Home

Lajme

Rexhep Rrugeja – Shkrim nga Rexhep Rrugeja.

No Comments Lajme Opinion

“Përse ikin shqiptarët jashtë atdheut”
Shqiptarët ikin jashtë atdheut me të njëjtin intesitet sa vendet që janë në luftë .Kjo statistikë bëhet e qartë nëpërmjet ekspertëve të Be e atyre shqiptarë.Instituti Shqiptarë dhe Agjencia Gjermane për bashkëpunim Ndërkombëtarë ka publikuar të dhënat dhe analizimin e tyre mbi lëvizjet migratore të shqiptarëve.Prej tyre doli se afro 40% e popullsisë shqiptare jeton jashtë vendit.Kjo gjë vihet re dhe në aplikimin e vizave për lotarinë Amerikane dhe të shumë shqiptarëve që kërkojnë azil në Francë,Suedi ,Norvegji ,Spanjë etj,apo dhe të shumë shqiptarëve të tjerë që kërkojnë të bëjnë bashkim familjarë në Itali ,Greqi etjer vende,si dhe të shum shqiptarëve që marin viza pune në Gjermani. Në Gjermani kur unë emigrova në vitin 2015, Shqiperia në fillim ishte e para përsa i përkiste numrit të azilantëve ,ajo ia kalonte dhe Sirisë .Në një anketë Shqipëria rënditet e katërta në një listë me 152 vende përsa i përket dëshirës së qytetarëve për tu larguar jashtë vendit .Në anketën botërore të Organizatës Gallup ,60% e Shqiptarëve e pjesmarrësve nga Shqipëria shprehen se do të donin të largogoheshin nga Shqipëria.Shqiperia rënditet ndër 10 vendet më të korruptuara në botë e publikuar nga OKB,që matet nga sontazhet e qytetarëve për dy pyetjet .”A është korrupsioni i përhapur në qeveri apo jo?””A është korrupsioni i përhapur te bizneset ?”Ndërsa,në Europë për indeksin e zbatimit të ligjit Shqipëria është kampione në korrupsion ,rritet fuqia e qeverisë.Në Europë Shqipëria renditet e 83 nga 193 shtete shifra që i përkasin vitëve 2020-2021.Shqipëria ka pagët më të ulta në Evropë!.Sipas medjëve paga minimale është 22 mij lekë në muaj qē i bie rreth 156 ero në muaj.Pencionet janë qesharakë, një person mer 20.000 lekë në muaj dhe inflacioni rritet me 5%.Rritja e çmimëve sidomos ajo e ushqimëve në Shqipëri ka shtuar shum varfërinë. Ekspertët argumentojnë se rritja e çmimëve në një vend si Shqipëria është shumë shqetësuese.Shkalla e varfërisë në Shqipëri është më e larta në Ballkanin Perendimorë,ndërsa mbulimi i saj me mbrojtje sociale është ndër më të ulëtat thuhet në raportin e FMN.Shqiptarëve i janë mohuar liritë dhe të drejtat e tyre që nga mosnjohja e pronës së pronarit të ligjshëm etjera mohime . Këto përmasa për mua janë shumë shqetësuese dhe të rrezikshme për vendin,pasi edhe sot po largohen mjekët, specialistë të mirfilltë,inxhinherë,mësues mjeshtër ,të rinjtë etj . Largimi i popullsisë është i qartë korrupsioni i madh dhe pasiguria, dhe rruga e vetme është emigracioni për tiu siguruar vetes dhe fëmijëve të tyre një jetë sa më të mirë.Njerëzit nuk shohin ndonjë rrugzgjidhje tjetër përballë,korrupsionit , ,pasigurisë,varfërisë,dhe papunësisë që ka mbërthyer pjesën më të madhe të familjëve shqiptare përvëç emigrimit . Shkaku kryesorë është korrupsioni i madh që ka pllakosur Shqipërinë dhe pasiguria në vend.Korrupsionin në Shqipëri e gjen kudo në çdo dikaster në polici,gjykatë prokurori ,spitale shtetërore,Bashki,në kadastër ,në dogana,në çdo ministri, në Presidencë ,në Kryeministri etj .Shqipëria rallitet e fundit në listën e vendëve të Ballkanit Perendimorë që aspirojnë antarësimin në BE,përsa i përket nivelit të korrupsionit.Dhe vitin e kaluar shqiptarët shënuan një numër rekord kërkesash për azil në vendet e BE-së.Sa më i lartë është korrupsioni në Shqipëri aq më i lartë është edhe përqindja e largimit të shqiptarëve jashtë atdheut.Konkurenca në Shqipëri nuk është e nderdshme.Politikanët Shqiptarë nuk i shërbejnë popullit por xhepave të tyre,miqve dhe partisë .Shum herë jemi ndeshur në spitalet shtërore në mungesën e ilaçëve ,apo të doktorrëve apo infermierëve të korruptuar të cilët nuk të kapin me dorë nëse pacienti nuk zbraz xhepat .Po të shkruajmë për arsimin apo Gjykatat e Prokuroritë etjer dikastere të cilët kanë të njëjtin korrupsion si spitalet do të na duhen faqe të shumta për të shkruajtur.Të gjitha këto vijnë nga paqëndrushmëria politike ,nga,korrupsioni shtëtërorë dhe shoqërorë.Pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare është e sëmurë nga e kaluara komuniste ,ajo është e lodhur ,e rraskapitur dhe e stërmunduar nga politika e korruptuar dhe kriminale ,pushteti,qeverisja,drejtësia dhe administradat e korruptuara.Pjesa më e madhe e popullit shqiptarë proteston kur i thërrasin liderët politik ose partitë motra.Ato i kendojnë partisë dhe liderëve të tyre. Sindikatat dhe pjesa më e madhe e shoqatave në Shqipëri nuk i shërbejnë popullit por partive motra.Pjesa më e madhe e popullit shqiptarë në vend që të protestoj për liritë dhe të drejtat e tyre ato protestojnë për partitë motra. Kjo pjesë e madhe e shoqërisë Shqiptare i ka humbur shpresat për të përballuar e sfiduar sistemin kriminal të qeverisjes 32 vjeçare.Rruga më e lehtë për ta është emigrimi i cili është bërë rrugë pa kthim.Emigracioni eshtë i vështirë në shumë aspekte të jetës .Por përse nuk kthehen emigrantët në Shqipëri ?!Cili është ai person që nuk e don vendin e tij?!Padyshim që të gjith e duan vendin e tyre.Po të ishte mirë në Shqipëri nuk do të kishim fluks të madh të emigrantëve dhe emigrantët do të ktheheshin në vendin e tyre. Dhe , përse emigrimi është bërë rrugë pa kthim?Mendimi im është :”Qeverisja e korruptuar, kriminale ,mafjoze Shqiptare që e shtyp çdo ditë popllin e saj si dhe pjesa më e madhe e popullit Shqiptarë që i shkon nga pas partive motra e ka bërë emigrimin rrugë pa kthim.Populli Shqiptarë do ta fitojë lirinë kur të protestoj i bashkuar për liritë dhe të drejtat e tyre pa parti politike.
Me respekte Rexhep Rrugeja .

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *