Home

Lajme

Bilall Kasami ofendon diasporën në Danimarkë, vetëm me flamurin maqedonas. A e çon amanetin e VMRO-së?

No Comments Aktualitet Lajme

Bilall Kasami nuk është më “patrioti ” sepse zgjedhjet mbaruan.

Ai tani duhet të bëjë kujdes mos idhnojë maqedonët sepse politika e tij në Tetovë diktohet nga VMRO DPMNE.Para pak ditësh ai lidhi një marrëveshje koalicioni me nacionalistët e partisë maqedonase dhe tani duket se gjërat po koordinohen në mënyrë perfekte për të shkuar edhe më tej në këtë miqësi politike edhe në zgjedhjet e rradhës mbase në një koalicion të drejtëpërdrejtë.Për Kasamin nuk janë të panjohura këto lojëra politike sepse të njëjtën bëri edhe me LSDM në e Zaevit atë kohë por ajo që është e rëndë për shqiptarët është pikërisht fakti që ata nuk po e kuptojnë lojën e fshehtë të kreut të Komunës së Tetovës që çdo ditë po “krasit” kontrata të mësuesve duke i zëvendësuar me militantë dhe në ndërkohë që pasi e hedh gurrin mundohet ta fshehë dorën sikur ata janë larguar me urdhëra të dikujt tjetër.Me një fjalë tanimë Kasamit nuk i duhen shqiptarët.
E keqja tjetër e Kasamit mbase më skandalozja është takimi i tij me diasporën në Danimarkë.Po të vërresh me vëmendje e sheh se në tryezë ku ai mban fjalime për shqiptarët në diasporë nuk është flamuri shqiptarë aty por ai maqedonas.

Ky është një ofendim i rëndë jo vetëm për diasporën shqiptare por edhe për ata që i dhanë mbështetje si kryetar i njërit ndër qytetet kryesore të shqiptarëve pra Tetovës.

Flamuri maqedonas , është kjo çuarja e amanetit të VMRO së në një diktat të heshtur midis tyre në këmbim të këshillit,ndarjes së kulaçit në Tetovë dhe kaoma më keq një bashkëpunimi me njërën ndër forcat destruktive politike që po ngre çdo gurrë për një referendum këto ditë që të ndalen proceset evropiane të vendit.

Diaspora dëgjoi fjalimin e Kasamit nëse ai vërtetë ka diçka të rëndësishme t’u thotë por tashmë koalicioni me VMRO -në i’a pamundëson të shitet patriot pikërisht Bilall Kasamit.

Para zgjedhjeve me Refet Jasharin ndërsa pas tyre me flamurin maqedonas.Epo ky është mashtrimi i kreut të Komunës që hoqi petkun e patriotizmit dhe veshi atë të mashtrimit të hapur.Ky është vetëm fillimi.

Burimi/tetovasot.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *