Home

Lajme

Sazan Guri – 20 ARSYE PSE NUK NDËRTOHET SKIAVICA?!

No Comments Lajme Opinion

Për të gjithë ju që mendoni se duhet ndërtuar Skiavica!? Si dikur më 1961 t’i bëhej qejfi druzhe Titos, sot del prap si ëndër nga sirtari për t’i bërë qejfin druzhe Vuçiç, dhe ndërtohet një fabul perfekte propogande se:
A. Gjoja do te rregullojmë përmbytjet në Nënshkodër!
B. Gjoja na duhet një rregullator i bilanceve energjitike!
C. Gjoja ndaj kemi krizë se nuk shfrytëzojmë si duhet potencialin e lumenjve tanë?!
D. Një Hec si Skiavica na shpëton përfundimisht, dhe sot inxhinierë e ambientalistë, shqiptarë të keqinformuar e titistë, meqënëse iu pëlqen të jetë kështu, as e vrasin trurin fare që të pyesin pjesën e majtë të trurit që mbart logjikë, a mund të jetë me të vërtetë kështu?
Absolutisht jo, përkundrazi, sepse:

  1. Vepra të tilla iu përkasin diktaturave, të cilat nuk marrin parasysh të drejtat e pronës dhe të lirive njerëzore;
  2. Skiavica nuk përngjet me kaskadën e digave të njohura mbi lumi Drin, ku niveli i ujit ngrihet brenda kanionit shkëmbor;
  3. Skiavica nuk ndikon aspak ose nuk lot rol fare fare në përmbytjet e zonës së nënshkodrës, sepse janë pesë lumenj të tjerë si Moraca dhe Kiri mbi Bunë, si dhe lumenjt e Shalës, e Nikaj Mërturaj dhe të Valbonës që derdhen nën Fierzë ose mbi Koman. Psh., 80% e përmbytjes në Bunë nduk ndodh për shkak të Drinit të zi, por për shkak të lumit Moraçë që mbledh ¾ e prurjeve ujore të Malit të zi, pastaj edhe të Kirit, dhe ajo pjesë tjetër për shkak të prurjeve të Drinit të zi që lidhet totalisht me prurjet e Drinit prapa Fierzës, duke filluar me lumi Valbonë që ndodh të ketë edhe 200mm shi / ditë, me lumenjt e Nikajt Mërturaj e të atij të Thell-Shalë e Shoshaj.
  4. Drini i zi e ka vendosur ekuilibrin e vet natyror me Fierzën, qysh kur ai komandohet në mënyrë natyrore nga portat e liqenit të Ohrit në Strugë, si dhe nga dy diga apo liqene të tjerë në territorin e Maqedonisë së veriut;
  5. Skiavica nuk është Hec rentabël, sepse një MW energji ajo nuk e prodhon për 10-12ha tokë të përmbytur, por e prodhon një MW për 50-60ha tokë të përmbytur që dtth që me këtë pesëfish tokash të përmbytura të prodhimit të saj, prej 9000 ha, energjia mund të blihet me një njësi prodhimi dhe të ngelen katër njësi të tjera;
  6. Skiavica shpërngul 20,000 banorë, që arrin të përmbytë deri në 16,000ha, gjë e cila quhet përmbytje e përhershme dhe me dëme të pakthyeshme, ndërkohë që përmbytja në Shkodër, sidoqëqoftë është përmbytje e përkohshme, disa ditore dhe me dëmë të kthyeshme.
  7. Digat në Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës janë të inkastruara në shkëmbenj të fortë e të kapur si darë në shkëmbinjtë gëlqerorë silicorë pelalgjik dhe në rreshpe argjilore të Jurasikut të mesëm e të sipërm që janë shkëmbinj natyrorë të papërshkueshëm, ndërsa në Skiavicë, diga sado të kapet e inkastruar dhe e çimentuar fort në shkëmbinjt e saj, por nuk ndihmohet nga pjesa tjetër e shkëmbinjëve pranë e përreth, të cilët përfaqësohen me një përbërje litologjike, duke filluar nga brekciet ofiolotike e ranorë të Jurasikut të sipërm, pastaj aty pranë vazhdohet me konglomerate të Pliocen Quaternarit, diku më tej me karbonate silicore të Jurasikut të mesme e të sipërm, pak më tej me gravelite e ranorë të Perm – Triasit, e pak më tej rreshpe silicore të Silurian-Devonianit dhe e mbyllin qarkun rreth digës rrëzime e horizonte vidhisës, që të gjithë këta komponentë litologjikë, ndryshe nga kaskada e njohur e lumit Drin janë të përshkueshëm, duke përbërë një nga faktorët përcaktues për mosndërtimin e saj. Kjo dtth që uji mund të shpërthejë dhe të depërtojë anash digës, duke e rrezikuar seriozisht ndërtimin e saj, qoftë me çimentim të një shkalle të lartë, sepse e keqja nuk vjen nga diga, por nga bazamenti shkëmb që mban digën. Pra, edhe Zoti apo natyra po na thotë se Skiavica nuk duhet të ndërtohet.
  8. Skiavica ndodhet në një zonë tektono-sizmike më të lartë se ajo e kaskadës së Drinit të njohur, dhe si e tillë pesha e ujit prej 7 miliard m3, (tre herë më shumë se Fierza ose dy herë më shumë se kaskada e sotme e njohur e Drinit) mund të ‘trigerojë’ tërmete shtesë dhe të nxisë kështu tërmetet natyralë të zonës.
  9. Nëse larg qoftë, ndodh diçka në kaskadën e Drinit mund të kemi përmbytje, sikundër kemi deri në Shkodër, ndërsa përmbytja e Skiavicës, për shkak të një tërmeti ose të një rrjedhje shkëmbore të njohur, mund të sjellë cunam për Digën e Fierzës, dhe të dyja së bashku mund ta çojnë cunamin deri në brigjet e Italisë, përfshi përmbytjet në Kukës, Prizen, Gjakovë e Pejë.
  10. A nuk është absurde, edhe Skiavicë me tokë të përmbytur e dëbim popullsie, edhe 1260 Hec-e të vegjël e të mesëm, duke lënë pa ujë bujqësinë, blegtorinë dhe banorët e zonave malore në veri, lindje e juglindje të Shqipërisë?
  11. A nuk është absurde që me bërjen e Hec-it të Banjës, Bushatit, Moglicës me përmbytje tokash bujqësore, plus edhe 30% të tokave të bukës të kthyera në toka urbane, të vazhdosh me monokulturë prodhimi energjie, siç po na serviret kjo e ujit. Këtu shrohet pyetja tjetër, a nuk kanë male Zvicra, Serbia, Mali i zi, etj., dhe a nuk mund të prodhojnë edhe ato energji prej ujit (hidro) me mbi 200%, sikundër po duam të prodhojmë vetëm ne?!.
  12. Skiavica përmbyt 22 monumenta kulture, biomonumente, gjeomonumente, dhjetra vendbanime parahistorike (Tuma e Zojcës, i Topojanit, Ushtelenzës, i Ccetushit) dhjetra kala, kisha, nekropole, tuma dhe 11 Qytete Peneste antike e para antike sipas Tit Livit, Polibit, ku zanafillon jeta në tokë pas asaj të futjes së njeriut në shpella, që janë objektë kulture për njerzinë evropiane jo vetëm për atë shqiptare, ndërsa kaskada e njohur e lumit Drin nuk bën dëme të tilla të pakthyeshme.
  13. Energjia e përfituar nga Skiavica, në fund të fundit sot është prodhim për Bursë, pra përfitim në grup, ndërsa dëmi i pakthyeshëm është personal, ku e pëson vetëm Shqipëria, më saktë e pëson vetëm Dibra e dibrani, që në fakt boll e ka pësuar nga Hec-et e mëparshme.
  14. Skiavica nuk duhet ndërtuar, sepse s’ka konsultim me publikun, sepse ajo nuk është vepër publike, që individi dhe grupi të sakrifikojë me pronën e vet. Sepse, ajo thjesht si produkt hyn në rrjet ndërkombetar 400 kV, jo për të shkuar brenda vendit si dikur, por shërben për ekuilibre midis energjive të zeza, kafe dhe jeshile në midis shteteve. Ne si shtet po rritemi në prodhimin e energjisë elektrike, a kemi parë ulje apo rritje të çmimit të saj?! Përkundrazi, njësoj si të tjerët në Evropë, po aq krizë dhe në mos më keq.
  15. Skiavica mund të kompesohet, duke rehabilituar humbjet në rrjet, kur shkenca dhe praktikat më të mira botërore njohin 5-6% humbje të tilla, ndërsa ne sot kemi ende 35% humbje në rrjet që dtth sa vetë Skiavica, pra nuk ka nevojë të ndërtohet nëse duam dhe dimë të menaxhojmë humbjet?!
  16. Skiavica nuk mund të ndërtohet, edhe sepse ajo nuk sjell punësim, ajo nuk sjell drita për zonën, aq sa sjell punësim e drita Fierza për banorët përreth, por këtu shtrohet pyetja se a punëson më shumë turizmi, nëse hidhet 1% e këtij investimi apo Heci Skiavicë? Kur dihet se një shtrat turzmi punëson, jo më pak se 4 persona. Shkurt, një bujtinë Agora në Fierzë, direkt dhe indirekt, punëson më shumë se Hec-i Fierzë.
  17. Skiavica nuk mund të ndërtohet, sepse do jemi përballë faktit që lumi Drin do jetë i vetmi lumë në botë që futet i tëri në kaskadë, duke u kthyer i tëri në një lumë artificial, ç’ka mund të sjell pasoja të rënda për shirat lokalë, për faunën dhe florën, për lagështinë e për ekosistemin.
  18. Skiavica nuk mund të ndërtohet, sepse nuk janë shteruar projektet e tjerë me bazë energjie diellore, eolike, gjeotermie dhe biogazi. Po si ka mundësi, kur ende nuk dimë sesa do të jetë raporti i këtyre investimeve alternative, përfshi edhe ato me LNG në Gjiun e Vlorës, kur ende nuk dimë sesa do jetë prodhimi total i Hece-ve të mesëm e të vegjël, dhe ndërmeren vepra të tilla të tipit diktatorial?!
  19. Nuk është Skiavica që ul përmbytjet në Shkodër e nën Shkodër, por baseni ujor i Drinit i lënë në mëshirë të fatit pa pemët e duhura dhe të djegura tashmë, kur dihet se baseni ujëmbledhës i Drinit prej 14,000km2 x 100ha x 1000 pemë/ha x 300 litra ujë/pemë që thithet në rast shiu dtth që shiu në Kukës shkon për dy orë në Bushat, nga dy muaj që do i duhej, nëse do thithej e do nxirrej gradualisht nga pema.
  20. Kësisoj dhe si përfundim, Skiavica është një ëndër e keqe që flinte në sirtar dhe e kurdisur nga planet serbe për shpopullim të shqiptarëve dhe gjunjëzim të dibranëve, sepse janë këta dibranë që kanë ndalur hovin serbian, sepse janë këta dibranë që kanë shpëtuar Shkodrën e Durrësin anembanë më 1912-1921, se ndryshe serbët do kishin mbrritur me qindra herë në Durrës te ‘Stara serbskaja’, nëse nuk do ishin dibranët, sikundër grekët po aq herë në Shkumbin po të mos ishin lebërit e kurveleshasit apo burrat e Golëmit, të Nivicës a të Progonatit. Ndaj, atë që ata (serbët) nuk e bënë dot me luftë e me pushkë po e bëjnë me anë të rilindjes së sotme me penë e diplomaci. Ndaj dhe nxorrën nga sirtari këtë ëndër të keqe e plot paturpësi. Ndaj dhe ju dibranë çohuni e zgjohuni për betim të gjyshërve dje dhe për hatër të fëmijve tuaj nesër.
    Zgjidhjet:
  21. Një grup avokatësh të nivelit të lartë në fushën e jurispudencës, një grup ekspertësh të nivelit të lartë në fushën e gjeologjisë, hidroteknikës, mjedisit të mblidhen, sot se nesër është vonë, për të krijuar argumentat e këtyre fushave – pse Heci Skiavicë realisht nuk ndërtohet dot për shkaqe madhore natyrore, jo vetëm dhe thjesht për mosdashje të Dibranëve të cilëve iu shkatërrohet jeta, pa thënë atë se popullit shqiptar i humbet zanafilla, ndërsa atij Evriopian i humbet gjeneza?!.
  22. Me këto argumenta të organizohen tryeza shkencore e të kërkohen takime me:
    a. Dy komisionet e Kuvendit si atë të Ligjeve dhe atë të Mjedisit.
    b. Dhe me vetë kompaninë për t’i treguar risqet natyrore si forcë madhore që nuk mund të ketë bir k……. dhe bankë bote të harxhojë pare në këto gropa e kaverna me humbje të mëdha uji.
    c. Grupe inxhinierësh dhe ekspertësh mjedisorë deri në qytetarë të lirë për t’iu shpjeguar se Skiavica nuk është, sikundër e thonë, rregullator i kaskadave të njohura, përkundrazi është tërmet i pandalshëm për to.
    Për ata që nuk besojnë në Zot:
  23. Zoti ka kurdisur tokën, dhe mbi tokë ka kurdisur ujin, pa të cilin nuk jeton dot as njeriu as edhe ato qenie që i shërbejnë njeriut me anë të ujit, ndaj vetëm ai e di sesi ja jep njeriut këtë ujë si lumë apo si Liqen.
  24. Ndaj zoti Kryeminsitër që nuk je Zoti, boll e ktheve Drinin e Zi në Liqen;
  25. Boll janë ‘shporrur’ dibranët nga trojet e tyre të paktën 8000 vjeçare, qyshkur doberët – njerëzit e dëborës – zbritën të parët nga shpellat.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *