Home

Lajme

Islam Lauka – I kujt je more babe?

No Comments Lajme Opinion

Dikur, po te mos njihej nje femije, pyetej, “I kujt je more djale?” dhe pasi ai jepte emrin e prindit, fare lehte merrej vesh kush ishte.
Por kohet kane ndryshuar. Vitet e fundit, Shqiperia dhe Kosova u jane gezuar arritjeve te shume te rinjve e te rejave ne arenen nderkombetare, sidomos, ne muzike dhe sport, te cilet jane kthyer ne ambasadore te vertete te kultures shqiptare.
Natyrisht, arritjet e tyre jane gezim dhe krenari e ligjshme edhe per prinderit e tyre. Por, fatkeqesisht, disa prej tyre nuk mjaftohen me kaq , por perpiqen te perfitojne vete nga fama e femijeve te vet, duke e instrumentalizuar ate. Ketu futen orvatjet e tyre per te krijuar avantazhe biznesore, duke shfrytezuar emrin e femijeve; per organizimin e takimeve ne nivele te larta, me parine e vendit, per axhenda personale.etj. Disa prej tyre jane plotesisht te bindur se burimi i suksesit te femijeve qendron tek vete ata si prinder, pra te geni i tyre.
Pa mohuar kontributin prinderor ne edukimin e femijeve, e verteta eshte se talentin e jep tjeterkush, jo nena, as baba, por Zoti a natyra. Ashtu si budallallekun, me te cilin abuzojne disa prinder. Sepse ata duhet te kuptojne qe pa famen e femijeve te tyre, ata nuk do t’i njihte kush.
Kete mund ta provojne fare lehte: te dalin ne rruge pa femijet e tyre te famshem, me kusht qe te jene te pergatitur e te mos u vije keq, nese i pyesin, “I kujt je more babe?”

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *