritej vendimi i gjykatës dhe kur flet drejtësia të gjithë heshtin.
5️⃣Nga analiza e mësipërme edhe një mëndje më e lehtë do dilte në konkluzionin që kemi të bëjmë me një hakmarrje politike dhe jo luftë ndaj paligjshmërisë. Natyrshëm lind pyeta: hakmarrje politike ndaj kujt? Ndaj një pronari që ka gjithashtu një grupmediatik që sipas të dhënave është nga më të ndjekurit dhe për hirë të së vërtetës ka është munduar të ruaj kredibilitetin, të jenë profesionistë. (Njeri pa gjynahe nuk ka në këtë botë, por po marrim analizën në total). Përball këtyre të dhënave ndihet nevoja për të ngritur alarmin se Sulltani ka sulur gjithë shtetin për të gjunjëzuar një biznesmen që ka një grup mediatik që nuk pranon që linjën editoriale tja diktoj kryeministri.
●Ky fakt do duhet të na alarmoj të gjithëve. Shoqërinë civile, neve opozitën, duhet të solidarizoj edhe mediat e tjera. Nëse do tolerohen të tilla sulme ndaj fjalës së lirë te “komshiu” nesër do jetë te dera jonë dhe sdo ket kush të na mbrojë. Në këtë aspekt, ne opozita sduhet të kompleksohemi që të ngrihemi e të reagojmë ndaj sulmeve me prapavijë censure të kësaj qeverie. “Një popull që fle në demokracci, zgjohet në diktaturë”. Diktatura vendoset gradualisht ndaj duhet të jemi vigjilent e të mos e lejojmë. Qytetarët duhet ta dinë se një media e nënshtruar është një dritare më pak për të denoncuar padrejtësitë ndaj tyre. Ndaj të gjithë së bashku duhet të reagojmë. Edhe biznesmenët sduhet të tregohen dritëshkurtër. Mund të kënaqen momentalisht por pasojat ekonomike dhe sociale më pas do jenë shumë më të mëdha.
Duhet ta kuptojmë se nuk është luftë ndaj paligjshmërisë, është luftë ndaj atyre që spranojnë të nënshtrohen dhe që spranojnë të mbyllin sytë përball SKANDALEVE.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *