Home

Lajme

Vetëlargimi Berisha-Meta do kishte qenë mirë për ta, si dhe “ndihmw” për shqiptarët për ta ndëshkuar regjimin e Ramës

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Këtu nuk dua të peshoj e të vlerësoj se cili nga këta të tre, Rama, Berisha apo Meta është më zullumqari dhe cili më pak apo më shumë se tjetri, por sot problem më i madh që kanë shqiptarët është largimi dhe dëbimi nga pushteti i regjimit antipublik, antikombëtar e tejet korruptiv i Edi Ramës , si qeveria ndoshta më e keqja dhe më e papërgjegjshmja në historinë e shtetit shqiptar.

Por mos të harrojmë se edhe në vitin 2013, problem më i madh i shqiptarëve ishte keqqeverisja Berisha-Meta të cilin populli shqiptar e ndëshkoi ashpër në vitin 2013.

Rama duhet të ishte larguar nga pushteti që në vitin 2017, sepse që atëhere ate dhe pushtetin e tij e kishte kapur krimi dhe korrupsioni.

Por halli ishte se kush të vinte në pushtet.

Nuk mund të zgjidhet problemi politik dhe ai demokratik nga ata të cilët vetë janë problemi, nuk besohet se krimi e korrupsioni do të luftohet nga ata të cilët e montuan, e ushqyen dhe e mbrojnë korrupsionin.

Pra nuk ishin të besueshëm as ndërkombëtarisht riciklimi në pushtet i binomit Berisha-Meta, dhe prandaj Rama po qeveris për së treti herë.

Nuk është aspak e vërtetë se Basha ka humbur zgjedhjet, por zgjedhjet dhe ndëshkimi PD-së i ka ardhur nga Berisha e Meta, sepse ata humbën pushtetin rëndë ne vitin 2013, dhe po këta të dy faktikisht ishin edhe drejtuesit e opozitës deri kur SHBA shpalli “non grata” Sali Berishën pikërisht pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021.

Kryetari i PD-së Basha filloi ringritjen e PD-së, ndarjen e saj nga e shkuara komuniste dhe nga tranzicioni, Basha filloi ndarjen e PD-së nga pengmarrja Berisha-Meta, që ishin dy pronarët e PD-së, gjë e cila edhe u vertetua pas largimit të Metës si president dhe pas daljes së dosjes së tij si spiun i sigurimit të shtetit.

Sot ata të dy janë bashkë , Foltore-Partia e Lirisë, ashtu si ishin bashke PD-LSI.

Me këta të dy nuk ka as opozitë dhe as mundësi, e as shanse që këta të vijnë në pushtet, dhe vetëm sa për mashtrim, hipokrizi dhe per alibi deklarohen e vetëreklamohen se këta të dy e rrëzojnë Ramën nga pushteti.

Jo se Rama nuk e meriton, por ai duhet larguar dhe nuk duhet që të vazhdojnë që të qeveris asnjë minut më tej.

Dhe nëse Berisha e Meta, nëse ata të dy duan me të vërtetë largimin nga pushteti të Edi Ramës, duhet paraprakisht që të zhduken vetë politikisht nga skena politike, dhe përderisa ata të dy nuk e bëjnë këtë por vazhdojnë të kundertën , atëhere ata të dy duan dhe e mbajnë në pushtet Edi Ramën, dhe po këta të dy bëjnë sabotimin e opozitës, dhe po këta të dy në bashkëpunim me pushtetin e Edi Ramës bënë gjithcka mundën për ta larguar politikisht Bashën, sepse Basha ishte alternativa më e mirë kundër pushtetit, krimit, korrupsionit dhe hajdutërisë së Edi Ramës; sepse Basha kishte edhe mbështetjen e SHBA-ve, dhe se Basha filloi cmontimin e regjimit të korrupsionit të politikës së vjetër dhe ndarjen e Shqipërisë me të kaluarën komuniste dhe me tranzicionin poskomunisto-kurruptiv të kapur nga trekëndëshi i Bermudës, Rama-Berisha-Meta.

Pra, shërbimi më i mirë që mund të bënin shqiptarëve Berisha e Meta do të kishte qenë vetëlargimi tyre, por që këtë shërbim tashmë shqiptarëve do ua bëjnë SHBA dhe BE me imponimin ndaj parlamentit shqiptar që të miratojë një ligj për pastrimin e politikës shqiptare nga ishkomunistët, ishsigurimsat e shtetit dhe nga ata të shpallurin “non grata” për korrupsion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *