Home

Lajme

Lan Qyqalla – TREGIM…UDHËTIMI I PAUDHETUAR ME ALEAN

No Comments Argëtim Letersi

   Alea kishte marrë trenin Fushë Kosovë- Bardh dhe në orën 8:00 ishte në shtëpinë e Bledarit. Rrugës mendonte se sa do te gëzohej Bledari, që e kishte edhe koleg në mësimdhënie në të njejtën shkollë, kur do t’ia jepte lajmin e udhëtimit të përbashkët për pushimet e verës në Vjenë, tek familja e saj. Ata jetonin dhe punonin qe disa vite në Vjenë. Vetëm Alea ishte e vetme në Fushë-Kosovë… Me këto mendime arriti te shtëpia e Bledarit.
  • Mirëmngjesi zonjë – e përshëndeti nënën e kolegut
  • Mirëmëngjesi vajzë e bukur- ia ktheu nëna dhe shikimin nuk e shqitte dot nga flokët e saj që i kishte lidhur gërshetë mënjanë. Sytë ngjyrë të gjelbër ia shquanin bukurinë e vajzës edhe më shumë. – Ejani, brenda!- e ndërpreu shikimin e ëma.
  • Më falni, nuk kam kohë, por më duhet Bledari, djali juaj e kolegu im , sepse sonte kemi të udhëtojmë për në Vjenë me tren….- nëna e la vajzën duke folur dhe hyri në oborr për ta ftuar djalin.
    Ai ishte duke rrahur baltën për të prer qerpiç, sepse duhej prerë për këtë verë dhjetë mijë copë për të ndërtuat shtëpinë, siç u kishte thënë i ati. Shkundi pak pantollonet nga stërkalat e baltës, lau duart në ujë dhe doli në rrugë.
  • Oh, si qenke batërdisur kështu, Bledar?- i tha vajzë që ishte përgatitur për ta përqafuar me mall e dashuri që i kishte munguar këto ditë, por edhe për lajmin e gëzuar që do t’ia jepte për udhëtimin në Vjenë. Djali i zënë ngushtë nga vështrimi i nënës dhe nga balta që e kishte në rroba, vetëm ia zgjati dorën Aleas. Ajo e shikonte me dhembshuri kolegun e punës dhe ndoshta edhe bashkë….këtu iu ndërpre mendimi.
  • Alea, si po më sheh, më vjen keq nga ti që s’më lejojnë të dal sot me ty në qytet, sepse më duhet ta fus tërë këtë grumbull të baltës në kallëpët e qerpiçve. Më fal, për ty, janë të rënda këto dhe s’i kupton dot….por, kuptom mua, që ende jam i varur nga rrethanat në të cilat po më sheh.- u arsyetua. Alea nuk dinte tashmë a duhej që t’ia thoshte se biletat e udhëtimit i kishte rezervuar dhe sonte ata në mbrëmje do të udhëtonin me trenin Akropolis për në Vjenë.
  • Të lutem mos ma bëj këtë, ngase prindërve ju kam thënë se do vijmë bashke dhe do qëndrojmë për tre muaj të pushimeve atje, në familjen tonë…në Vjenë…
  • Po, kërkoj edhe njeherë nga babai, që të më lejon me udhëtue bashkë, por pak kam shpresa. Babai im nuk e kupton rëndësinë e udhëtimit tonë, të afrimit tonë e ndoshta një të ardhmes sonë. Ai dëshiron që qerpiçët t’i vejmë në kallëp…- mërmëriste djali që vlonte nga dashuria që ndjente për vajzën e thjeshtë nga qyteti e cila nuk e kuptonte dot rëndësinë e punës që e bënte Bledari me vëllezër. Nëna përgjonte bisedën e dy të rinjve dhe e lakmonte vajzën e bukur, Alean nga Fushë-Kosova.
    Alea me biletat në duar që i shtrëngonte dhe gati sa nuk i bënte grimë u nis me pezmë për në qytetin e saj. Pasdite vonë, kur babi u kthye në shtëpi, nëna e priti me dëshirë që t’ia bënte pyetjen e udhëtimit për djalin e tyre, me vajzën e bukur. Babai ngrysi vetullat dhe foli preraz: – Nuk ka udhëtim për Bledarin e as për askend derisa nuk të përgatiten qerpiçët, të ndërtohet furra dhe të pjeken…. Heshtja kishte mbuluar shtëpinë. Nëna sa nuk qante për djalin që nuk ju dha leja për udhëtim. Bledari tërë mllefin e shfreu në rrahjen e baltës dhe të fatit të tij… Dielli kishte skuqur qiellin në të perenduar. Balta për sot ishte vu në kallëp. Bledari shtrinte kallëpët e baltës bashkë me Alean, e shtrëngonte fliste me te dhe disa pika djerse e loti u përzien bashkë me baltën… Treni u dëgjua nga larg duke fishkëlluar. Alea me valigjen në dorë, biletën në xhep e lotin në cepin e buzëve u nis për në Vjenë për të mos u kthyer kurrmë më, as në shkollë, as te Bledari e as në dashurinë e pritur. Bledari shumë vite udhëtoi në udhëtimin e paudhëtuar…..
    Bardh, më qershor 1986

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *