Home

Lajme

Mungonte flamuri shqiptar/ Reagime të ashpëra nga Danimarka. “Turp për Bilall Kasamin”

No Comments Aktualitet Lajme

Shkruar nga Havzi Sulejmani – Xhaxhi – Danimrakë

Këto ditë në mesin e bashkëatdhetarve në Danimarkë ishte Kryetari i Partisë “Lëvizja Besa” dhe njëkohësisht Kryetar i Komuneës së Tetovës , z. Bilall Kasami. Ai kishte marrë me vete dhe një pjesë të ekipit të tij, për të takuar bashkëatdhetarët, për shqetësimet që ka Komuna e Tetovës, por dhe për të bërë binjakzim me një Komunë këtu në Danimarkë. Bashkëatdhetaret i mirëpresin përfaqesuesit e vet, por dhe dinë ti nderojnë dhe ti respektojnë ata. Komuniteti shqiptar në Danimarkë, ku pjesa dërmuese janë shqiptarë dhe vinë nga Maqedonia e Veriut, kanë dhënë ndihma të konsiderueshme për vendlindjen! Janë njerëz shumë të respektuar nga qytetarët dhe nga institucionet daneze. Por ata asnjeherë të vetme nuk kanë harruar prejardhjen e tyre shqiptare dhe kanë ruajtur e përcjellur gjuhën e bukur shqipe, traditat dhe cdo gjë shqiptare. Flamuri shqiptar me shkaben dy krenare i ka ndjekur për rreth 60 apo më shumë vite, që kur ka ardhur shqiptari i parë në këtë vend. Flamurin shqiptar e gjen në cdo aktivitet, manifestim dhe famije shqiptare, edhe atëherë kur kanë marrë pjesë ambasadorë, nënpunës shteti, apo kryetar partie. Asnjëherë të vetme nuk është anashkaluar flamuri kombëtar. Por cfarë ndodhi me takimin e parë të z. Bilall Kasami, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Danimarkë , z. Faton Bejta , profil politik i partisë Maqedonse në pushtet, LSDM?

Nuk dua të flas apo të gjykoj ambasadorin, por medoj dhe besoj se kur hyn në një lokal ku të gjithë janë shqiptar dhe ti zgjedh të prijsh me flamurin maqedonas, është sa e rëndë dhe fyese për të gjithë pjesemarësit. Ndaj dua të them kjo është njera anë, por ajo më e rënda dhe që nuk i falet është ajo që z. Bilall Kasami gjindet dy herë fajtor, si kryetar i partisë ”Levizja Besa” dhe si kryetar i Komunës së Tetovës. Mendoj se z. Bilall me këtë skandal, ka tradhëtuar jo vetëm pjesëmarrësit që ishin në atë takim, por edhe të gjithë ata që kanë votuar dhe kanë besuar tek z. Bilall. Nuk arrij ta kuptoj, se si do të përballet me antarët e partisë së tij kur të kthehet në vendlindje, si do tua spjegojë atyre mos pranimin e flamurit shqiptar në takimin me bashkëatdhetarët në Danimarkë? Është një turp për z. Kasamin të jetë i pranishëm në një tavolinë ku nuk është flamuri shqiptar. Ishte detyrë e tij që ta kërkonte ta vendosnin flamurin përkrah atij danez. Apo mos vallë e pengonte prania e flamurit të kombit të tij në atë tavolinë ku kishte vetëm shqiptarë?

Ndaj kërkojmë që z. Bilall Kasami të kërkojë falje publike të gjithë shqiptarve në Danimarkë dhe gjithë elektoriatit të tij që i ka besuar me votë. Ky skandal do ta penalizojë atë në zgjedhjet e ardhshme, si një tradhëti e madhe ndaj shqiptarve. Ai nuk duhet të bëjë të paditurin, apo tja hedhë fajin njërit apo tjetrit, sepse veshët janë për të dëgjuar dhe sytë janë për të parë.

Urojmë dhe besojmë se skandale të tilla nuk do të ndodhin në të ardhmen.

Presim reagimin e z. Bilall Kasamit, sepse është dy herë turp për të .

Burimi/tetovasot.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *