Home

Lajme

Irina Hysi – KLONIM KULTUROR

No Comments Lajme Opinion

Në kuadrin e mutacionit të krijimit në tregun kulturor, kriteri i origjinalitetit ka evoluar me vepra të cilat realisht përbëjnë krijime intelektuale dhe një qasje të re ndaj veprës. E konceptuar nga vepra paraekzistuese dhe efekti që jep nocionin objektiv të origjinalitetit me një bosht përzgjedhjeje dhe pa rregullim sistematik që konsiston në një formë të re krijimi në kushtet e kritereve të përzgjedhjes dhe ndikimit të metodologjisë së punës që mund të vijë nga një inteligjencë artificiale (“shih TË BËSH).
Ngritja e mendimit për rolin e një reflektimi në aktin e krijimit na detyron të mbrojmë me frymën e punës, kohën që i japim veprës, me fokus konceptin e rritjes së mendjes krijuese të artistit për të përshkruar shumëdimensionalitetin e procesit te tij mendor.
Sa mbështetet krijimi në publik?
Krijimi konsiderohet si një kërkesë bazë e përhershme ku nocioni i origjinalitetit duhet të krijohet dhe të mbrohet nga gjeniu krijues, kuptimi subjektiv i tij dhe analiza kritike e ideve, kompozicionit, shprehjes dhe mesazhit që përcjell veprën. Ky thelb do të kristalizojë krijimet në çdo formë, të shprehura në çdo stil, një ide, subjekt, material, informacion që përbën veprën kur dixhitalizmi ka marrë përsipër të mbulojë anonimitetin nga murmuritja dhe zhurma indiferente e shekullit, jo. pavarësisht kujt i referoheni.
Mbrojtja e personalitetit është detyrë ekskluzive e prodhimit të shënuar nga individualiteti i krijuesit. Sa është i mbrojtur tek ne personaliteti i autorit?
Çfarë është një krijues?
E drejta morale e autorit në domenin publik është një armë efektive për mbrojtjen e veprës së tij. Nevoja për shpërndarje respekton edhe integritetin e veprës, e cila nuk respekton garancinë e autenticitetit dhe rezistencës që karakterizon krijimin. Të drejtat morale na tregojnë ndërindividualizmin që duhet t’i jepet përparësi kërkesave tona dhe të publikut për zhvillimin e personalitetit njerëzor. Autori gëzon të drejtën e respektit në emër të cilësisë së stilit të veprës, gjë që tregon se kjo vepër është e pazëvendësueshme, e papërshkrueshme, e përhershme.
A e mbrojmë punën tonë nga shfrytëzimi tregtar i tregut?
Mendojmë për krijimin e veprës që ajo është kthyer në mall dhe lind të drejta e detyrime të natyrës monetare, apo krijuesi krijon sot thjesht për të ofruar kënaqësinë e publikut dixhital pa marrë parasysh kushtet e përdorimit të kohës së punës?
Çfarë ndodh me pronësinë intelektuale dhe lidhjen e saj me varësinë që ekziston midis saj dhe destinacionit të veprës?
A duhet t’i publikojmë krijimet tona?
Kush është mbrojtësi i veprës sonë, i personalitetit krijues, kur vetë natyra e të drejtave devijon në zigzaget e arsyes së ekzistencës sonë, kush e meriton integritetin e tij, por ku dhe si kur humbet interesi publik, qoftë edhe thuajse totalisht dixhitale për të rikthyer në zyrë burokracitë që nëse i bën dhuratë një libër, jo vetëm s”e lexojnë, por as” hapin kopertinën e mesazhit autograf, e lëre më të përshkruajnë krijuesit më pas.
Në fund, vepra krijuese libri dhe piktura është kthyer në një objekt dixhital dhe as një kritikë multimediale me kriter. Në të vërtetë është një sulm ndaj respektimit të transferueshmërisë së të drejtës së autorit, ndërsa për shpërblimin e tij sipas këndvështrimit të ekzistencës, krijuesi nuk mund ta ushtronte këtë të drejtë në të ardhmen kur fama e librave ose vepra me emrave bëhet objekt dëshire pjesërisht.
Ekzistenca e kësaj të drejte e krijuesit është pretenduar që nga kohra të lashta nga një institucion shumë modest dhe modest para publikut, përmes organizatave profesionale, kritikët e veprave do të mund të punojnë përkrah autorëve për të mbrojtur interesat e krijuesit, për të cilin ai duhet të jetë gjithashtu një status përgjegjësie për mbrojtjen e dinjitetit të prodhuesve në mënyrë më efektive.
Artisti ka nevojë për nocionin e mbështetjes jo vetëm kur vepra vendoset në mur, por për parimin e ekuilibrit midis veprimit
objekt dhe përgjigjesia në sipërfaqen e sheshtë dixhitale
ku artisti duket se negocion si një skiator me trajektoren në dëborë me ass you – toube, thjesht për të mbetur i menaxhuar nga kënaqësia e thjeshtë e publikut dhe në këtë rast mbështetësve më të zjarrtë të tregut ekzistues ku artisti është i kënaqur kur ndan punën me publikun dhe kaq…. dëbora shkrihet nga “gjenite” po aq shpejt sa dielli ndalohet nga terri në internet. Për të qenë t”ekuilibruar, mbështetja kërkon komponentë të fortë njohës, vetëdije të mirë të situatës, veshë që mund të shohin dhe sy që mund të dëgjojnë…
Irina Hysi Ma

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *