Home

Lajme

Fadil Skenderaj – Meteor prej riniet…..

No Comments Argëtim Letersi

Kujtimesh, flatrove si gjethe peme
Tue gjetun rrugen, tek une me ardhe
M’u ule n’gji, te zemra jeme
Dashni prush, zambaku i bardhe

M’a kafshove buzen, tue m’thane-erdha!
Buzen qe m’ishte tha e djege
M’i derdhe ballit, flokte e verdha
Dicka mermrite, buzve si shege

Flokte e verdha, qe i deshta dikure
Freskine e gjinit, sperkatun me vese
Me lulen e emnit tand ne duer
M’rinove shpirtin,me ngjalle shprese

Aty me rri, jo jo prape mos ik
N’dashunine teme,pusho n’qetsi
Une te zgjoj andrrash, tue t’puth n’qerpik
Tue t’shkri nder vargje, rrime e melodi .

Nga Fadil Skenderaj

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *