Home

Lajme

Rudi Berisha – KUR I MBYLLI SYTË POETI DIELLI U ERRËSUA

No Comments Argëtim Letersi

(Dedikim për Tahir Desku-n)

Kur plagët i thyen degët e lisave në atdhe
Gjethet bien e kalbën në tokën e robëruar
Fjala jote lindi për dritë në ditët e rënda jete
Ju i dhatë forcë lapsit që të shkruan me gjak.

I pabindur për të qenë i lidhur me zinxhirë armiku
Në letrën e bardhë shkruan me grimca loti poeti
Në çdo faqe të bardhësisë ka pika gjaku për liri
Atje ku u lidhen livadhet me bjeshkët për Çlirim.

Nuk vritet poeti që ka shkruar për nuse Kosove
Ai raportonte nga vendi i luftimeve të betejave
Ku ishte i veshur me uniformën e çlirimtarit të lirisë
Tahir Desku i dhuroi tokës dritë për liri të Dardanisë.

Qëndroi kalorës kur qiellin e mbuluan korbat e zi
Ai zëri i tij që ishte një zë i përshkruar në kaltërsi
E lanë në mjerim e i bërën padrejtësi gjatë gjithë jetës
Ia mbyllën sytë kur shqiponja po fluturonte në qiell e lirë.

Poeti ishte zëri i atyre që lidhshin me varre për çlirim
Gurët i mbante përherë të koka e tij gjatë gjithë udhës
Lapsin e kishte ngjyrë me gjak të dëshmorëve të lirisë
Në tokën e çliruar iu hap varri nga dora mizore e tradhtisë.

Kur dielli i ndriçon udhët të përshkruara nga luftëtari
Atje mbi çdo guri është gravurë emri i poetit të luftës
Qielli me retë e bardha i ngriti fytyrën e trupin e tij
Flamuri Kuq e Zi mbulon varrin e Tahir Desku në liri.

Shqipet sot janë mërzitur e korbat po bëjnë dasmë
Kur në liri qëllohen me vdekje ata që luftuan për liri
Kur i mbyll sytë poeti që vargëzon fjalët në gjuhën shqipe
Dhe dielli u errësua për vdekjen e poetit Tahir Desku.

Nuk me lejon koha të them fjalën e fundit Lamtumirë
Se koha për ty është në vazhdimësi duke ecur në kohë
Pasha dritën e diellit e pasha kohën qe ne po e jetojmë
Fjala e shkruar dhe pushka e çlirimtarit janë një histori
Të ngritura në tokë nga TY Tahir Desku për një Shqipëri.

Autor & Rudi Berisha

Burimi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *