Home

Lajme

Albert Vataj – Peneli i shpirtit të një gruaje që i dedikoi jetën natyrës së qetë

No Comments Kulture

Lule, lule, kudo dhe të shumëllojshme. Fruta të ndryshëm dhe të gjallë, ashti siç natyra gjithnjë na gostit. Të ndritur nga rrezet e dillit, të njomur nga vesa e mëngjesit. Një jetë që pulson me ritmin e asaj begatie që një natyrë e pasur gjen rrugën nga shpirti i një piktoreje për të mbërritur te perceptimi ynë, te ajo gjallëri dhe shkujdesje, te ai çast që stampohet me bojra vaji në tablo si në një foto. Kjo është ajo botë dehëse ngjyrash dhe aromash që Adriana Johanna Haanen na ofron si një një kremte.
Edhe pse tërësia e punëve të piktores holandeze, Adriana Johanna Haanen përbehët nga natyrë e qetë, ku spikatin lulet dhe frutat, ajo ngrysi jetën e saj pa mundur të ishte nënë, pa mundur ta ngrohte prehrin e saj me magjinë e një fëmije. Megjithatë ajo dëshiroi dhe u dashurua me atë mrekulli, para së cilës asnjë ngurtësi shpirterore nuk do të mund të qëndronte kyçur në akullin e vet. Ajo u dashurua me pikturën, me atë shprehi të së natyrshmes, të asaj çfarë rrok me ngazëllim dhe e jetëson përmes një spektakli mahnitësh ngjyrash, dritëhijesh dhe toneve të errëta që u rrethvijnë pothuajse në të gjithë rastet, natyrës së saj të qetë.
Piktorja holandeze, Adriana Johanna Haanen u lind më 14 qershor 1814 dhe vdiq më 8 tetor 1895. Ishte një piktor holandez shumë e njohur dhe e mirëpritur në sallone dhe ekspozita. Rridhte nga një familjë piktorësh dhe artistësh. Vdiq në Oosterbeek, në vendlindje, në moshën 81-vjeçare duke lënë një galeri të pasur punësh.
Adriana Johanna Haanen konsiderohet si një nga tre gratë më të famshme të pikturës së shekullit të 19-të. Ashtu si më e reja, Geraldine van de Sande Bakhuyzen (1826-1895) dhe Margaretha Roosenboom (1843-1896), ajo i kushtoi vëmendje dhe e jetësoi në vepër pamjet e natyrshme dhe shprehitë e thella të luleve. Ndryshe ngase të tjerët, të cilët kishin sjellë lulen të kyçura brenda një buqete, lulet e saj janë ashtu të natyrshme brenda kuadrit të një shkujdesjeje, të cilën ajo e përcjellë me një shprehi disi të veçantë. Sado që peneli i saj kujdeset për çdo detaj të reales, të së natyrshmes, tërësorja e tablosë rreket të shpërfaq lulen dhe natyrën në formën e një imponimi ngasës, një grishje joshëse.
Në Amsterdam ku ajo u vendos pas largimit nga vendlindja rreth vitit 1816, Adriana Johanna Haanen e promovoi veten suksesshëm me natyrën e qetë. Mes viteve 1841 dhe 1892, puna e saj pushtuan ekspozitat dhe interesimi rriti shitjet. Pas Amsterdamit, piktura e Haanen do të grishte interesimin e galerive dhe kërshërinë e admiruesve të pikturës të Hagës, Brukselit, Parisit, Bremenit, etj.
Për një kohë të gjatë Amsterdami mbeti vendi ku jetoi dhe krijoi, Adriana Johanna Haanen, me një ndërprerje në vitet 1846-1848, kur ajo jetoi në Ouderkerk. Më 1862-1863 ajo largohet përfundimisht nga Amsterdami për tu vendosur në Oosterbeek deri në fund të jetës.
Adriana mori pjesë në ekspozita të mëdha kombëtare dhe ndërkombëtare ku nuk mungoi interesimi dhe shumat e mëdha që admiruesit e pikturës së saj nuk kursyn.
Puna e Adriana Johanna Haanen u vlerësua nga bashkëkohësit e saj dhe më mirë se me para, me asgjë tjetër. Ajo u bë një anëtaret e nderit të Akademisë Mbretërore në Amsterdam më 1845 dhe mori medaljen e artë më 1862. Puna e Haanen ishte përfshirë në koleksione të mëdha, të tilla si ato të Mbretit Ëilliam II dhe mbledhjes së Perandorisë. Sot pikturat e Adriana Johanna Haanen janë të vendosura në Muzeun Historik të Amsterdamit, Muzeun Willet-Holthuysen, Rijksmuseum dhe Institutin Hollandez për Trashëgimi Kulturore.
Albert Vataj

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *