Home

Lajme

Ymer Nurka – NË PRAGUN E NJË LUFTE, Ç’ANË DO TË MBAJNË SHQIPETARET?!

No Comments Lajme Opinion

Askush nuk do e deshironte nje lufte, por ja qe ajo po troket ne pragun tone, pikerisht ne kufijte tane dhe per me teper midis dy shteteve, ku geni Shqipetar ka predominancen. Nese humbet diplomacia dhe amortizohet dialogu, perplasja eshte e pashmangshme dhe demi do te jete shume i madh. Te mos flasim ketu per demet ne rajon, Evrope dhe me gjere! Do cenohen interesa globale duke provokuar kriza te medha, por njekohesisht do kete krisje dhe reformim aleancash. Gjithsesi te tjere eksperte duhet te merren me analizat e nje çeshtjeje kaq delikate. Si qytetar shqetesohem per te ardhmen e vendit tim dhe femijeve tane, ku natyrshem lind pyetja: “Po ne Shqipetaret ku jemi dhe ç’anë do te mbajme ?!” Ne Greqi kemi gjakun tonë qysh kur u ngjiz kombi ynë. Ne Turqi, ne Shqipetaret perbejme rreth 20 % te popullsise dhe jemi nje faktor i rendesishem ekonomik dhe ushtarak. Natyrisht historia eshte e çuditshme, se te dy ketyre shteteve, jemi po ne Shqipetaret, që u kemi hedhur themelet e qyteterimit modern, edhe pse per paradoks me kete kontribut ia beme edhe me te thelle gropen Shqiperisë. Per Greket kjo lufte nuk eshte kryengritja per Pavaresi e 1821-shit, ku Shqiptaret e çliruan dhe dihet pastaj sesi na shperbleu politika e shtetit Grek deri ne asimilim gjenocidal dhe grabitje territoresh, qe kulmon me ligjin absurd te luftes. Po kjo nuk eshte as beteja e Çanakalase, e cila u fitua nga ushtria Turke e udhehequr nga Ataturku, ku nga 280 mije te vrare, 25 mije ishin Shqiptare. Te dy keto shtete historikisht dihet se ç’qendrim kane mbajtur dhe mbajne kundrejt interesave tona kombetare. Ne jemi nje vend i vogel, por me nje dileme te madhe per vete pozicionin gjeostrategjik qe kemi. Kjo lufte eshte tejet e komplikuar, pasi ne te dy vendet fqinje jetojne miliona Shqipetare, te cilet si qytetare te ketyre shteteve kane detyrime te ligjshme. Pikerisht per kete rol kaq sensitiv, politikat tona kombetare ne te dy shtetet Shqipetare; Albani-Dardani duhet te jene te qarta dhe te ekuilibruara. Lufta nuk eshte kurresesi ne interesin tone, madje vjen si nje goditje e rende. Por nese ndodh do te kete çoroditje shume te madhe ne vete faktorin panshqiptar, e cila do te precipitoje me perçarje te rrezikshme si nga ana fetare, ekonomike dhe ushtarake. Politika Greke dhe ajo Turke, ne keto 200 vjet, kur eshte fjala per te demtuar interesat Shqipetare, te dyja se bashku kane hartuar strategji ne sinkron me njera- tjetren dhe per kete bashkepunim, ka plot fakte historike, por unë nuk do te deshiroja te ndalesha aspak tek koalicioni i tyre, si shtete antishqipetare. Turqit, kurre nuk na kane dashur sinqerisht, por vetem si Neo-otomane. Ata, nje mentalitet te tille e kane shfaqur per gati gjithe shekullin e XX, por ne te njejten kohe, nuk kane dashur, as që te na “gllaberoje” Greku, sepse Turqit na konsiderojnë, si pjese “natyrale” te nacionit te tyre, ku per element kombetar konsiderojne fene.
Turqit e dine shume mire se ne Shqipetaret nuk kemi per fe Islamizmin, por Shqiptarizmen. Demet qe shkaktoi perandoria famekeqe Osmane, per kombin tone jane te pariparueshme, sepse jo veten per 500 vjet na ndau dhe perçau, na shkaterroi dhe gjymtoi, por së fundi na shiti mbi 70% te territorit tek Sllavet. E per ironi te fatit keta dy shtete, si Selxhuket aziatike, ashtu dhe precipitati Grek i ardhur nga Mesopotamia, lidhen me Evropen, me te vetmin element biologjik dhe ky eshte gjaku Shqipetar, pa folur pastaj per historine dhe kulturen tone te grabitur dhe adoptuar prej tyre. E thashe kete fakt pasi gjeneza Greko-Turko tashme dihet; te paret nga Afrika veriore e te dytet rrjedhin nga Selxhuket me mbeturinat Mongole e mongoloidet. Po Greket kane shkuar edhe me tej me ne Shqipetaret, jo si popull Grek, por si politike shteterore me Megalo-idhene ne qender. Ndersa ne Shqiptaret, qe me revolucionin e tyre per pavaresi, iu dhame identitet te pamerituar, ata jane perpjekur per rreth 2 shekuj te na asimilojne e te na zhdukin si komb. Nuk eshte normale e as e moralshme qe te ndodhe keshtu, por ja qe keshtu ka ndodhur; na kane vrare, na kane prere ne bese, na kane sakatuar e mohuar, na kane rrembyer gjysmen e kombit e te territoreve. Kete politike kane bere edhe gjate dy luftrave boterore. Nuk mundet te harrojme masakrat e Venizellosit me andartet e tij ne Shqiperine e Jugut, ne shtetin e sapokrijuar e te brishte Shqiptar te 1913-es. Nuk mundet te harrohet makabriteti i Orman Çifligut ne Korçe, ku andartet Greke hodhen ne prehrin e nenes Shqiptare, 4 kokat e prera te djemve te saj. Nuk mund te harrohen natyrisht, as masakrat në Çameri, me famekeqin gjeneral Napoleon Zerva. Po si mund te harrojme provokacionet e Gushtit me monarko- fashistet dhe per paradoks keta sharlatanet e megallomanet e sotem, te cilet ende mbajne ne fuqi “ligjin e luftes”. Ja keshtu shovinistet e rinj shperfaqin tere absurditetin e politikes se tyre, kunder Shqiperise e Shqipetareve. Me ne mbajne ligjin e luftes edhe pse ata na kane sulmuar historikisht dhe ja sesi rrezikohen qe me te tjere sot ata te perplasen. Nese nuk do te kishim interesa jetike, te qendruarit para kesaj situate thjesht si “spektatore” do te ishte mjaft komod. Kjo perplasje, mundet te ishte dhe nje kambane ndergjegjesimi, per tu bashkuar si Komb. Megjithese te jemi te qarte kjo nuk eshte nje beteje midis dy shtetesh, por nje perplasje e disa dimensioneve. Permbysja e sistemit dhe shkaterrimi i shtetit monist Shqipetar, i ndezi flake shuplakat e shovinizmit Grek, te cilet u lepinë mire e mire me mendimin se erdhi dita, si me 1913-en, kur rrembyen me dhune Çamerine martire, te rrembenin dhe pjesen tjeter te territoreve të t’ashtuquhajturit Vorio Epir. Pas 90-es ja filluan punes dhe se bashku me tradhetaret e kombit e me tere agjenturat e tjera Sllavo-antishqiptare, per te degraduar dhe per te levizur nga vendi edhe gurin e fundit te themeleve te shtetit Shqipetar, i cili dikur i zbythi me turp pretendimet territoriale. Shteti Grek dhe kisha Orthodokse e drejtuar prej tyre, nuk sollen asnje gje te mire mbi kete toke. Moren me konçesion dhe grabiten sistematikisht ekonomine Shqipetare, sepse vetem keshtu Shqipetaret do te emigronin ne Greqi dhe do t’u ndertonin shtetin e tyre, i cili per nga zhvillimi ekonomik kishte zene vendin e fundit ne Evrope. Shqipetaret e ndertuan Greqine dhe e bene shtet modern, ndersa per vete u klasifikuan prej tyre, si sklleverit e shekullit. Per 30 vjet Greket kane qeverisur Shqiperine e Shqipetaret, ashtu si ju ka dashur “prapanica” dhe gjithe interesat e tyre prej shovenesh. Nuk mundet te harrohet roli i tyre ne krijimin e piramidave financiare, apo hapja e depove te armatimit më 1997-en, nuk mundet te harrohen gjithashtu rezolutat antishqipetare ne parlamentin Evropian dhe pretendimet e tyre ne KE per te drejtat e te ashtuquajturit minoritet. 30 vite anarshi, 30 vite, qe Shqipetaret presin pas dyerve te Evropes plake. Greket jane nje nga pengmarresit me te medhenj, (as me shume e as me pak, por njelloj me Serbet) te perspektives Evropiane te Shqiperise. Keta politikane truthare, qe te qënit antishqiptar e kane gati te shkruar ne gen, se bashku me satelitin e tyre Qipron, ende nuk e njohin shtetin Dardan, duke kujtuar se e tere bota vertitet rreth Athines. E ja ku e sollen situaten, qe pasi nuk kane se ku te gllaberojne me toke, duan te shuajne etjen e tyre prej shovenesh me ujin e kripur te Jonit dhe Egjeut. Te babezitur deri ne kulm, i kane hyre nje aventure te çmendur. A thua do t’ia dalin ?! Ishalla, por mos harrojmë se Turqit nuk kane ne krye nje qeveri te shitur si Shqipetaret dhe ata i thone Grekut; “Dale Grek, se ka hendek!” Por ne si Shqipetarë, gjithsesi nuk na intereson kjo lufte, jo per një, por per shume arsye dhe me kryesorja per gjakun tone, per vellezrit tane, qe jetojne historikisht ne keto dy vende. Po nese ndodh do të isha kurioz me politikanet dhe me qeverine qe drejton vendin sot; ç’anë do të mbajnë vallë?! Me Sulltan Erdoganin, apo me Sinodin e shenjtë?! Se jo per gje, por politikanet tane do jenë në dilemë te madhe; Erdogani i ka bere synet, ndersa Janullatusi i ka pagezuar. Ja keshtu ka ndodhur qeveri, pas qeverie! Te gjoret keta te ashtuquajtur pushtetare, qe kurre s’bene një gje te mire per Shqiperine, por ngelen ne sherbimin e te huajve. Megjithate te mos harrojme rolin deciziv te Amerikes! Jam kurioz gjithsesi anen e kujt do te mbajne valle nese plas lufta dhe si do te reflektoje ajo me politikat informale?! Ja kjo eshte çeshtja!
E kam nje frike qe do te na ngaterrojne e perflasin edhe ne si popull. Dhe kjo do te ndodhe per borxhet e tyre personale dhe budallallekun e tyre prej delirantesh si politikane te medhenj. Po te ishte per ne, si popull, na duhet te mbajme qendrim asnjanes, edhe pse jam i sigurte se edhe keshtu shovenet Greke, te cilet vuajne nga kompleksiteti antishqiptar, perseri do te na akuzojne, se po perkrahim palen tjeter. Jo per gje, por ata jane te pandreqshem dhe mosmirenjohes ne tere historine e tyre si shtet! Megjithate nga luftrat dhe prej luftrave asgje e mire nuk na ka ardhur ne Shqipetareve. Gjithesesi jane ca ligje natyrale qe nuk shmangen dot; te babeziturit perplasen, te uriturit luten, te frikesuarit stepen, guximtaret sprovohen, ndersa mosmirenjohesit pendohen dhe borxhet lahen e drejtesia vendos diçka ne fondin e saj. Fjalet i merr era, por asnjanesia eshte qendrimi m’i drejte, asnjeri prej ketyre dy shteteve nuk e meriton vemendjen dhe respektin e Shqipetareve dhe aq me pak te martirizohemi per interesat e tyre. Gjithsesi u befte më e mira!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *