Home

Lajme

Naim Berisha – PSE TЁ NDODHЁ KЁSHTU …

No Comments Lajme Opinion

Një pjesë e këngetarëve të sotëm janë bërë shumë komercialë. Ata pasi i rregjistrojnë këngët në YouTube, që t’i rrisin vlerat vetes, për “karrierë” a për t’u dukur, blejnë views, shikime, klikime e likes me dollarë. A nuk asht turp, të synosh të bëhesh i njohur në rrugë të pandershme…!? Kjo rrugë nuk i bën dot të famshëm, pasi vlerësimet e sakta për artistët i jep juria, njerëzit specialistë të fushës dhe jo turmat e manipuluara me një qind mijë marifetesh. Kështu, ata, në rradhë të parë, gënjejnë veten, pastaj dhe të tjerët.
Mund të shikoni në YouTube, këngëtarët tanë të mëdhenj e të pavdekshëm, si, psh: Tonin Tershanen, Sherif Medranin, Vace Zelen, Gaqo çakon, Ibrahim Tukiçin, Xhevdet Hafizin, Fiknete Rexhën, Françesk Radin e të tjerë, sa pak klikime e likes kanë këngët e tyre të mrekullueshme në krahasim me milionat e klikimeve dhe likeve të blera të këngëtarëve të sotëm, këngët e të cilëve, rëndomthi, janë me tekste anemike, pa figuracion funksional, që, siç dihet, asht gjuha e poezisë dhe pa vlera edukative dhe mesazhe të qarta. Pa përmendur këtu meloditë e vjedhura ose, pakashumë, të përshtatura marifetisht.
Nuk e kuptoj sesi edhe YouTube ia lejon vetes t’i shesë views e likes këtij rrangu këngetarësh, më së shumti, diletantë e të pashkolluar. Dhe të mendosh se me këta tipa këngëtaresh as nuk bëhet fjalë. Iu asht rritur mëndja nga paraja e madhe, e pamerituar që vjelin nëpër ahenxhe, dasma e gezime të ndryshme të qytetarëve, ( të cilët të ndikuar nga sedra e sëmurë e perhapur gjithandej, sipas se ciles “s’behet dasma pa këngëtar” se e ka bërë edhe ky edhe ai dasmën e çunit me këngetar e si të mos e bëj edhe unë) vlera monetare që i përvetesojnë nga populli fukara, nga më fukarenjtë në botë, duke iu hequr, ndoshta, dhe kafshatën e gojës fëmijëve.
Qytetari genjehet i gjori nga milionat artificiale të klikimeve fallco ne YouTube të X këngëtari dhe e fton në gezimin e tij familjar duke paguar një kosto të shtrenjtë, për të cilën s’ia vlen barra qeranë, thjesht, për shkak të asaj që u tha më sipër, të sedrës së sëmurë.
Me e keqja asht se ky lloj obroku këngëtarësh i beson edhe vetë klikimet fallco që ia ofron YouTube dhe nuk nguron të hiqet e shtiret e të shkojë gjanas e gjithë dengla, a thua se ka rënë nga qielli.
Në të vërtetë, ky sojsus rrjepacaku bën pjesë në grupin e madh të njerëzve që s’kanë lexuar edhe një libër të vetëm në gjithë jetën e tyre.
Këtu fola për këngëtarë e orkestrantë, por sa a sa sojsorollopër të tjerë të fushave të tjera jetësore ia pine gjakun si shushunja popullit tone te shumevuajtur ne shekuj. Por populli vetë i ka fajet, ngase ka eksperiencën e gjatë të vetëkërrusjes së kurrizit.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *