Home

Lajme

Ramazan Çeka – PA TRADIT’ JE PA ATDHE

No Comments Argëtim Letersi

Siç rujm sytë e ballit
Të rujm dhe traditen,
Ta rujm djal mbas djalit
Me to fmit të rriten.

Njeriu pa tradit’
Njeriu pa Atdhe,
Si me kenë pa shpirt
Si zog pa fole.

Kanë marrë rrugt’ e botës,
Kanë lanë babë e nanë.
S’mblidhen ma rreth sofrës,
Traditen kanë lanë.

Me gjithkend shoqrohen
Pa njoftë e pa ditë,
Me gjithkend martohen
S’pysin për tradit’.

Mos k’shtu moj rini!
Mos gaboni ma!
Tradit si n’Shqipni,
Kërkund n’botë nuk ka.

Ramazan Çeka

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *