Home

Lajme

Petrit Aliaj – Presidenti i Italisë Sergio Matarela do të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore me dt 8-9 shtator

No Comments Aktualitet Lajme

Vizitë e cila lidhet me pritjen prej 13 vitesh të aplikimit për antarësim në Bashkimin Evropian (24 prill 2009)ku më 19 korrik 2022, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut i hap rruga e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Një ngjarje e cila pritet të “vuloset” nga presidenti Sergio Mattarella në Tiranë dhe Shkup të enjten dhe të premten. Fakti që Italia ka qenë gjithmonë një nga mbështetësit më të mëdhenj të këtij anëtarësimi ishte edhe kërkesa e tij ndaj Brukselit në takimin me Ursula von der Leyen në Romë, më 9 qershor ku ai shprehimisht u shpreh se “Nuk duhet të ketë vonesa në sistemin e zgjerimit evropian në Ballkanin Perëndimor”edhe pse një negociatë e gjatë dhe komplekse ajo e Shqipërisë,duhej të kapërcente kërkesat e Komisionit Evropian për kriteret e nevojshme në marrjen e statusit të kandidatit. Ndërsa për Maqedoninë e Veriut,pika kthese erdhi me rënien e vetos së Bullgarisë, e cila për çështje dypalëshe kundërshtoi fillimin e negociatave për Shkupin, falë një plani të zhvilluar nga presidenca aktuale e BE-së.Marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë janë të forta dhe intensive. Të favorizuara edhe nga afërsia e tyre gjeografike, ato mbështeten mbi themele të forta historike, kulturore dhe ekonomike. Për Shqipërinë, Italia mbetet një bashkëbisedues i privilegjuar dhe mbështetëse e tranzicionit në rrugën e saj europiane. Është donatori i parë dypalësh, partner kryesor tregtar dhe një investitor prioritar. Përparësi në bashkëpunim është edhe gjuha italiane ,ende si gjuhë e parë e huaj më e përhapur në Shqipëri që siguron një rrjet të gjërë komunimi jo vetëm me instuticionet por edhe me sistemet e prodhimit, organizatat kulturore, subjektet akademike, shkollore si edhe ato qytetare.

Mund të jetë një imazh i teksti

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *