Home

Lajme

Rudi Berisha – TA SHIJOJMË UJIN E BURIMEVE

No Comments Argëtim Letersi

Çdo gjë vie e ngrohtë
Dhe era sot është e nxehtë
E nxehtë si rrezet e diellit
Që buzët t’i thanë ngrohtësia e saj.

Sa kemi nevojë ne të gjithë
Për pakë ujë të atyre burimeve
Atje ne ta shuajmë etjen tonë
Që na ka përqafuar sot.

Ne nuk duam
Të lëvizim drejt burimeve
Atje të pimë ujin
Që vie nga qielli i kaltër.

Nga ato re që pas errësirës
Bëhen të bardha
Ai shi që bie në dobi të tokës
Qe i mbush lumenjtë tona.

Për fatin e keq në tokë
Disa njerëz janë të lidhur
Me etjen e ngrohtë të diellit
Nuk duan ta shijojnë ujin e burimeve.

Pëlqej
Komento
Ndaj
––––– Vargje nga Rudi Berisha –––––
Dardani, 07 shtator 2022

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *