Home

Lajme

Skender Lazaj – UDHETIMI I FUNDIT

No Comments Argëtim Letersi

Pas përpjekjeve titanike me Google, anxhesive te udhetimeve dhe prezences fizike ne aeroportin Nene Tereza, dhe mos gjetja e nje bilete direkte udhetimi me avion per ne Bergamo, apo çdo aeroporti verior Italian, e vetmja mundesi udhetimi ngeli ai detar Durres- Bari,pasi dorezova makinen te marr me qira dhe pyes zoterinjte t’më çonin ne aeroport per te marr një taksi me thone kemi një shok qe ka taksi, ja ta marim ne telef, me çuan tek “taksia” ne nje audi luksoz fuoristrad Q7, shoferi nje djale i ri fare i cili e beri 15 min aeroport – Durres 🙄!
Kisha rreth 20-të vite qe nuk udhetoja me tragetet e linjave Itali- Shqiperi dhe anasjelltas, pasi, ne udhetimin e fundit Brindizi- Vlore mora vendimin e patjetërsueshëm se ky do të ishte udhëtimi i fundit me këto linja pas episodit rraskapitës të ndodhur në këtë udhëtim, me kushte skandaloze, udhëtim i disafish më tepër të udhëtarëve mbi kapacitet, vonesave të orarit të nisjes, nga mbrëmja në mëngjes si dhe mbajtjen për gjate gjithë udhetimit në krah të vajzës sime dy vjeçare.
Por ja që pas 20-të vitesh, fati e desh ta shkel betimin me vetëdije ngelur pa rrugezgjidhje tjetër, pasi imbarkuam dhe lam pas qytetin bregdetar, te cilin me thene te drejten mu duk tejet i bukur ne largim, me dritat e tij vezulluese, dhe pasi bera pershendetjen dhe lutjen e fundit per vendin tim, zbres ne një sallë per te pare nëse mund të sajoja ndonje vend per te pushuar sadopak pasi dhome as që behej fjalë as ne momentin e prerjes se biletes ne biletari dhe as ne reception, ne një divan te ndarë pergjysmë ,nga njera ane dëgjohej qe larg një gerrihme tejet e forte sa per një moment desha te largohesha qe aty por ne çast gerhima sikur po shuhej, dhe tentova te ulem ne krahun tjetër te divanit, ende pa ulur mbajtsen e valixhes, te cilen po e terhiqja me rrota, u ngrit vetetimthi një mesoburre pa flokë, me një te kuq te thellë ne gjithe siperfaqen e kokes, duke m’u drejtua me një zë gati kercenues dhe qe mezi deshifroja kuptimin e fjaleve te tij, por afer mendsh se behej fjalë per vendin se ishte i zënë, i them zoteri, ketu nuk ka asnje shenjë se ky vend eshte i zënë, ja po te them une tha se eshte i zënë, pa e zgjatur ulem disa metra përballë ne një kolltuk, deri ne mëngjes vendi i pretenduar se ishte i zënë nuk u ul askush, tipi qe flinte ne krahun tjetër ngerriu papushim deri kur trageti u ankorua, mendova se asgje s’paska ndryshuar ne 20- te vite ne mentalitetin albanistan-olog.
Pasi zbritem, drejtohem ne sheshin përballë portit per te marr një taksi per ne aeroport, një burre i shkurter fliste papushim ne italisht dhe shqip, – hajde taksi per ne aeroport, hajde taksi per ne stacion trenit- dhe here pas here teshtinte me një intesitet qe te gjithe kthenin kokat dhe tentonin te largoheshin nga perimetri i tij, une me sytë nga sheshi por qe nuk shihja asnje taksi me ngjyren karakteristike, me drejtohet duke me thene- shqiptar je ti? -po pergjigjem, ku do shkosh te duhet taksi, Po i them- fute valixhen tek makina thote, hedh një sy rrotull por skishte asnje taksi , eja thote dhe hap bagazhin e një makine e cila perngjante me teper me një karroc e kohes se komunizmit dhe ne bagazhin e saj çfar skishte, kavo te pista me graso per ndezjen e makines, tesha te vjetra, etj, i them zoteri faleminderit por nuk mund të udhetoj me kete mjet, mua me duhet një taksi, amon me thotë , pash te madhin zot, se kam femijet pa ngren, do ju marr te dyve veç 30 € ,te lutem se kam marr dhe një tjetër per ne aeroport, pikasa një djale te ri i cili pershendeti dhe ishte pasagjeri qe do te udhetonim sebashku, i gjendur para një situate te tille pergjerimi dhe ndjesie per te ndihmuar bashkeatdhetaret, i them ok, nisemi!
Per fat, makina pas disa tentativave u ndez, nisemi per ne aeroportin e Barit rreth 15 km nga porti, pa bere as 2 km, një patrulle me Guardia di finanza u shfaq ne ane te rruges, shoferi yne filloj te belbezonte dhe lutej te mos e ndalonin, i hodha nje shikim i çuditur, ç’të shihja ,koka e rruar e tij i perngjante një limoni te pjekur, ishte zverdhur dhe dridhej, njeri prej oficereve ngre tabelen qe sinjalizonte ndalim te menjehershem, shoferi yne filloj te thoshte- ka njeri patente nga ju?- ne momentin e pare u duk se do ndalonte por ne menyre te befte i dha gas ne kokë, i kapa frenat e dorës duke i thene ndalo se i ngrita, frenoj kur ishim larguar rreth 100 m nga Policet e finaces, nga pasqyra vura re se ata po vraponin per tek furgoni i tyre, shoferi yne iku mbrapsh duke ndaluar ne sheshin ku ishin makinat e guardia di finanza, ata me armet ne duar dhe duke bertitur urdheruan te zbriste se pari shoferi yne njeri e kontrollonte ne trup dhe dy te tjeret na kishin drejtuar armet ne pasagjereve, pastaj na zbriten një nga një duke na bere kontroll, pasi s’gjeten asgje te paligjeshme na larguan nga makina te cilen duke dale nga pozicioni nga pas, vura re prapakolpin lidhur anë me anë me tel, zbriten qenin e kufirit nga furgoni i tyre dhe filloj kontrolli i mjetit jashte e brenda, ulen valixhet tona te vogla, qeni nuhati dhe fshiu mire e mire hundet ne teshat tona brenda valixhes, pasi s’gjeten gje na kerkuan dokumentat, shoferi yne s’kishte as dokumenta personale, as leje qendrimi ne Itali dhe as patente, as dokumenta makine, as siguracion, asgje, une qe udhetoja per ne Bergamo dhe pasagjeri tjeter per Barcelone ishim ne rregull, por na mbajten aty per rreth një ore, ateher i drejtohem njerit prej oficereve duke i thene se avioni niset pas pak oresh dhe ne duhet te jemi ne aeroport te pakten dy ore para ndaj nese dokumentat tona jane ne rregull ju lutem na lejoni te largohemi, ok thane, marr në telef një numur taksie te zones te cilin e gjej ne Google , pasi i jap adresen largohemi rreth 20 m nga oficeret duke i pershendetur, ishim ne pritje te taksise se verdhe, një furgon me shpejtesi beri një manover te rrezikshme sa per një moment u duk se do te na merrte perpara, ndalon disa metra me tutje nesh duke na bere shenjë te hipnim, afrohem dhe thotë ne italisht- ju me telefonuat eja hipni, ne telefonuam taksi i them, taksi jam tha, shikoj mbi furgon skishte asnje shenj taksie, pas peripecive te sapondodhura nuk do të doja të hipja por koha ishte e limituar per te kerkuar një tjetër taksi, pas 10 min mberrijme ne aeroport, shoferi nuk foli asnje fjale gjate gjithe rruges, zbritem dhe pasi bem pagesen tha ne shqip – me ju rrezikova shume, ta dija se u kishte ndaluar guardia di finanza nuk kisha ardhur as per 1000 €, udhetim te mbare- dhe u largua me shpejtesi !!!
Diten tjeter nuk ndihesha mire dhe pasi komunikova me dott. e familjes me keshilloj te bej testin e covid, i cili doli pozitiv, ne izolimin prej një jave degjoj ende teshtimat e shoferit tone aventurier…!

Burimi/Facebook///Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *